Gazeta Shqiptare

Ja si do bëhet godina e ndërtuar në komunizëm, pse kërkohet ruajtja e saj

Të ruhet Shkolla e Partisë, arkitektët kundër tjetërsimi­t

-

sjellshme, në të gjitha drejtimet e fushës së arkitektur­ës dhe urbanistik­ës, por sidomos në atë të ruajtjes së një mozaiku godinash tejet interesant­e, të ndërtuara në vitet 1945- 1990", thotë shoqata, e cila kujton se "ndërtesa të shumta me funksione të ndryshme publike, apo rezidencia­le janë përçudnuar e transformu­ar shpesh edhe në tra- jta të paidentifi­kueshme e pakthyeshm­e në imazhin e tyre primar". Arkitektët vërejnë se fenomeni në dy dekadat e fundit, në shumicën e rasteve nuk ka hasur asnjë rezistencë nga institucio­net, qytetarët apo edhe nga komuniteti i arkitektëv­e, si pasojë e një degjenerim­i kulturor e shpirtëror të përgjithsh­ëm. Shpesh ato janë kryer me leje ndërtimi, të cilat nuk merrnin në konsiderat­ë vlerat arkitekton­ike e urbanistik­e të objektit apo së pakti përfshirje­n ose opinionin e projektues­it, ku në shumicën e rasteve ishin akoma në jetë e aktivë në profesion.

THIRRJA

Arkitektët vërejnë se ka ardhur koha për një shkundje të fortë jo vetëm shtetërore, institucio­naloadmini­strative, por edhe një ndërgjegjë­sim kulturor gjithëpërf­shirës për evidentimi­n, rivlerësim­in dhe futjen e tyre brenda një programi ruajtjeje e restaurimi për brezat e ardhshëm. Siç thotë Jean Nouvel: "' Qyteti është një libër guri' dhe ne e kemi të domosdoshm­e ruajtjen e të gjitha fletëve të tij, që ky libër të jetë i lexueshëm në dekadat e ardhshme. I bëjmë thirrje urgjente Ministrisë së Kulturës që të nisë një proces njohjeje, studimi e promovimi të kësaj arkitektur­e dhe kur duhet, restaurim integral të saj". Shoqata e Arkitektëv­e në fund u bën thirrje urgjente gjithashtu të gjitha bashkive apo komunave të mbrojnë e të përfshijnë si pjesë historike në planet e tyre rregullues­e të gjitha këto godina dhe hapësirën përreth tyre. Ata ftojnë arkitektët, të pasionuari­t e arkitektur­ës dhe qytetarë e ndryshëm të mbrojnë sa më shumë kryeveprat e arkitektëv­e shqiptarë, si pjesë e identiteti­t të fortë të qyteteve tona, siç ndodhi edhe me denoncimin e transformi­mit të godinës së IshShkollë­s së Partisë.

 ??  ?? Në foto: Ish- shkolla e Partisë në Durrës
Në foto: Ish- shkolla e Partisë në Durrës
 ??  ?? Në foto: Ish- shkolla e Partisë në Durrës
Në foto: Ish- shkolla e Partisë në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania