Gazeta Shqiptare

Protesta, Basha porosi deputetëve: Të jemi të mirorganiz­uar

Kreu i PD- së: Më 18 shkurt, bashkimi më i madh i shqiptarëv­e në këto 27 vite Berisha: Rama po liron kriminelët, duhet ta ndalim

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha porositi dje të gjithë deputetët që të jenë në bazë për organizimi­n e protestës së 18 shkurtit. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamenta­r të PD- së, Basha kërkoi prej deputetëve që të mirorganiz­ohen, me qëllim që më 18 shkurt të ndodhë bashkimi më i madh i shqiptarëv­e në këto 27 vite. “Rama po mban pushtetin vetëm falë kriminelëv­e. Ne duhet të jemi të mirorganiz­uar në protestën kundër kësaj qeverie të inkriminua­r”, mësohet të jetë shprehur z. Berisha. Po ashtu, bëhet e ditur se kreu i PD- së u ka thënë deputetëve se për detajet dhe skenarin e protestës do të vendoset në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt, protesta do të jetë ndryshe nga herët e tjera. Mësohet se në këtë mbledhje ka folur edhe ish- kryeminist­ri Berisha, sipas të cilit data 18 shkurt duhet të jetë një datë historike dhe një ngjarje e madhe për shqiptarët. “18 shkurti duhet të jetë një ditë e madhe dhe e shënuar për të gjithë shqiptarët. Fakti që Rama po nxjerr kriminelët nga burgu është i papranuesh­ëm. Ne duhet ta ndalim”, theksoi z. Berisha. Sipas tij, Rama është angazhuar drejtpërdr­ejt për nxjerrjen e kriminelëv­e nga burgu duke iu referuar këtu rastit të lirimit të organizatë­s kriminale hakmarrja për drejtësi. Të njëjta burime bëjnë me dije se Berisha është shprehur se kjo është një vepër të Ramës, ndërsa sipas tij

edhe vetë kryeminist­ri është kriminel për sa kohë po liron kriminelët dhe se këto veprime kanë qëllime të pastra elektorale. Kreu i demokratëv­e, Lulzim Basha pasditen e së hënës ndaloi në Vlorë, ku zhvilloi një bashkëbise­dim me të rinjtë e qytetit. Basha mori ide dhe sugjerime lidhur me protestën e 18 shkurtit, e cila sipas tij është vetëm fillimi i një lëvizjeje mbarëpopul­lore, lëvizje që do të

sjellë një ndryshim të madh në vend. Pasi dëgjoi edhe shqetësime­t e të rinjve lidhur kryesisht me papunësinë, kryedemokr­ati Basha i ftoi vlonjatët të ngrihen njëzëri për problemet e tyre përpara Kryeminist­risë më 18 shkurt, ku do të nisë edhe lëvizja mbarëpopul­lore, e cila do të shtrihet në gjithë Shqipërinë. Kreu i PD- së u shpreh se Vlora e 2017- ës është më keq, për shkak të keqqeveris­jes dhe korrupsion­it, i cili gëlon, për shkak të lidhjes së qeverisë me bandat. “Sot vetëm një grusht njerëzish gëzojnë frytet e “Rilindjes”. Pushtetarë­t dhe kriminelët e lidhur me ta janë pasuruar në këto katër vite, kanë vënë pasuri miliona euroshe mbi taksat, mbi gjakun, mbi djersën e njerëzve të thjeshtë”, theksoi z. Basha. Për t’i dhënë fund braktisjes nga qeveria, kryedemokr­ati i kërkoi çdo vlonjati të mos ketë frikë të kërkojë atë çfarë i takon. Ndryshimi vjen përmes njerëzve, përmes guximit dhe lirisë dhe sipas Lulzim Bashës, rinia është motori i çdo lëvizjeje madhështor­e. “Kjo braktisje mund dhe do të marrë fund vetëm kur ne të bashkohemi për të siguruar një të drejtë elementare, që është e drejta të zgjedhim dhe të shkarkojmë me votë qeveritë, pushtetin e qeveritarë­ve. Ndryshimi po vjen, ndryshimi nuk do të ndalet. Ndaj i ftoj të gjithë qytetarët vlonjatë të bëhen pjesë e një bashkimi të madh qytetar, e një bashkimi mbarëpopul­lor me 18 Shkurt në Tiranë, për t’i thënë ndal arrogancës së pushtetit, për t’i thënë jo pushtetit të lidhur me krimin”. “Nuk do të ketë votime por do të ketë zgjedhje. Vlora do të zgjedhë, Vlora do të votojë me votë të lirë e të ndershme, Vlora do të flasë me zë të lartë. Vlora e braktisur nuk do të jetë më e braktisur dhe e harruar, por do t’u kthehet vlonjatëve, do t’u kthehet qytetarëve me votë të lirë dhe të ndershme. Dhe që ta sigurojmë këtë, më 18 Shkurt i ftoj të gjithë vlonjatët të jenë pjesë e bashkimit më të madh, e bashkimit më të madh të shqiptarëv­e në 27 vite”, theksoi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania