Gazeta Shqiptare

“Si e akuzoi Ramiz Alia Berishën për helmimin e studentëve”

Takimi në Presidencë, ish- protagonis­ti: Dritëroi tha ‘ familja e Hoxhës t’u kërkojë falje shqiptarëv­e’ Çela: Rrëzimi i monumentit, ish- presidenti kërcënoi me gjakderdhj­e

- Valentina Madani

Blerim Çela, ish- theme lues i PD- së dhe një prej figurave kryesore të së djathtës ndër vite rrëfen ditët e tensionuar­a që çuan në rrëzimin e shtatores së diktatorit Hoxha. Z. Çela përmes “Gazeta Shqiptare” hedh dritë mbi qëndrimit që mbajti PD- ja ndaj grevës së urisë së studentëve 26 viteve më parë dhe takimin në Presidencë të thirrur nga ish- presidenti Ramiz Alia. Pjesëmarrë­s në atë mbledhje, Blerim Çela zbardh për herë të parë debatet në mbledhjen disaorëshe mes palëve, kërkesën befasuese të kreut të Lidhjes së Shkrimtarë­ve, Dritëro Agolli për familjen Hoxha, akuzën e Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit ndaj Sali Berishës për helmimin e studentëve, si dhe kërcënimin e ish- presidenti­t komunist se do të derdhet gjak nëse nuk qetësohet gjendja pas grevës së urisë së studentëve dhe rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha…

Z. Çela, 26 vite më parë,

SHTATORJA

“Kur shkova në selinë e PD- së, i thashë Berishës se çfarë kishte ndodhur. Ai ishte vetëm në zyrë, por nuk më besoi. Në atë moment pashë nga dritarja e zyrës një zetor në të cilin kishin ngarkuar kokën e Enverit dhe e qëllonin me grushte e sende të forta duke e sharë”.

studentët hynë në grevë urie, insistimi çoi në rrëzimin e simboleve të diktatorit Enver Hoxha. Si i kujtoni ato ditë dhe cili ishte qëndrimi i PD- së ndaj kësaj ngjarjeje të shënuar për mbarë popullin shqiptar?

Në mbledhjen e parë të Aktivit Kombëtar të Partisë Demokratik­e në 13 shkurt 1991 merrnin pjesë anëtarët e komisionit nismëtar të Tiranës, anëtarët e komisionev­e pranë PDSH- së, si dhe kryetarët e sekretarët e degëve të sapoformua­ra të rretheve. Merrja pjesë edhe unë si anëtar i komisionit nismëtar të PD- së së Tiranës që nga dhjetori i 1990- ës. Në këtë mbledhje u vendos që komisioni nismëtar i PDSHsë të quhej Komisioni Drejtues i Partisë Demokratik­e. Në atë mbledhje midis 38 kandidatur­ave për në komisionin drejtues, më kishin propozuar të isha edhe unë. Nga këto kandidatur­a do të zgjidheshi­n vetëm 19 persona me votim të fshehtë. Përpara votimit u lexua nga një karakteris­tikë për secilin prej nesh që kandidonim. Pas votimit të fshehtë u zgjodhën në kryesi Sali Berisha, Azem Hajdari, Arben Imami, Gramoz Pashko, Genc Ruli, Preç Zogaj, Eduard Selami, Aleksandër Meksi, Arben Demeti, Mitro Çela, Merita Zaloshnja, Pjetër Arbnori, Blerim Çela, Rexhep Uka, Lili Dhamo, Agron Cika, Neritan Ceka, Edmond Trako, Shahin Ka-

dare. Ky komision u mblodh të nesërmen dhe zgjodhi z. Sali Berisha kryetar dhe z. Eduard Selami sekretar të përgjithsh­ëm, sigurisht me vota të fshehta. Të gjithë ne kishim punuar për themelimin e seksioneve të PD- së në ndërmarrje­t e Tiranës dhe pas kësaj zgjedhjeje, filluam të dilnim nëpër rrethe për të propagandu­ar programin e PD- së e për të shtuar radhët e saj.

Çfarë po ndodhte ato ditë me Lëvizjen e Studentëve?

Në atë periudhe, Lëvizja Studentore kishte marrë karakter politik dhe ishte zgjeruar edhe në universite­tet e Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe sidomos në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës, ku u krijua një komision studentësh me kryetar Osman Stafën dhe anëtarë Bislim Ahmetaj, Vladimir Mulaj, Alma Haxhiu, Myslim Murrizi e të tjerë, të cilët shpallën bojkotimin e më- simit dhe kërkesën për shkarkimin e rektorit Lufter Xhuveli, që u zëvendësua nga z. Haxhi Aliko. Në Qytetin Studenti u zgjodh një komision për të vazhduar protestat, ku bënin pjesë studentët Mesila Doda, Ridvan Peshkëpia, Blendi Gonxhe, Arben Lika, Arian Manahasa, Ilir Dizdari dhe Ndue Lugja dhe me mbështetje­n e të gjitha shkollave të larta të Tiranës, Elbasanit e Shkodrës kërkuan heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universite­ti i Tiranës. Nëse emri i tij nuk hiqej nga universite­ti, në 18 shkurt 1991 studentët do të fillonin një grevë urie. Partia Demokratik­e botoi një deklaratë në gazetën “Rilindja Demokratik­e” më 10.02.1991, ku ndër të tjera thuhej: “PD- ja mendon se stabilitet­i nuk arrihet duke mbyllur veshët, duke kundërshtu­ar kërkesat politike të studentëve për t’i hequr universite­tit emrin e Enver Hoxhës. Plotësimi i kësaj kërkese, që duhet të bazohet në referendum­in studentor dhe të kolektivit punonjës të UT- së, nuk e cenon figurën e Enver Hoxhës si udhëheqës i PPSH- së. Tani universite­ti është institucio­n pluralist i ç’ideologjiz­uar”.

Dhe çfarë përgjigje morën studentët?

Jo. Pasi studentet nuk morën përgjigje, 723 prej tyre së bashku me shumë pedagogë u futën në grevë urie në Pallatin e Kulturës së Qyteti Studentit. Në 20 shkurt 1991 rreth orës 13 u nisa nga Ministria e Ndërtimit ku punoja në atë kohë, për të shkuar në selinë e PDSH- së, që ishte tek Rruga e Kavajës. Për të shkuar në selinë e PD- së, duhej kaluar përmes sheshit “Skënderbej”, në drejtim të Ministrisë Financave ( sot Banka e Shqipërisë). Kur po kaloja pashë se sheshi ishte mbushur me demonstrue­s, por grupi më kompakt ishte ai midis Pallatit të Kulturës dhe hotel “Tiranës” ( 15katëshi), po ashtu grupe të mëdha kishte edhe tek muzeu kombëtar, estrada e shtetit dhe tek ministritë. Unë qëndrova poshtë shkallëve të Ministrisë së Financave nga ku mund të shihja përballë monumentin e E. Hoxhës. Protestues­it synonin të shkonin tek monumenti, por policia e pajisur me skafandra e shkopinj gome i pengonte edhe me ndihmën e qenve të policisë, por edhe me qitje armësh në ajër. Protestues­it i përgjigjes­hin me gurë, që i nxirrnin nga trotuaret dhe rruga. Më në fund njerëzit triumfuan dhe mes përleshjes me policinë e rrëzuan monumentin siç e kemi parë

RAMIZ ALIA

Ramiz Alia tha se, “ky është një akt vandal, i turpshëm e fashist, prandaj unë do të vendos gjendjen e jashtëzako­nshme si dhe mobilizimi­n ushtarak, pasi asgjë nuk do të tolerohet. Vendosja e gjendjes së jashtëzako­nshme mund të bëhet mjet për të vendosur rregull, ashtu si dhe për të derdhur gjak”.

në TV. Ishte ora 14 e 6 minuta, siç u transmetua më pas në lajme.

Si u prit në selinë e PDsë lajmi i rrëzimit të shtatores së diktatorit?

Unë u bashkova me protestues­it duke u përqafuar me të njohur e të panjohur me thirrjet “E Hoqëm, e hoqëm, e hoqëm qelbësirën”. Prej aty shkova në selinë PDsë, ku i thashë Berishës se çfarë kishte ndodhur. Ai ishte vetëm në zyrë, por nuk më besoi. Në atë moment pashë nga dritarja e zyrës së tij një zetor në të cilin kishin ngarkuar kokën e Enverit dhe e qëllonin me grushte e sende të forta duke e sharë. E pa edhe Berisha. Në atë kohë erdhën në zyrë edhe zotërinjtë Eduard Selami dhe Edmond Trako. z. Berisha tha që të shkonim te greva e urisë. Të katërt hipëm në një “Fiat Regata” të vjetër, që e përdorte Ber- isha dhe shkuam në Qytetin Studenti, ku ndërkohë e kishin sjellë zvarrë monumentin dhe po e shkatërron­in. Ishte një rrëmujë e zhurmë e madhe. Ne shkuam tek dera e pallatit të kulturës se Qytetit Studenti, ku studentët ishin futur në grevë urie. Kërkuam të hynim brenda, por studentët nuk na e hapën derën, sepse kishin vendosur të mos pranonin asnjëri për të ruajtur vërtetësin­ë e grevës. Ndërkohë në mes të asaj rrëmuje, zoti Eduard dhe Edmond Trako ishin larguar prej nesh.

Gjatë kohës që studentët kishin hyrë në grevë urie jeni lajmëruar për një mbledhje urgjente në Presidencë?

Po. Rreth orës 14 e 45 erdhi një civil, që i tha z. Berisha që në orën 15 do të bëhej një mbledhje në Presidencë me partitë politike në

zyrën e Ramiz Alisë. Ne nuk e dinim ku ishte makina se nuk merrej vesh se ç’bëhej në atë rrëmujë. Personi i veshur civil na çoi tek një makinë 7- vendëshe “Aro” të televizion­it dhe së bashku me Berishën u nisëm për në Presidencë, meqë z. Selami nuk ishte pranë nesh. Kaluam sheshin e stadiumit “Qemal Stafa” dhe bibliotekë­n e universite­tit para së cilës ishin trupa të panumërt ushtarakës­h të armatosur dhe me skafandra. Ishte një situatë shumë e rëndë. U futëm në Presidencë, ku na drejtuan drejt bodrumit në të cilin ndodhej një sallë mbledhjeje me tavolinë vezake, me nga një mikrofon për çdo person. Kush ishte në atë sallë? Në këtë sallë ishte Spiro Dede sekretar i KQPPSH, Leka Shkurti si përfaqësue­s i Frontit Demokratik, Sabri Godo nga PR- ja, Haxhi Ali- ko nga PSD, z. Berisha e Blerim Çela nga PD- ja dhe ata që quheshin subjekte politike si Bashkimi Gruas Shqiptare me Lumturi Rexhën, Dritëro Agolli nga Lidhja e Shkrimtarë­ve, Agim Dardha nga Bashkimet Profesiona­le; Marash Hajati nga Lidhja e Gazetarëve. Në zgjedhjet e 31 marsit 1991 këto subjekte dolën si subjekte politike.

Çfarë tha Ramiz Alia në atë mbledhje?

Pasi zumë vend, erdhi presidenti Ramiz Alia dhe kryeminist­ri Adil Çarçani. Mbledhjen e filloi Ramiz Alia me këto fjalë: “Kam dy ditë me radhë që bëj përpjekje me PD- në dhe PR- në për të mos arritur puna deri me rrëzimin e monumentit të komandanti­t të Luftës Nacionalçl­irimtare.

Konkretish­t si u shpreh ai për rrëzimin e monumentit?

Alia tha se ky është një akt vandal, i turpshëm e fashist, prandaj unë do të vendos gjendjen e jashtëzako­nshme si dhe mobilizimi­n ushtarak, pasi asgjë nuk do të tolerohet. Vendosja e gjendjes së jashtëzako­nshme mund të bëhet mjet për të vendosur rregull, ashtu si dhe për të derdhur gjak. Ky është një skenar i përgatitur nga Partia Demokratik­e dhe ne do t’i gjejmë autorët. Me këtë rast i bëj thirrje popullit të rrijë në shtëpi, pasi po dolën në rrugë, do të fillojë gjakderdhj­a”.

Cili ishte qëndrimi i të pranishmëv­e në sallë pas kërcënimit të Alisë për gjakderdhj­e?

Pas tij e mori fjalën kryetari i Partisë Republikan­e, z. Sabri Godo, i cili i tha: “Ju shoku Ramiz nuk na latë shteg të flasim. Të paktën nga ne nuk ka hile”.

Z. Godo arriti ta bindë Alinë?

Presidenti Alia iu përgjigj se nga Partia Republikan­e nuk kishte hile. Pastaj zoti Sabri Godo tha: “Para se të vendosni gjendjen e jashtëzako­nshme, na merrni mendimin edhe ne. Krijoni një Këshillë Presidenci­al dhe një qeveri pune, si dhe dilni me një komunikate në TV”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania