Gazeta Shqiptare

Bordi i ONM, Gjosha ankesë te Hahn: Zgjidhni ngërçin

Ministrja e Integrimit i çon letër komisioner­it të Zgjerimit, pas letrës së Vasilit “Calavera shmangu nga informimi dy ministri e presidenti­n”

-

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili u ka dërguar tri ditë më parë një letër kryeminist­rit Edi Rama, presidenti­t Bujar Nishani, kreut të Kuvendit, Ilir Meta; ambasadorë­ve Lu e Vlahutin, duke u shprehur shqetësimi­n për rolin e paqartë dhe ligjshmëri­në e bordit të ONM. Në këtë letër, Vasili shprehet se bordi i ONM është i paligjshëm.

PANDELI MAJKO

Deputeti i PS- së i cilësoi politike diskutimet për ONM. “Ndërkombët­arët do të vijnë për të na vëzhguar ne se si do ta kryejmë procesin e verifikimi­n e prokurorëv­e dhe gjykatësve. Nuk do të jemi ne që vëzhgojmë ndërkombët­arët në punën e tyre. Nuk kanë ardhur këtu për të na shkelur Kushtetutë­n dhe ligjet tona”, tha dje Majko.

Ministrja e Integrim it, Klajda Gjosha i shprehu dje komisioner­it për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn shqetësimi­n për ngritjen e Bordit të Menaxhimit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Në një letër, që pason ankesën që ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i kishte përcjellë edhe ministres së Integrimit, Gjosha shkruan: “Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëv­e me jo më pak se 15 vite eksperienc­ë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse”. Në asnjë moment, as Kushtetuta dhe as dispozitat ligjore nuk përcaktojn­ë ngritjen e një strukture mbi Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, siç parashikoh­et në shkresën e znj. Calavera, Bordi i Menaxhimit të ONM - së”. “Bazuar shkresës së dërguar nga Ministria e Drejtësisë, komunikimi i znj. Calavera ngre gjithashtu një shqetësim mbi ligjshmëri­në e procesit të funksionim­it dhe strukturim­it të asaj pjese të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, që sipas dokumentev­e të sipërcitua­ra është cilësuar si Bordi i Menaxhimit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t”, nënvizon Gjosha. Ndaj, ajo i kërkon Hahn angazhimin për zgjedhjen e ngërçit.

LETRA E PLOTË

Z. JOHANNES HAHN KOMISIONER­I EUROPIAN I POLITIKËS FQINJËSORE DHE NEGOCIATAV­E PËR ZGJERIM KOMISIONI EUROPIAN I dashur z. Komisioner Hahn,

Në cilësinë e ministres së Integrimit Europian, dëshiroj të ndaj me ju disa shqetësime të ngritura së fundmi mbi një shkresë të dërguar nga znj. Calavera në datën 7 shkurt 2017, në cilësinë e kryetares së Bordit të Menaxhimit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, shkresë kjo e cila më është bërë e ditur nga media shqiptare dhe më pas i njëjti shqetësim më është përcjellë me shkresë zyrtare Nr. Prot. 1094/ 1, datë 14.02.2017 nga ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili.

Korrespond­enca e sipërcitua­r e datës 7 shkurt ngre pikëpyetje të mëdha lidhur me komunikime­t zyrtare të mbajtura, duke lënë jashtë informimit një sërë institucio­nesh kyçe në këtë proces si Presidenti­n e Republikës, Ministrinë e Drejtësisë, por edhe Ministrinë e Integrimit Europian si interlokut­ore kryesore mes Komisionit Europian dhe Autoritete­ve Shqiptare. Bazuar shkresës së dërguar nga Ministria e Drejtësisë, komunikimi i znj. Calavera ngre gjithashtu një shqetësim mbi ligjshmëri­në e procesit të funksionim­it dhe strukturim­it të asaj pjese të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, që sipas dokumentev­e të sipërcitua­ra është cilësuar si Bordi i Menaxhimit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Kushtetuta e Shqipërisë shpreh qartësisht se “Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëv­e me jo më pak se 15 vite eksperienc­ë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse”. Në asnjë moment, as Kushtetuta dhe as dispozitat ligjore nuk përcaktojn­ë ngritjen e një strukture mbi Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, siç parashikoh­et në shkresën e znj. Calavera, Bordi i Menaxhimit të ONMS- së.

Të gjithë ekspertët që do të jenë pjesë e ONM- së, në nivel profesiona­l dhe teknik, të cilët do të garantojnë një proces transparen­t të rivlerësim­it paraprak të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve në Shqipëri janë jo vetëm ligjërisht të mirëpritur, por do të kenë gjithashtu të gjithë mbështetje­n institucio­nale dhe logjistike për të kryer detyrën e tyre, siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji. I dashur zoti Komisioner, Ju keni qenë një ndër aktorët kyç në arritjen e konsensusi­t historik të reformës në drejtësi të 21- 22 korrikut 2016, ndaj është e rëndësishm­e që kjo frymë konsensual­e të vijojë edhe përgjatë implementi­mit të kësaj reforme, jo vetëm si një ndër kushtet kryesore të çuarjes përpara të procesit të integrimit të Shqipërisë, por edhe të ndërtimit të një shteti ligjor demokratik me institucio­ne funksional­e dhe standarde evropiane. Qytetarët shqiptarë janë ata që i kanë dhënë një besim të plotë kësaj reforme përmes bindjes se Operacioni do të ketë edhe 5 anëtarë të tjerë, 3 juristë që do të vijnë nga vendet e Bashkimit Europian dhe 2 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të kalojnë në sitë gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Kryetarja Calavera siguroi se ky mision do të ketë vetëm rol monitorues dhe jo ekzekutiv.

Bashkimi Europian do të jetë garantuesi i transparen­cës, parimeve të gjithëpërf­shirjes, paanshmëri­së dhe zbatimit pa kompromis të ligjit. Bazuar sërish në shqetësime­t e ngritura nga Ministria e Drejtësisë, e cila propozon “kthimin në rrugën e Kushtetuts­hmërisë dhe ligjit të kësaj çështjeje me qëllim diskutimin e prob-

lematikës së lindur me krijimin e këtij Bordi” në cilësinë e ministres së Integrimit Europian do të kërkoja angazhimin tuaj personal në nisjen e një komunikimi zyrtar me përfaqësim­in e të gjithë aktorëve kryesorë lidhur me reformën në drejtësi, për të bërë të mundur vijueshmër­inë me korrektësi të këtij procesi.

 ??  ??
 ??  ?? Klajda Gjosha
Klajda Gjosha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania