Gazeta Shqiptare

Shtohen vjedhjet në Fushë- Arrëz, banorët: Jetojmë çdo ditë me frikë

"Hajdutët nuk kursejnë as drejtuesit vendorë, ministri Tahiri të marrë masa" "Qyteti, vend për policët e ' dënuar' që nuk kryejnë detyrën"

-

Shtimi i numrit të vjedhjeve të banesave, dyqaneve dhe automjetev­e është kthyer në makth për banorët e qytetit të FushëArrëz­it. Ata deklaruan dje se jetojnë me frikë, pasi që nga fillimi i këtij viti bastisjet janë kthyer në fenomen, ndërsa nuk merren masa për të rikthyer rendin dhe sigurinë në qytet. Ende pa u zbuluar vjedhja e automjetit të kreut të Tatim- Taksave dhe thyerja e disa banesave e një servisi celularësh pak ditë më parë, së fundmi janë vjedhur dy automjete të shtrenjta. Pre e keqbërësve u bë edhe makina e nënkryetar­it të bashkisë, Ndue Doda. Mësohet se mbrëmjen e së mërkurës, hajdutët në pamundësi për të lëvizur automjetin në pronësi të Dodës kanë marrë disa pjesë të tij. Të indinjuar nga një situatë e tillë, banorët u shprehën dje për "Gazeta Shqiptare" se policia nuk po e kryen detyrën e saj. Sipas tyre, Fushë- Arrëzi është kthyer në një qytet për "dënime" policësh, të cilët janë transferua­r atje nga Shkodra, Tirana dhe zona të tjera të vendit. "Efektivët e emëruar në qytetin tonë jo vetëm që nuk e njohin terrenin, por shpesh dhe nuk duan t'ia dinë se çfarë po ndodh këtu", thanë banorët. Ndërsa, u shprehën se "janë vjedhur disa banesa, u thye dyqani i celularëve në mes të qytetit, po vidhen makina herë pas here dhe sërish nuk dihet se çfarë po ndodh". Gjon Zeka, një nga banorët e vjetër të Fushë- Arrëzit pohoi se në qytetin ish- industrial po mbizotëroj­në frika dhe pasiguria. "Për mua ka diçka që nuk shkon me rendin dhe sig- urinë publike", - tha intelektua­li i njohur. Ai i bëri apel ministrit të Brendshëm të vërë dorë ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në qytetin e vogël verior. Ndërsa, u shpreh se jeta e banorëve të FushëArrëz­it është e vlefshme si dhe jeta e qytetarëve të tjerë të ven- dit tonë. Sose Lusha tregoi se si pak ditë më parë iu vodh banesa. "Për çdo ditë jetoj me ankth e frikë nga ajo çfarë po ndodh në qytet. Unë isha në Zvicër te fëmijët kur më njoftuan se banesa ime ishte vjedhur. Kaq të sigurt kanë vepruar keqbërësit, sa kanë pasur kohën e mjaftueshm­e për të hipur në çati e prej andej të futen në apartament­in tim, që ndodhet në katin e tretë. Unë jam e vjetër dhe ndihem shumë e pasigurt nga bastisjet masive që po kryhen në qytet. S'ka ndodhur më parë një gjë e tillë", - tha e moshuara. Gjithashtu, banorët e Fushë- Arrëzit deklaruan se Policia e Shtetit nuk ka përcjellë një njoftim zyrtar rreth asaj çfarë po ndodh në këtë qytet dhe se ndihen të fyer, pasi një nga makinat e shtrenjta që u vodh tri net më parë i përkiste një mysafiri që kishte shkuar tek të afërmit në Fushë- Arrëz. Bastisjet në Fushë- Arrëz u rikthyen pas Vitit të Ri, kur u vodh automjeti tip "Benz" në pronësi të kreut të Tatimeve në bashki, Klement Sylaj. Ndërsa, rasti i fundit ishte tentativa për të vjedhur makinën tip "Benz C Klas" të nënkryetar­it të bashkisë, Ndue Doda.

 ??  ?? Nënkryetar­i i bashkisë, Ndue Doda me ekspertin e policisë në vendin ku u tentua të vidhej makina
Nënkryetar­i i bashkisë, Ndue Doda me ekspertin e policisë në vendin ku u tentua të vidhej makina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania