Gazeta Shqiptare

“Do të falen kamatat për 68 mijë abonentë”

Gjiknuri: Energjia 2016/ Ulen humbjet, rriten arkëtimet dhe reduktohet stoku i borxhit OSHEE, niveli i humbjeve në rrjet në minimum historik, 28%

- Ornela Manjani

Abonentëve të OSHEEsë që kishin detyrime të prapambetu­ra për faturat e energjisë elektrike u janë falur 147 milionë dollarë brenda dy viteve. Kanë përfituar zerim të kamatave 332.000 abonentë dhe mund të përfitojnë edhe 68.000 mijë të tjerë deri në muajin maj. Shifrat u bënë të ditura nga ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri. “Referuar përfituesv­e të skemave lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetu­ra, deri më tani kanë përfituar 332.000 abonentë nga reduktimi deri në zerim të plotë të kamatëvone­sës. Vlera e përfituar prej tyre deri më tani është 147 milionë USD për periudhën 2014- 2016. Deri në qershor 2017 pritet të përfitojnë edhe 68.000 abonentë, duke e çuar shumën totale të detyrimeve të falura në 230 milionë USD”, - tha ministri. Për t’u bërë pjesë e skemës abonentët duhet të paguajnë për gjashtë muaj radhazi të

gjitha detyrimet sipas kontratës që kanë lidhur me OSHEE- në.

BILANCI

Ministri i Energjisë dhe

Industrisë, Damian Gjiknuri, bashkë me administra­torët e OSHEE- së, KESH- it dhe OST- së, realizuan një bashkëbise­dim me gazetarët Rezultati ekonomik vjetor për OSHEEnë u mbyll pozitiv, me 11.5 miliardë lekë; Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare me bilanc pozitiv vjetor prej 1.7 miliardë lekësh dhe Operatori i Sistemit të Transmetim­it 1 miliard lekë. “Referuar përfituesv­e të skemave lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetu­ra, deri më tani kanë përfituar 332.000 abonentë nga reduktimi deri në zerim të plotë të kamatëvone­sës. Vlera e përfituar prej tyre deri më tani është 147 milionë USD për periudhën 2014- 2016. Deri në qershor 2017 pritet të përfitojnë edhe 68.000 abonentë, duke e çuar shumën totale të detyrimeve të falura në 230 milionë USD.”

referuar treguesve të sektorit elektro- energjetik për vitin 2016. Ministri Gjiknuri deklaroi se raportet e fundit të institucio­neve prestigjio­ze ndërkombët­are, si Fondi Monetar Ndërkombët­ar, Banka Botërore apo agjenci të njohura si “Standart & Poor’s” dhe “Moody’s”, e kanë konsiderua­r reformën në sektorin elektro- energjetik shumë të suksesshme. “Hapat e ndërmarrë kanë krijuar një efekt pozitiv në financat publike, duke e çliruar buxhetin e shtetit nga barra e rëndë e këtij sektori që rrezikonte të fundoste financat publike. Vetëm gjatë tri viteve të fundit janë paguar 23 miliardë lekë në tatim- taksa si kontribut direkt në buxhetin e shtetit. Ndërkaq, 135 milionë euro është efekti pozitiv indirekt në buxhet përmes reduktimit të mbështetje­s buxhetore për sektorin dhe çlirimin e garancive sovrane në 2013- 2017”, - u shpreh Gjiknuri. Sipas tij, në 2016- ën niveli i humbjeve u reduktua në shifrën rekord prej 28.04%, ndërsa në vitin 2013 u gjet jo pak por 45%. Operatori i Shpërndarj­es arkëtoi për vitet 2015- 2016 shumën totale prej 126 miliardë lekësh, ndërsa tri vite më parë mblidheshi­n vetëm 38,3 miliardë. Arkëtimi i faturave korente, nga 66.7% që ishte në 2013- ën, vitin e fundit u arrit në 86.6%. Totali i arkëtimeve për vitin 2016, përfshirë edhe kamatat, arrin në 93.8%. Rezultati ekonomik vjetor për OSHEEnë u mbyll pozitiv, me 11.5 miliardë lekë; Korporata Elektroene­rgjetike Shqiptare me bilanc pozitiv vjetor prej 1.7 miliardë lekësh dhe Operatori i Sistemit të Transmetim­it 1 miliard lekë.

ENERGJIA

Në tri vitet e fundit, KESH, OST dhe OSHEE kanë investuar në sektor një shumë prej 45.6 miliardë lekësh, ndërsa për vitin 2017 plani i investimit arrin në 24 miliardë lekë. Detyrimet e të tretëve ndaj OSHEE- së, pra rikuperimi i gjendjes së debisë, përfshirë kamatat, ka ardhur në rënie. Nëse në vitin 2013 ato ishin 117.8 miliardë lekë, në vitin e fundit u mbyllën me 105.2 miliardë lekë. Borxhi i OSHEE- së ndaj KESH, OST dhe palëve të tjera, nga 99.9 miliardë lekë që ishte në vitin 2013 është ulur tashmë në 93.6 miliardë lekë.

 ??  ?? Ministri Damian Gjiknuri në analizën e OSHE
Ministri Damian Gjiknuri në analizën e OSHE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania