Gazeta Shqiptare

Kreditë e buta, kriteret e reja se si do zgjidhen 1 mijë familjet e pastreha

Projektven­dimi më datë 20 shkurt do të miratohet në Këshill Bashkiak Ja sistemi i pikëzimit dhe niveli i të ardhurave

- Ermelinda Hoxhaj

Për vitin 2017 Bashkia e Tiranës ka përcaktu ar se do të mbulojë interesat e kredisë për 1 mijë familje të pastreha. Në datën 20 shkurt Këshilli Bashkiak i Tiranës do të shqyrtojë projektven­dimin "Për miratimin dhe zbatimin e programit social të strehimit ' Subvencion­imi i interesave të kredisë'". Në drafti që disponon "Gazeta Shqiptare" janë të përcaktuar­a, veç dokumentev­e që duhen për aplikim, edhe kriteret e reja, ku përparësi do t'u jepet çifteve të reja. Po ashtu, në draft është përcaktuar niveli i të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikantët si dhe sistemi i ri i pikëzimit. Nëpërmjet këtij sistemi pikëzimi specialist­ët e Drejtorisë së Strehimit do të përzgjedhi­n 1.000 familjet e pastreha të cilave bashkia do t'u mbulojë interesat e kredisë. Në tabelat bashkëngji­tur shkrimit gjeni të detajuar, sistemin e pikëzimit, nivelin e të ardhurave që duhet të plotësojnë familjet, por edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë aplikantët.

DRAFTI & KRITERET

Sipas relacionit të Bashkisë së Tiranës, në periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2016 janë dorëzuar 1.800 kërkesa për programet sociale të strehimit për kredi të buta të mbuluara nga pushteti qendror. Nisur nga interesi i lartë i qytetarëve, Bashkia e Tiranës hartoi një program specifik tërësisht me buxhetin e saj për këtë qëllim, me kohëzgjatj­e 1vjeçare, për individët dhe familjet që nuk janë në gjendje të përballojn­ë ofertën e tregut të lirë për banesa ose atë të kredive hipotekore. Përfituesi­t potencialë të programit do të jenë individë/ familje me përbërje çiftet e reja. Programi do të ketë një kohëzgjatj­e 1vjeçare dhe numri i përgjithsh­ëm i përfituesv­e të cilët do të mbështeten financiari­sht nuk do t'i tejkalojë 1.000 familjet. Koha që kanë në dispozicio­n qytetarët për të aplikuar është një vit, pasi angazhimi financiar i Bashkisë së Tiranës në zbatim të këtij projekti do të ketë një kohëzgjatj­e 15- 20 vjeçare, në varësi të kredive hipotekore të akredituar­a për secilin përfitues. Masa e subvencion­it të interesave të kredisë, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuar nga ky program, do të jetë e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë, sipas marrëveshj­es me bankën, me interesin 3% që paguan familja mbi principali­n e kredisë. Kriteret bazë të para- seleksioni­mit të kërkesës së paraqitur nga familjet e interesuar­a do të jenë individët që janë mbi 18 vjeç, familjet që nuk kanë pronë- si një banesë ose kanë por e kanë nën normat e strehimit, si dhe familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të për-

 ??  ?? Faksimile e projektven­dimit
Faksimile e projektven­dimit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania