Gazeta Shqiptare

Si e tradhtoi grupin Fation Xhyliu teksa bisedonte me të vëllain

Policia mbajti nën vëzhgim personat e dyshuar në grabitje Përgjimi për 12 orë rresht në dhomën e policisë

- Xhensila Kodra

Pak pas mesnatës të së premtes, duke u gdhirë dita e shtunë, Policia e Tiranës shoqëroi për të marrë në pyetje dy vëllezërit Xhyliu nga Lushnja, si autorë të dyshuar të grabitjes së parave të një banke të nivelit të dytë që ishin duke u transportu­ar me dy blinda të një kompanie private drejt aeroportit të Rinasit. Burime të sigurta të “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se dy vëllezërit, fillimisht u morën në pyetje nga hetuesit e çështjes veçmas njëritjetr­it. Ata janë pyetur jo vetëm për grabitjen e ndodhur më datë 9 shkurt të këtij viti, por edhe për atë të ndodhur më 3 dhjetor të vitit të shkuar, ku skenarët e ngjarjes kanë qenë të njëjtë. Mësohet se asnjëri prej tyre nuk i kanë pranuar këto akuza, ndërsa nga përgjimet e tabulateve telefonike, policia kishte krijuar prova se njëri prej tyre, Fation Xhyliu kishte kaluar në aksin Tiranë- Rinas vetëm pak minuta para e pasi ndodhi grabitja.

Ndërkaq, burimet e lartpërmen­dura sqaruan më tej për “GSH” se dy vëllezërit janë lënë së bashku për 12 orë rresht në një dhomë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke u përgjuar për çdo bisedë që do të kryenin. Mësohet se gjatë bisedave që ata bënin nuk kanë nxjerrë emra konkretë, por herë pas here e orientonin njëri- tjetrin me shenja duarsh. Kjo, pasi në disa raste, fjalët e tyre kanë qenë të pakuptuesh­me. Po ashtu, në disa raste dy vëllezërit Xhyliu arrinin ta kuptonin njëri- tjetrin me shenja duarsh.

Por, vetëm 12 orë pas shoqërimit të tyre, njëri prej dy vëllezërve u la i lirë nga policia dhe i vetmi që qëndroi i ndaluar ishte Fation Xhyliu. Kështu, që nga momen-

ti i parë që u lirua vëllai i Fationit, policia i mbajti nën mbikëqyrje personat e dyshuar.

Gjithashtu, mësohet se hetuesit e çështjes kishin të dhëna konkrete edhe për vendin ku ata qëndronin të fshehur. Fillimisht, autorët e dyshuar kishin qëndruar të fshehur në një pallat në zonën e Vorës dhe më pas ishin strehuar në një vilë 3katëshe, në po të njëjtën

zonë, ku u sekuestrua një shumë e parave të grabitura, si dhe disa sende e materiale të përdorura prej tyre. Aktualisht, hetuesit e çështjes janë duke verifikuar bisedat telefonike të 4 personave të arrestuar dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim, së bashku me punonjësit e shoqërisë private “Jaguar”, të cilët janë nën “arrest me burg” lidhur me grabitjen. Veri-

fikimet janë duke u kryer për të zbuluar nëse ndonjëri prej personave të arrestuar ka qenë bashkëpunë­tor në ngjarjen e rëndë. Ditën që ndodhi grabitja, policia arrestoi për shpërdorim detyre tre policët privatë Xhelil Metaj, Gentian Dedja e Përparim Logu, dy shoferët Endrit Daçi e Dashamir Balla, si dhe Fatmir Gabin, drejtues teknik i kompanisë private.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania