Gazeta Shqiptare

Nga marsi, qytetarët do paguajnë 5 lekë për çdo qese nëpër supermarke­te

Veliaj: Janë zëvendësua­r 1.700 kapakë pusetash

-

Qytetarët

do të duhet të paguajnë për çdo qese që do të marrin në market. Kryebashki­aku Erion Veliaj e bëri të ditur gjatë analizës vjetore të punës së Ndërmarrje­s Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit, ku sqaroi se, duke filluar nga ky vit, do të bëjë të detyrueshm­e pagesën prej 5 lekësh për çdo qese që merret në supermarke­t në mënyrë që të ndërgjegjë­sojë qytetarët që t'i përdorin ato sa më pak. "Po bëjmë një marrëveshj­e me supermarke­tet, që duke filluar nga kjo pranverë qeset në Tiranë të bëhen me pagesë simbolike. Besoj se i kemi të gjitha shanset të kemi të njëjtin rezultat në Tiranë, jo për 5- lekëshin e qeseve, por për t'u dhënë njerëzve një dekurajim nga përdorimi i panevojshë­m i tyre. Sot jemi vendi që përdor më shumë qese për frymë në Europë", - theksoi kryetari i bash- kisë. Veliaj bëri të ditur se ndryshimi që po ndodh në Tiranë vjen edhe si pasojë e punës së Ndërmarrje­s Nr. 2, e cila është e prekshme çdo ditë. Ai theksoi se një vëmendje e veçantë do të vazhdojë t'i kushtohet rikonstruk­sionit të trotuareve si dhe korsive të dedikuara, ku pritet të shtohen 10 të tjera korsi të dedikuara për biçikleta dhe për autobusët. Ndër të tjera, Veliaj vuri në dukje punën e kryer nga punonjësit e Ndërmarrje­s Nr. 2 për zëvendësim­in e pusetave të cilat vidheshin për skrap, duke u kthyer në një shqetësim real për banorët dhe shoferët e makinave. "Kemi zëvendësua­r 1.700 puseta me kompozim plastikë- beton. Një produkt, i cili sigurisht që kushton, por nuk ka vlerë të rishitet po të vidhet sepse nuk riciklohet", - u shpreh Veliaj.

 ??  ?? Erion Veliaj gjatë analizës vjetore të punës së Ndërmarrje­s Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit
Erion Veliaj gjatë analizës vjetore të punës së Ndërmarrje­s Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania