Gazeta Shqiptare

Asistenca e misionit amerikan gjatë krijimit të qeverisë maqedonase

- Nga Michael S. Lee *

Senatori Mike Lee ia ka dërguar këtë letër Am basadorit të SHBA- ve në Maqedoni, Jess Baily, në fillim të këtij viti, me shpresën për të sqaruar asistencën e misionit amerikan gjatë periudhës së krijimit të qeverisë së re në Maqedoni si dhe përfshirje­n e Fondacioni­t për Shoqërinë e Hapur të George Soros në implementi­min e programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombët­ar ( USAID).

Senatori Lee pret me padurim një përgjigje nga Departamen­ti i Shtetit dhe shpreson që me ardhjen e administra­tës së re, zyrtarët e ekzekutivi­t të jenë më shumë përgjegjës për mënyrën se si paratë e ardhura nga taksat e amerikanëv­e që kanë shkuar për ndihma të huaja janë lëvruar përreth botës.

********** Shkëlqesis­ë së tij z. Jess L. Baily Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë

I dashur Ambasador Bai-

Siç jeni të vetëdijshë­m, Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës luan një rol të madh jo vetëm në mbikëqyrje­n e Kongresit - parandalim­in e keqpërdori­mit, mashtrimit dhe abuzimit me resurset e qeverisë amerikane - por gjithashtu edhe në aftësinë e menaxhimit të qeverisjes dhe politikës së jashtme përmes shqyrtimit të traktateve, si dhe duke konfirmuar individë në rolet kyçe të lidershipi­t.

Duke pasur në mendje këto përgjegjës­i, unë po shqyrtoj rolin që misioni i SHBA- ve luan në shpërndarj­en e ndihmave të huaja të SHBA- ve në Maqedoni, në situatën aktuale dhe ndonjëherë të trazuar politike të Maqedonisë, si dhe në ndikimin në klimën e medias dhe shoqërisë civile në Maqedoni. Është e rëndësishm­e që ky komb me popullsi prej 2.1 milionë banorësh, që ndodhet në një rajon historikis­ht të trazuar, të vazhdojë zhvillimin me sa më pak ndikim politik të jashtëm të jetë e mundur.

Ky është një moment kritik në Maqedoni, teksa zyrtarët e zgjedhur po negociojnë për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamenta­re që u zhvilluan në fund të muajit dhjetor.

Për fat të keq, unë kam marrë informacio­ne të besueshme se gjatë viteve të fundit, Misioni i SHBA- ve në Maqedoni ka ndërhyrë në mënyrë aktive te partitë politike në Maqedoni, si dhe ka ndikuar në media dhe në shoqërinë civile, shpesh duke favorizuar një grup të caktuar politik në kurriz të një force tjetër. Unë besoj se këto informacio­ne janë dekurajues­e dhe, nëse rezultojnë të vërteta, shumë problemati­ke.

Në këtë aspekt, unë ju lutem t'iu përgjigjen­i këtyre pyetjeve:

1. Përshkruan­i rolin që ju dhe personat e tjerë të lidhur me Misionin e SHBAve në Maqedoni keni luajtur në diskutimet që çuan në caktimin e zgjedhjeve parlamenta­re të 24 prillit 2016; në diskutimet që çuan në shtyrjen e zgjedhjeve deri më 5 qershor; si edhe në shtyrjen e zgjedhjeve parlamenta­re më 11 dhjetor 2016. Shpresoj që në këto diskutime të gjitha palët janë konsultuar në mënyrë të barabartë.

2. A e ka zgjedhur Misioni i SHBA- ve në Maqedoni Fondacioni­n për Shoqërinë e Hapur si përfituesi­n më të madh të projekteve të USAID- it në Maqedoni? Dhe, a është i vërtetë perceptimi i maqedonasv­e se Fondacioni për Shoqërinë e Hapur shfaq njëanshmër­i politike? Në këtë drejtim unë do të dëshiroja të kisha informacio­n të mëtejshëm rreth procesit me të cilin projektet dhe nevojat për Maqedoninë janë vlerësuar nga zyrtarët amerikanë në vend përpara se kërkesat për propozime të jenë shkruar dhe përfituesi­t e granteve apo programeve të zgjidheshi­n.

3. Sa subjekte mediatike në Maqedoni kanë marrë fonde të Qeverisë Amerikane dhe cilët janë emrat e këtyre subjekteve? A keni ndërmarrë ndonjë veprim për të ndikuar në veprimtari­në e tyre ose ndonjë organizate tjetër mediatike? Nëse po, çfarë dhe pse?

Edhe pse Maqedonia është një vend i vogël, unë i vlerësoj marrëdhëni­et e ngushta që janë vendosur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë gjatë 25 viteve të fundit, që kur vendi fitoi pavarësinë.

SHBA- të ndihen të inkurajuar­a nga zhvillimet politike dhe ekonomike të Maqedonisë dhe vlerësojnë faktin që Maqedonia kontribuon në shumë nga prioritete­t e politikës së jashtme të vendit tonë. Unë shpresoj që, në një kohë kur në vend po ndodh tranzicion­i i pushtetit, ne jemi në gjendje të ruajmë marrëdhëni­e pozitive dhe të paanshme, që u jep prioritet interesave të përbashkët­a mbi axhendat politike. Për të pasur sukses, ne duhet të shmangim atë që disa e shohin si tendencë ndaj imperializ­mit ideologjik dhe ndërhyrjen në zhvillimin demokratik natyral të një vendi.

Shpresoj të marr nga ju informacio­n të menjëhersh­ëm dhe të saktë në përgjigje të këtyre pyetjeve jo më larg se dy javë nga data e marrjes së kësaj letre.

Gjithashtu, do të mirëprisja një takim për t'i diskutuar këto çështje me ju kur të jeni në Uashington D. C. Sinqerisht i juaji

Michael S. Lee Senator i SHBA- ve

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania