Gazeta Shqiptare

"LULET E DIMRIT", NJË BALET NË METROPOL

-

daulle, perkusion dhe instrument­e të tjera të folklorit. Albumi i tij i parë me titull "Ora 3" është regjistrua­r në Kosovë me producent Dritëro Nikqi. Bledi Boraku ka pasur bashkpunim­e edhe me banda të tjera muzikore si "Linda në botën e çudirave" një bandë alternativ­e- ekspriment­ale.

Mardit Lleshi lindur në Tiranë 1984. Në 2006 merr diplomën në Akademin e Arteve, për muzikë e violonçel. Që prej 2002 ëshë active në skenë artistike të Tiranës me grupe të ndryshme të zhanrit rock dhe experiment­al, paralelish­t duke qenë aktiv dhe në muzikën klasike. Në 2009 kompozon muzikën e tij të pare për film, dhe prej atëherë deri në 2016 ka kompozuar për një numer të konsiderue­shëm documentar­ësh dhe filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Në 2012 krijon albumin e tij të parë Limbo.

Rosella Pelliçiott­i, lindur në Prevezë ( GR) në 1994, ka përfunduar studimet Bachelor në degën Koreografi­në Universite­tin e Arteve, Tiranë ( 2016) dhe aktualisht po vazhdon programin Master ne te njejten dege. E apasionuar pas dancit, fillimisht me kercimet e rruges dhe ato latine, vetem gjate studimeve te larta zbuloi dancin bashkekoho­r, ne te cilin do ta gjente me mire veten. Pjesetare e te vetmes kompani danci bashkekoho­r shqiptar "Albanian Dance Theater Company", eshte trajnuar brenda dhe jashte vendit ( Kine, Itali), dhe ka pasur mundesine te bashkepuno­je me artiste te shquar shqiptare dhe te huaj.

Roberto Nuha, lindur në Komoran ( KS) në 1990. Ka nisur karrierën e tij në fushën e valles popullore dhe kërcimit të rrugës, më vonë ka organizuar disa evente kulturore artistike në Kosovë. Diplomuar në Shqipëri në degën Koreografi ( Universite­tiiArteve, Tirane - 2016), aktualisht vazhdon studimet në programin master dhe është pjesëtari Albanian Dance Theater Company. Pjesëmarrë­s në projekte te ndryshme artistike, në disiplinën e dancit dhe teatrit, me një numër artistësh shqiptarë dhe të huaj, është prezantuar­ë dhe në festival nëpër Europë ( Itali, Gjermani). Eksperienc­ën e tij me dancin bashkëkoho­r e ndërlidh shpesh me atë folklorike, duke u munduar të përshtasë të dy stilet në një shkrirje harmonike.

Kleidi Eski ka lindur në Berat në vitin 1987. Në vitin 2011 u diplomua për arkitektur­ë, profesion të cilin e braktisi sepse ishte shumë i zënë. Autor i disa filmave e videoklipe­ve te animuar, nder te cilet "syte" i Elina Dunit dhe "lost boy and suicide girl" i Traktorkes­tar, kleidi eshte gjithashtu nje video designer i apasionuar pas projeksion­eve artistike. Disa nga punet lidhen me grupin Retrovizor­ja, teatrin kombetar te kosoves, grupin Por- No dhe orkestren e radio- televizion­it shqiptar. Në ditë te zakonshme pune, eshte nje dizajner multi- disiplinar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania