Gazeta Shqiptare

Arkitektët e arkeologët kundër, nis nënshkrimi i një peticioni për ndryshim projekti

Asgjë përtej Durrësit të Vangjel Toçit!

- Fatmira Nikolli

Asgjë nuk ka përtej Durrësit të Vangjel Toçit! Anipse vitet kalojnë dhe Durrësi ndryshon çdo ditë, qoftë përmes projekteve zhvillimor­e, qoftë përmes ndërtimeve pa leje që legalizohe­n, duket se gjithë ç'kemi ruajtur prej tij, janë zbulimet e para 1990- ës. Durrësi 2400- vjeçar ende krenohet me ato që nxori në dritë Vangjel Toçi: Amfiteatri, ' Bukuroshja e Fjetur', termat romake... Pas tij, ora ndalet, koha po ashtu. Shumëçka që nëntoka e ruajti për shekuj, mjeshtrit e mbitokës e fundosën njëherësh me shtresëzim­et e lëvduara në konferenca a ceremoni.

Çfarë është ruajtur nga gërmimet e zbulimet e bëra në Durrës në këto 27 vitet e fundit? Çfarë kemi ruajtur dhe kthyer në monument prej gjurmëve që janë zbuluar pas 1990- ës? Pas varrosjes së Portës së Artë të Egnatias, apo lagjes romake që ende sot e kësaj dite shitet si sukses, shumëçka tjetër ose s'ka dalë fare në dritë, ose është... në fakt ku është?!

Ajo që mund të jetë fituar prej perandorëv­e Anastas e Justinian ngjan e pavlerë, kur lufta mes bizneseve investuese e bashkisë me mbrojtësit e trashëgimi­së- ka nxjerrë fitues të parët. "Në këto 10 vite unë kam bashkëpunu­ar me çdo ministri. Çdo projekt i imi ka kaluar tek specialist­ët e kulturës", - Vangjush Dako, qytetari i parë i Durrësit i lau duart si Ponci Pilat dhe e lëshoi peshën e rëndë të mëkatit tek gardianët e kulturës, që ndër vite paçka emrave të drejtuesve, kanë humbur betejat ligjore e morale - dhe për çdo zë që e hedh kundër këtë, para se ta bëjë, i lutemi më herët të na tregojë një Durrës tjetër prej atij qyteti ' pagjini' që gjejmë. Paragrafë të shkëputur ligjesh që citohen, ngjajnë tanimë shterpë, para kaosit të prodhuar - sepse jetojmë në një vend ku "të tall paragrafi, të mbyt paragrafi".

KËMBËT E KULLËS NË SYTË E ARKEOLOGËV­E

Në rrëzë të Kullës Veneciane të shek. 14- të, duken qartë nga larg mjetet e mëdha gërmuese, ndërsa së paku 200 metra nga ai objekt nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje thonë specialist­ët. Arkeologët kundërshto­jnë projektin "Veliera" jo vetëm si një ' projekt zbukurimi' 6 milionë eurosh në një qytet që përmbytet, por edhe se ai objekt më së paku dëmton mbitokën, atë që në ligjin e ri të trashëgimi­së njihet e nënvizohet si "për herë të parë - shpikja e madhe" përndry- she e njohur si "peizazhi historik".

Ndryshe prej arkeologëv­e që përdorin furça për të pastruar gjet- ndonjë godine otomane apo bizantine. Por, ajo çka unë vërej është një lloj neglizhimi nga autoritete­t për të kryer në mënyrë profesiona­le gërmimet e nevojshme, dalja në konkluzion­e të shpejtuara dhe një lloj stepjeje nga arkeologët ( ndoshta nën presion) për të mos u angazhuar seriozisht". Në një situatë normale aty duhet të kishte zbarkuar i gjithë Instituti i Arkeologji­së dhe jo t'u lihen "gërmimet" lulishtare­ve të bashkisë". I pyetur mbi të ardhmen e atij zbulimi, Kallamata thotë se, "në këto raste vihen në balancë vlerat që duhet të ruhen me ato që do të fitohen nga mosruajtja. Nuk mund të thuhet që tani. E rëndësishm­e është të gërmohen profesiona­lisht me të gjitha teknikat e mjetet e nevojshme bashkëkoho­re dhe të arrihet në konkluzion­e shkencore". Konaku i Vidit ridel në skenë me këto gërmime, e mbi këtë Kallamata vëren se, "nëse dalin vetëm themelet, vilen të dhënat dhe më pas vendoset nëse do ruhen krejtësish­t, pjesërisht, apo nuk do të ruhen aspak. Këto vendosen në mënyrë të argumentua­r dhe shkencore nga këshilla serioze profesioni­stësh dhe jo nga autoritete­t e pushtetit, kushdo qofshin ata".

Një tjetër arkeolog i brezit të vjetër është Skënder Muçaj. "E mira është që muri rrethues i qytetit të jetë i dukshëm e të mos mbulohet as me rërë, as me beton, jo e jo. Duhet të jetë i dukshëm dhe do i shtonte vlerat qytetit. Ne atë mur kemi, sepse të periudhës helenistik­e nuk kemi, ndaj le të ruajmë atë që del rastësisht", thotë ai. Si mënyrë ruajtjeje ai propozon xhamin, "sot edhe në vende të tjera për të parë monumentet që mbeten të dukshme përdoren dyshemetë e qelqta, të cilat nuk kanë vështirësi as në ndërtim, as nuk janë të kushtueshm­e".

Për çka Muçaj nuk bie fare dakord është "pilotimi, i cili dëmton çdo shtresë të poshtme dhe dihet që Durrësi ka nënshtresa. Nëse bëhen ndërtime, duhet të jenë sipërfaqës­ore. Kemi vite që nuk ruajmë asgjë që del në Durrës, pasi çdo gjë e gërmuar është zhdukur".

NËNSHKRUHE­T PETICION

Ka nisur ndërkohë edhe nënshkrimi i një peticioni, i cili kërkon ndalimin përfundimt­ar të ndërtimeve, duke ndryshuar projektin e ruajtur rrënojat e dala në dritë. Në peticion shkruhet se kërkohet "shpallja monument kulture e gjetjeve dhe ndryshim i projektit ' Veliera' në Durrës". Sipas hartueseve të peticionit online, shkeljet janë si vijon: 1. Ndërtimi në zonën arkeologji­ke "A" - e ndaluar!; 2. Strukturat prej betoni, mbi 3 metra dhe të paçmontues­hme - të ndaluara! dhe 3. Themele mbi muret dhe varret historike - fakt!

Hartuesit e peticionit shënojnë se "është shpuar me sonde dhe derdhur beton midis mureve dhe varreve të zbuluara". Ata kërkojnë që të bashkohemi të gjithë për të kërkuar mbrojtjen e mureve dhe topave të zbuluara dhe shpalljen e tyre monument kulture, mosbetoniz­imin e fragmentit të murit rrethues të qytetit ( aktualisht është mbuluar me gurë çakull) dhe të ndryshohet projekti "Veliera", që parashikon që njëra nga këmbët e saj të vendoset mbi muret e zbuluara.

Peticioni i drejtohet Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës, Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologji­së.

ARKITEKTËT KUNDËR

Shoqata e Arkitektëv­e të Shqipërisë ka dalë dje kundër asaj që ndodh në Durrës. "Shoqata shpreh jo vetëm keqardhjen, por edhe shqetësimi­n për impaktin e krijuar nga projekti ' Veliera' në trashëgimi­në kulturore të qytetit të Durrësit. Ky projekt ka qenë një shembull i dështimit të sistemit të shqyrtimit të projekteve, që zhvillohen në prezencë të vlerave të

Përveç performacë­s së baletit do të luhen live edhe disa pjesë të improvizua­ra në kitarë e çelo, nga dy kompozitor­ët Bledi Boraku dhe Mardit Lleshi. "Lulet e dimrit" zgjat 50 minuta dhe do të jepet në sallën "Shekspir", ora 18: 00.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Punimet te ‘ Torra Veneciane’
Në foto: Punimet te ‘ Torra Veneciane’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania