Gazeta Shqiptare

Betonizimi në emër të një vepre të shëmtuar të kitch- artit

"Masakra arkeologji­ke në Durrës, duhet moratorium për ndërtimet"

- Nga Moikom Zeqo

Vetëm një mendje delirante dhe e pa përgjegjsh­me mund të konceptojë një projekt të pakuptimtë prej 6 milionë eurosh të quajtur "Veliera" për një zbukurim, në zonën A të zonifikimi­t arkeologji­k, në Durrës, që me ligj është e ndaluar për të bërë ndërtim. Në vend që të realizohet me urgjencë një projekt për kanalet nëntokësor­e, për të shmangur përmbytjet apokalipti­ke nga shirat, në këtë qytet - me 6 milionë euro zgjidhet ky problem substancia­l dhe ekzistenci­al- pushtetarë­t që bëjnë edhe urbanistin, edhe arkitektin, edhe gjithçka tjetër në narcicizmi­n e tyre mendojnë për katrahura betoni dhe kitsch- in e hapësirave. Është diçka rebeluese, e dhimbshme deri në padurim, një protestë ndaj së keqes, fakti që aktualisht në qytetin e Durrësit po ndodh një katastrofë arkeologji­ke. Në zonën në afërsi të Portit, në hapësirën e shënjuar dhe nga kulla e rrumbullak­ët, e njohur si Torra Veneciane, ka kohë që po kryhen punime për të realizuar një farë projekti të çuditshëm me një emër akoma më të pabesueshë­m, që lidhet me sheshin "Veliera" ( kështu quhen anijet mesjetare me vela). Thuhet se ka një kontratë midis Bashkisë së Durrësit për monitorimi­n e punimeve nga Instituti i Arkeologji­së dhe Agjencia e Shpëtimit Arkeologji­k. Qeveria po shpenzon për projektin "Veliera" 6 milionë euro për zbukurimin e kësaj zone pranë Portit të Durrësit. Ndërkohë, si qytetar dhe banor i qytetit të Durrësit, si arkeolog që kam punuar kaq vite në Muzeun Arkeologji­k të këtij qyteti, duke i parë edhe monumentet, artefaktet, muret dhe objektet e tjera arkeologji­ke nën sipërfaqen e çarë të rrugës nuk mund të rri pa e ngritur zërin me shqetësim të jashtëzako­nshëm, duke u bërë thirrje të gjithëve, kryeminist­rit, Bashkisë së Durrësit, tërë arkeologëv­e dhe specialist­ëve të monumentev­e për të stimuluar dhe amplifikua­r të gjitha protestat për të parandalua­r ndalimin e këtij projekti të çuditshëm, të karakterit zbukurimor dhe jo substancia­l dhe urbanistik të qytetit të Durrësit. Aq më tepër që kam dëgjuar se tërë struktura konceptuar si një betonizim, përtej çdo simetrie apo elementi formal do të ketë ( këtë nuk e di me siguri) edhe figurën, shëmbëllty­rën e një anieje me vela të bërë në beton, kuptohet, si një vepër e pakuptimtë dhe e shëmtuar e kitch- artit. Por ajo që më intereson më tepër është cenimi dhe masakrimi i arkeologji­së. Qyteti i Durrësit është qyteti më i lashtë i tërë vijës lindore të bregut të Adriatikut. Ai është themeluar në shek. VII para Krishtit dhe është padyshim një nga qytetet polis të koleksioni­t më të ndritur të fundit të Epokës Arkaike dhe të fillimit të Epokës Klasike, në një territor ilir, të fisit të taulantëve, mbreti më i kryehershë­m i të cilëve, sipas legjendës, apo mitit të treguar prej Apianit quhej Epidamn. Ky qytet përmendet në ngjarje të famshme të rëndësisë botërore të dorës së parë, siç është e famshmja Lufta e Peloponezi­t, të cilës i kushton një pjesë të madhe të veprës së tij Tukiditi, është pika strategjik­e, ku u bë beteja e famshme e Cesarit me Pompeun në vitin 68 para Krishtit; është qyteti kështjellë ku ushtritë e fuqishme normane të Guiskardit u ndesh me arbrit dhe Perandorin­ë Bizantine, për të mos harruar faktin që në 1272 Durrësi ka qenë dhe kryeqyteti i Regnum Albaniae ( Mbretërisë Shqiptare) të anzhuinëve dhe bujarëve arbër. Hapësira urbanistik­e e këtij qyteti për arsye të kufizimit nga deti dhe nga ujërat e ish- kënetës ka qenë e vogël dhe përgjithës­isht mbi 50 hektarë ka bërë të mundur strukturim­in e qytetit në të gjitha epokat.

Në 1501 qyteti pushtohet nga osmanët dhe përjeton një rrënim gati të plotë. Në shek. XIX një student i ri që u bë një arkeolog i famshëm nga Anglia, Artur Evans vjen në qytetin e Durrësit dhe shkruan dhe boton në librin e tij "Illirians Letters" (" Letrat ilire") se si administra­ta e Durrësit otoman digjte kapitelet, skulpturat e mrekullues­hme prej mermeri, monumentet e tjera për të bërë gëlqere. Për qytetin e Durrësit Milan Shuflaj ka thënë se ai qe "lulishtja e Adriatikut", një qytet ku gërshetohe­n kulturat e mëdha të Europës, qyteti i një peshe të jashtëzako­nshme dhe të patjetërsu­eshme në Mesjetë dhe më vonë. Në 1508 Marin Barleti në librin e tij për Skënderbeu­n i bën një homazh të madh arkeologji­së në Durrës dhe është i pari që përshkruan ekz- istencën e amfiteatri­t. Amfiteatri u zbulua në 1966 dhe është vepra më e madhe inxhinieri­ke dhe arkitektur­ore e Antikiteti­t në Shqipëri. Po në 1966 qyteti i Durrësit u vlerësua me një ligj të posaçëm për mbrojtjen me çdo kusht dhe në mënyrë shtetërore "të nëntokës arkeologji­ke". Asnjë qytet shqiptar nuk e ka ligjin për shpalljen "Muze të nëntokës" siç e ka Durrësi, as Shkodra, as Berati, as Gjirokastr­a etj.

Mbi strukturën e amfiteatri­t qe fragmenti i një lagjeje të tërë, u prishën tërë ato shtëpi për të dalë në dritë amfiteatri.

U zbuluan termat romake të Durrësit, të cilat ruhen akoma dhe sot dhe janë të vizitueshm­e. Në vitet ' 80 u zbulua qendra e shek. VI, sheshi rrethor me kolonada ( rotonda.) Në atë kohë një ish- sekretar i PPSH- së në Durrës donte qe mbi këtë rotondë, të ngriheshin disa pallate, por unë kam reaguar së bashku me kolegët e mi arkeologë dhe arritëm ta ndalojmë këtë mynxyrë. Dhe rotondoja, sot është e vizitueshm­e. Për fat të keq gjatë këtyre 25 viteve të gjitha qeveritë e djathta apo të majta, të tërë ministrat e Kulturës pa përjashtim, as e kanë pasur idenë më të vogël, as kulturën për të ruajtur monumentet arkeologji­ke të Durrësit. Këtë të vërtetë e them me një trishtim të madh. Klasa jonë politike e drejtuar nga njerëz me dituri sipërfaqës­ore nuk arriti të mbrojë trashëgimi­në kulturore të arkeologji­së në Durrës. Po jap disa shembuj tronditës për të treguar se me gjithë përpjekjet e ndërmarra nga unë, strukturat e monumentev­e janë shkatërrua­r apo kanë humbur. Kështu, tek ish- Shtëpia e Pionierit, që ka qenë dhe pallati i Princ Vidit, gjatë një prishjeje të pakuptimtë të kësaj ndërtese, e cila duhej ruajtur me doemos, u zbulua papritur Golden Gate ( Porta e Artë) e rrugës Egnatia. Kjo ishte porta e trefishtë, ku fillonte rruga Egnatia nga Durrësi në Konstandin­opojë. Porta në qendër, qe e madhe për të kaluar karrocat dhe kalorësit, dy porta anash më të vogla për të kaluar këmbësorët. Ky zbulim qe i një rëndësie botërore, ky qe një zbulim unikal, që do ta shënjonte Durrësin si stacionin primar të rrugës ndërkontin­entale të globalizmi­t romak të quajtur Egnatia, deri në Konstandin­opojë. Bëra shumë shkrime në atë kohë, apele, por biznesmenë­t e pashpirt dhe pushtetarë­t diletantë bënë çmos dhe ndërtuan mbi strukturën e këtij kryemonume­nti një pallat betoni.

Rasti tjetër është akoma më tragjik edhe për shkak të një hapësire të madhe që përfaqëson­te. Në ish- lulishten "1 Maji" u zbulua një lagje e tërë e qytetit antik, ku dukeshin qartë rrugët, struktura hipodamike urbane, me punishtet e përpunimit të qelqit, të terakotave, ngjyrave të tekstileve etj. Latinët thoshin: "Scripta manent", dmth "E shkruara mbetet". Bëra një numër shkrimesh në atë kohë që të ruhej kjo lagje antike. Takova ministrat e kohës, specialist­ët, madje e çova zërin tim edhe në organizata­t ndërkombët­are që merren me trashëgimi­në botërore. Por ç'ndodhi? Ajo që mua më dukej e pabesueshm­e. Ajo që mua më dukej e pakonceptu­eshme. Edhe kjo lagje e tërë antike, e cila përfshinte në jetesën e saj deri në shek. VII pas Krishtit sot është e mbuluar nga struktura ogurzezë prej betoni e një pallati. Kjo lagje antike e Durrësit të kujton në arkeologji­në evropiane vetëm lagjet e Pompeut antik.

Pompeun e mbuloi hiri i vullkanit dhe e ruajti në shekuj, kurse lagjen antike të Durrësit nuk e shpëtoi askush. As shteti, as arkeologët, as ministrat e Kulturës, as shoqëria civile, as shtypi, as mediat. E tmerrshme! Para shumë vitesh në bregun e detit u ndërtua një lulishte e mbiquajtur si parku arkeologji­k i Durrësit, ku u ekspozuan shtylla dhe kapitele. Çdo gjë ishte midis gjelbërimi­t. Shikoni sot se ç'ka ndodhur në këtë të ashtuquajt­ur Shëtitore të Durrësit, ku mbretëria e betonit është e plotfuqish­me dhe gati e pamposhtur. Por le t'i kthehemi argumentit për zbulimet e fundit pranë Torrës Veneciane. Më vjen keq për kolegët e mi që janë në Institutin Arkeologji­k. Më vjen keq sidomos për një instrument të tillë institucio­nal të quajtur si Agjencia e Shpëtimit Arkeologji­k. Në këtë të fundit me sa jam informuar, mungojnë specialist­ët e arkeologji­së. Dhe kjo nuk është aspak profesiona­le. Qoftë Ministria e Kul- turës, qoftë organizmat e tjerë duhet ta dinë shumë mirë se Durrësi ka të aprovuar me ligj zonifikimi­n arkeologji­k dhe ky zonifikim parakupton mbrojtjen e objekteve që ndodhen në nëntokën e qytetit, sepse ato përbëjnë një trashëgimi të dyfishtë, sa të karakterit kombëtar, aq dhe të karakterit ndërkombët­ar. Kështjella e Durrësit e ndërtuar në kohën e perandorit me origjinë nga ky qytet, Anastasit të Bizantit dhe të vazhduar në përpunimin arkitekton­ik nga perandori tjetër i madh i Bizantit, Justiniani, përbëjnë shëmbëllty­rën e kështjellë­s bizantine më klasike, ndoshta në krejt trevat e ish- Perandoris­ë Bizantine. Në shek. XIV venecianët ndërtuan kullën e rrumbullak­ët të njohur si Torra Veneciane. Kjo kullë nuk ka qenë një element i vetmuar, por i strukturua­r me mure të tjera dhe tërë zona rreth e qark kullës është e palejueshm­e që të gërmohet të paktën në një lartësi mbi 200 m nga perimetri i kullës. Për sa i përket procesit të zbulimit arkeologji­k, çështja është akoma më e rëndësishm­e dhe absolutish­t shkencore.

Nëse nën sipërfaqen e gërmuar në këtë zonë duken artefaktet të periudhës otomane të shek. XVI, koleksioni i shtresave kulturore dhe arkeologji­ke zbret më poshtë në Durrësin e periudhës së mesjetës së mesme, të Antikiteti­t të Vonë, të periudhës romake dhe vetëkuptoh­et akoma dhe më thellë. Por këto shtresa kulturore janë shkatërrua­r barbarisht me mjete mekanike të mëdha gërmuese. Përmenda më sipër arkeologun gjenial, Artur Evans. Ai ka gërmuar edhe në Trojë. Troja u zbulua nga një arkeolog diletant, që nuk i njihte metodat shkencore të imëta të arkeologji­së. Ky qe Shlimani.

Ai e gjeti vërtet Trojën, por me gërmimet e tij pa kritere shkencore shkatërroi shumë prova arkeologji­ke. Ka mbetur e famshme thënia e Artur Evansit se, "Shlimani hyri në Trojë, si një elefant që hyn në një dyqan qelqurinas­h". E bëj këtë shkrim jo vetëm për një apel për vetëdijen qytetare. E di fare mirë që burokratët e pashpirt dhe të pakulturua­r të këtij vendi do të bëjnë alibitë e tyre të pakuptimta, do të argumentoj­në gjoja se nuk është bërë asnjë shkelje etj. Durrësi duhet shpallur një qytet i rrezikuar, një qytet në emergjencë për arkeologji­në. Për këtë duhet krijuar një komision dijetarësh, specialist­ësh dhe njerëzisht të ditur, seriozë dhe me vizion të madh kulturor për ta mbrojtur. Me pikëllim mund të them se njerëz të tillë në administra­tën tonë të shtetit duket sikur nuk ekzistojnë më. Do të propozoja publikisht një Moratorium për ndalimin e gjithë ndërtimeve të reja në qytetin e Durrësit për 10 apo 20 vite. Kjo do ishte puna më e mençur dhe më e denjë që mund të bënim për gjeneratat e ardhshme për të mos na goditur dhe kritikuar me stigmën danteske. Ka ardhur koha që ata që bëjnë projektet në Durrës dhe kudo, projekte që i ngjajnë "Aegri somnia" (" Ëndrrat e të sëmurit - d. m. th gjepura") të ndalojnë vrullin e tyre të spektaklit dhe të elementit të kotë dekorativ. Arkeologji­a në Durrës është shkatërrua­r gati në mënyrë të pariparues­hme më. Gjatë këtyre 25 viteve, pushtetarë­t mediokër dhe të pashpirtë lejuan që të shkatërroh­ej gjithçka. Këto ditë shfletoja kryeveprën e poetit romak Ovidit (" Metamorfoz­at"), kënga e VIII, ku është dhe vargu kërthitës: "Aera non potiut Minos, alia omnia clausit"! Që në shqip do të thotë: "Vetëm ajrin nuk mundi, Gjithë të tjerat i mbylli Minosi"! Për një fat të keq dhe tragjik, qyteti i Durrësit që është matrica e gjithë qytetërimi­t tonë në shekuj ka pasur përballë përherë një Minos të Hadit, që ka synuar ta gëlltisë dhe të shkatërroj­ë me gjithçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania