Gazeta Shqiptare

Magjia e një hëne të purpurt në Beograd

-

burgasit, fashistët dhe komunistët. E së fundi nga disa grupe ‘ fisesh’ investitor­ësh të huaj. Arabë më së shumti, do më tregonin një natë vonë në mbrëmje disa shokë të rinj serbë në një nga baret pranë hotelit. E gjitha, një lumë fisesh dhe njerëzish që më kaluan përgjatë historisë me “zhgunat dhe heshtat e tyre” para syve, ndërsa proklamoni­n me forcë se në fund fare – të gjitha gjërat janë relative në këtë botë - përcaktim i një të vërtete universale që i atribuohet sigurisht njeriut prej të cilit u bë e njohur shprehja se në ujërat e të njëjtit lum nuk mund të lahemi dy herë.

Si duket, mendimet më kishin luhatur mendjen, ndaj i hoqa vetëtimthi sytë prej xhamave të makinës. Në qytetin që njihej në histori me emrin ‘ qyteti i bardhë’, Beogradi më kish pritur ftohtë ndaj doja me ngulm të gjeja rehati pas një fluturimi të vonuar të “AirSERBIA” në tranzitin e Romës të cilin desh e humba për pak. Dikush më pat treguar se kështu kish ndodhur me kohë me linjën e njohur ajrore, atëherë kur emrin e kish ‘ JAT’. Me një humor të mençur, ai më shpjegonte se akronimi i këtij emri shkonte bukur me kohën gjithmonë të vonuar, në të cilën avioni i linjës ‘ JAT’ duhet të mbërrinte, si “Just After Time”. I përfytyrov­a në çast kohët e largëta kur ky akronim përdorej dhe kur shumë njerëzve u ndërronte jeta ndërsa përmendnin pa reshtur emra qytetesh të largëta që tingël- lonin si mallkime - Paris, Londër, Berlin, Nju Jork apo dhe Sidnej. Në të vërtetë historitë që lidheshin me to ishin diçka fiktive, por ata mbushnin kohën dhe vrisnin mërzinë e një sistemi në kalbëzim. Në ato kohëra të dikurshme çdo udhëtim i largët ngjante me arratinë, e cila mbante erë histerie dhe dëshpërimi. Natyrisht, atëherë nuk kisha pasaportë dhe as që më shkonte ndonjëherë nëpër mend të përpiqesha për të. Por më vonë kisha kuptuar se ndërlidhja e dy fjalëve: ‘ pasaportë’ dhe ‘ liri’ tingëllon në të vërtetë diçka shumë elegante, megjithëse jo dhe aq bindëse në thelb. Sepse pasaporta nuk i shkon lirisë që duket të jetë mohimi i tjetrës. Në të vërtetë vendi im asnjëherë s’më ka mjaftuar dhe kufijtë rreth tij nuk më kanë interesuar kurrë. Kam gjalluar brenda tij, diku atje tej në qendër, teksa qendra zhvendosej bashkë me mua kohë pas kohe. Hapësirës kurrëherë nuk i pata vënë kushte dhe prej saj nuk kam pritur kurrgjë. Peizazhi po më afrohej ngadalë matanë xhamave në sy. Derisa më në fund ngriu e nuk lëvizi më, duke dhënë përshtypje­n se koha tashmë e kish pranuar se e pat humbur davanë për të më mbajtur peng të saj.

Rruga anës periferive të qytetit, e izoluar qartë prej qendrës së tij, ndihet e margjinali­zuar në çdo kuptim. Megjithatë, ajo duket se është vazhdimish­t në përpjekje të marrë formë nga të njëjtat luftëra për pushtet që po transformo­jnë zona të tëra të Beogradit, ndërsa qindra mijëra banorë të kryeqyteti­t luftojnë çdo ditë për të kuptuar se ku mund të gjejnë vend në rendin e ri botëror. Jugosllavi­a moderne u ngrit prej hirit të Luftës së II- të Botërore, ndërsa gjashtë republikat e bashkuara në një marrëveshj­e politike më së shumti nga dashamirës­ia e diktatorit Josip Broz Tito jetuan paqësisht, megjithëse patën rezervat e tyre të kontestimi­t ndaj blloqeve të Lindjes dhe Perëndimit. Për një brez ose dy, Beogradi ishte një prej qyteteve më të mëdha të Europës, pothuaj po aq sa Brukseli apo Praga, madje më shumë dinamik se secili prej tyre në llojin e vet; ky ishte dikur një ndër kryeqytete­t me një pasuri multietnik­e të rrallë në Europë, e po aq poliglot në tërësinë e tij. Ishte koha kur përbëhej nga një komb prej 22 milionë banorësh, i industrial­izuar pas lufte me një shpejtësi marramendë­se, që shtrihej nga Alpet sllovene deri në malet e Maqedonisë e në perëndim në më shumë se dy mijë kilometra gjatë bregdetit mahnitës të Adriatikut.

Pse jemi të zemëruar? - më pyeti dikush pasi me forcë iu ktheva pas disa ankesave për një realitet që nuk ekzistonte më. Sepse ne kishim gjithçka e tanimë nuk kemi as edhe “moje Srbija”. Ç’do me thënë kjo, iu ktheva pa hezitim stanislavi­t që kish afruar pranë vetes gotën e katërt të Jelen Pivos. Gjithçka që nuk ish juaja? Jo, - tha - ishte e jona, e Ballkanit dmth., edhe e juaja.

Kisha hyrë në një hapësirë mendimi që nuk kishte asnjë lloj historie për t’u shënuar, asnjë ngjarje e përbashkët për t’u lavdëruar, kurrfarë bëmash që vlenin për t’u kujtuar. Vetëm luftëra dhe gjak. I lejova vetes të përfytyroj­a se këta që kisha përballë e me të cilët po darkoja, vinin nga paraardhës që kishin rënë nga qielli për të kafshuar tokën, për ta çapëlyer atë, deri në sasinë e fundbotshm­e të ujit që përmbyt gjithçka e nga çdokënd.

Por një gjë është e sigurt se gjithçka në Ballkan zuri fill prej luftës. Ndaj dhe sot ende në këtë gadishull fillon e mbaron tek lufta. Këtu nuk ndihet kurrfarë ekstravaga­nce. E pikërisht për këtë arsye njeriu e ndjen ekzistencë­n e vet vetëm atëherë kur ndjen në lëkurë çikjen e një hapësire të paemërt, e cila na lidh me kohërat më të largëta, me gjithë të vdekurit, me parahistor­inë atëherë kur mendimi sapo ishte ndarë nga bota e ende nuk po fitonte vetëdijen e të qenit jetim. Biseda me këta njerëz më bindi më shumë se çdo vend për mua është i mirë, porse perceptimi që vjen nga banorët vetë është kaq shumë dimensiona­l dhe herë- herë krejt i kithët.

Për një pushim mendjeje mes aromash gjethesh në këtë qytet bojë gri, këmbët mu ndalën para një hapësire të pamatë të nesërmen e një pasditeje pushimi krejt vetëm. Ishte kalaja e Kalemegdan­it, e cila çiftohet me parkun më të madh të qytetit për t’i dhënë atij pamjen më hijerëndë të mundshme. Burrat e parë të keltëve vunë gurët e themelit të saj dhe ajo u lartësua vit pas viti derisa kapi kreshtën më të lartë në pikën ku bashkohen lumi i Danubit dhe ai i Savës. Pjesa më e madhe e historisë së saj është përshkruar në muzeun ushtarak, që ndodhet brenda këtyre mureve, e cila përmbledh qindra mijëra sende e artikuj që prej kohës romake e deri në kohën e bombardime­ve të NATO- s, 18 vite të kaluara. Kalaja e cila është krejt pa pagesë për ta vizituar ofron mjaft terrene sportive, si tenis dhe basketboll, po aq dhe një muze me ca ‘ miq’ të mirë, që quhen ndryshe dinozaurët animatroni­k.

Librat, filmat, vera apo dhe njerëzit – janë disa nga gjërat e shumta që të vijnë ndërmend kur duam të mbërrijmë në opinione mbi një vend, të cilin presim ta vizitojmë edhe kur nuk e njohim asfare. Ne shohim foto të ndryshme nga bregdeti, dëgjojmë për të nga udhëtimi i fundit i një miku apo kërkojmë për të, mes rreshtave të një klasiku të hershëm, sepse ti e di mirë se është zgjedhja e duhur për ta njohur atë më mirë. Kështu bëj sa herë në kalendarin e muajve, pjesëmarrj­et ndër grupe njerëzish elitarë nuk më mjaftojnë të fokusohem vetëm si task- oriented në temën e përcaktuar në agjendë si ajo e Hate– Speech in Media Res ishte kësaj radhe e organizuar në Beograd nga Këshilli i Europës dhe trupat rregullato­re të medias në Ballkan.

Masa e madhe ‘ pijanike’ brenda barit po na përpinte gjithnjë e më thellë dhe po bëhej njëlloj si ajo ekspedita kundër rrjedhës së kohës. Trupat njerëzorë kishin filluar t’i nënshtrohe­shin ‘ gravitacio­nit’ të mendimit sikur donin të ktheheshin në gjendjen fillestare atëherë dhe kur shpirti ende nuk ishte burgosur, nuk grindej e nuk provonte të formonte mburojën apatike për një ngjashmëri të tillë. Biseda mori udhë mes ngjarjesh pa kujtime që do të mund ta veçonin tokën sllave si të rëndë në vendin e vet, nën peshën e kohës. Ashtu si besohen sot sa herë flitet për shembull mbi kujtimet nga Parisi, Stonehenge apo sheshi i San Markos. Në fund të fundit, atë mesnatë të hënës së plotë rrethuar me një unazë të purpurt, Beogradi më ngacmoi gjumin, i cili ish larguar prej çmendisë së rëndë të alkoolit për t’u kthyer sërish nën qepallë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania