Gazeta Shqiptare

Grabitja e Rinasit, 4 në pranga e 2 në kërkim

Hodaj: Akuzohen edhe për grabitjen e 3 dhjetorit 2015. Të rinjve u sekuestroh­et një sasi parash Mes të arrestuarv­e, dy ish- komando dhe një ish- polic privat

- Xhensila Kodra

Ende pa u bërë një javë nga grabitja spekta kolare e ndodhur në aksin Tiranë- Rinas, policia e kryeqyteti­t ka mundur të identifiko­jë autorët e ngjarjes së rëndë. Dje policia ndërmori një aksion për kapjen e tyre, ku në kuadër të këtij operacioni, uniformat blu arritën të vënë në pranga 4 nga 6 autorët e dyshuar të 3.2 milionë dollarëve të grabitura nga një bankë të nivelit të dytë. Po ashtu, Policia e Tiranës ka identifiku­ar edhe dy personat e tjerë, të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim. Mësohet se autorët e dyshuar u kapën në një vilë trekatëshe në zonën e Vorës, Tiranë, ku qëndronin të fshehur prej disa ditësh, ndërsa njëri prej tyre u kap në qytetin e Vlorës. Pas vënies së tyre në pranga, policia arriti t’u sekuestron­te edhe një sasi të parave të grabitura. Ndërkaq, në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, bëri me dije se këta persona janë autorë jo vetëm të ngjarjes së ndodhur më datë 9 shkurt të këtij viti, por ka prova që i fajësojnë ata edhe për të njëjtën skenë grabitjeje të ndodhur më datë 3 dhjetor të vitit të shkuar. Po ashtu, ai tha se grupi hetimor është duke vijuar punën për të identifiku­ar autorë të tjerë të mundshëm që mund të jenë të implikuar në këto dy ngjarje.

ARRESTIMET

I pari që u arrestua në kuadër të operacioni­t të koduar “Patriot” ishte 33- vjeçari nga Lushnja Fation Xhyliu. I riu i cili prej disa vitesh jetonte në Tiranë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës ishte shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës së bashku me vëllain e tij. Por vetëm një ditë më pas, vëllai i 33- vjeçarit u lirua nga forcat e policisë dhe i vetmi që vazhdonte të qëndronte i ndaluar ishte Fation Xhyliu. Ky i fundit ka qenë ishpunonjë­s në SHPSF “Rogat” dhe në bazë të tabulateve telefonike, hetuesit e çështjes dyshonin se ai ishte i implikuar në këtë ngjarje. Ndërsa pasditen e djeshme, Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m dhe me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë të mundur arrestimin e tre personave të tjerë si të dyshuar në këtë ngjarje, ndërsa dy shtetas u shpallën në kërkim. Konkretish­t, në pranga përfunduan Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur

në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish- efektiv në forcat ushtarake; Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish- ushtar profesioni­st në forcat ushtarake të Zall- Herrit; si dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, i cili ka një biznes privat. Burime pranë policisë sqaruan se Neim Avdulaj u arrestua në qytetin e Vlorës, ndërsa 3 personat e tjerë u kapën në një vilë 3- katëshe në Vorë, Tiranë. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe po puno-

het për arrestimin e shtetasve me iniciale M. A. dhe Ç. A. Burime të sigurta pranë hetuesve të çështjes sqaruan, se këta persona dyshohet të jenë autorë jo vetëm të ngjarjeve të ndodhura në vendin tonë, por edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

DY GRABITJET

Drejtori i Policisë së Tiranës tha dje në konferencë se “pas hetimeve intensive, u zbulua, dokumentua dhe u arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në trans- • Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, ish- punonjës në SHPSF “Rogat”. • Ditjon Memlika, 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish- efektiv në forcat ushtarake. • Neim Avdulaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish- ushtar profesioni­st në forcat ushtarake të Zall- Herrit. • Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

Në kërkim

M. A. - Ç. A. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, premtoi dje shpërblim për grupin e policëve që zbardhën dy grabitjet e bankave dhe vunë në pranga autorët e tyre. Në një prononcim për mediat vetëm pak minuta pas mbledhjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Tahiri falënderoi punonjësit e policisë që morën pjesë në operacion dhe që punuan gjatë këtyre ditëve për zbardhjen e ngjarjes. “Unë besoj se kjo është një ditë si gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit, ku për fat të keq, përtej sulmeve, baltës, llumit që është hedhur ndaj policisë, kemi arritur gjithmonë t’u tregojmë qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbimin e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend shumë më të drejtë dhe shumë më të sigurt. Ndaj unë dua të falënderoj të gjithë efektivët, oficerët e policisë që punuan në mënyrë të palodhur këto ditë dhe zbardhën një seri ngjarjesh kriminale në kohë rekord”, - tha Tahiri.

port, në aksin Tiranë- Rinas. Dy grabitjet ndodhën në: 3 dhjetor 2015, ku u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare ‘ Rogat Security’, në aksin Tiranë– Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit; si dhe 9 shkurt 2017, ku u sulmua me armë eskorta e vlerave monetare ‘ Jaguar’, në aksin Tiranë- Rinas, afër universite­tit ‘ Epoka’”. Po sipas tij, pas veprimeve intensive hetimore, informacio­neve të marra në rrugë operative dhe provave shkencore të mbledhura nga ek- spertët e policisë, është arritur të provohej dhe të dokumentoh­ej implikimi i të paktën 6 personave të lartpërmen­dur në këto dy ngjarje. “Janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderue­shme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australian­ë, euro dhe lekë shqiptare, ( kartëmoned­ha këto të deklaruara në transporte­t monetare të vlerave të bankave respektive). Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacio­nit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë”, - theksoi më tej Ervin Hodaj. Gjithashtu, ai tha se po vijon puna edhe për dokumentim­in e grabitjes së ndodhur në datën 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë, pranë Stacionit të Trenit, në kryeqytet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania