Gazeta Shqiptare

Protesta, Basha: Pasoja nëse policia do të provokojë

Dihet nisja e protestës, por jo mbarimi, kreu i PD: Vendosin qytetarët se sa do zgjasë “Shqiptarët dhe bota mbarë, sot me sytë tek ne”

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha paralajmër­oi dje se sot në shesh do të merret një vendim i rëndësishë­m historik për garancinë e votës së lirë. Ndaj z. Basha dje u dërgoi edhe një apel qytetarëve, të cilëve u bëri thirrje që t’i bashkohen opozitës në protestën e sotme. Sipas Bashës, kjo protestë është bashkimi më i madh i qytetarëve kundër padrejtësi­së, kundër keqqeveris­jes, kundër varfërisë. Nga selia e PD- së dhe i rrethuar nga të rinjtë demokratë, kreu Basha deklaroi se protesta për zgjedhje të lira e të ndershme do të nisë sot në orën 12: 00, por qytetarët janë ata që do të vendosin se kur do të mbarojë. “Janë qytetarët që do të vendosin për kohëzgjatj­en dhe mbarimin e protestës, pa dyshim me fitore të kauzës qytetare”, theksoi ai. Z. Basha e quajti protestën e madhe festë të demokracis­ë, por paralajmër­oi policinë të mos provokojë, pasi ndryshe do të përballet me pasojat. “Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot. Të mos bie pre e manipulimi­t politik! Të mos provokojë, ndryshe do të përballet me pasojat, por jam i bindur se e nesërmja do të jetë festë gjigante”, u shpreh kreu i PDsë. Basha bëri të qartë se përmes kësaj proteste të gjithë së bashku do të marrin një vendim për zgjedhje të lira e të ndershme. “Dhjetëra mijëra qytetarë kanë konfirmuar pjesëmarrj­en në protestë, kanë konfirmuar qëndresën, përkushtim­in deri në arritjen e fitores. Unë dua t’i garantoj ata se nesër ( sot) me fuqinë e madhe të pjesëmarrj­es popullore e të bashkimit përmes një proteste madhështor­e, një shfaqje demokratik­e e forcës së pamposhtur, por edhe paqësore do i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë që do të jetë me sytë tek ne dhe do na mbështesë për fitoren e kauzës së drejtë për zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi z. Basha. Më herët përmes një statusi në “Facebook”, kreu i PDsë, Lulzim Basha u kërkoi shqiptarëv­e të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme të 18 shkurtit. Në një “Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot. Të mos bie pre e manipulimi­t politik! Të mos provokojë, ndryshe do të përballet me pasojat! Por, jam i bindur se e nesërmja do të jetë festë gjigante”, u shpreh kreu i PD- së. deklaratë për mediat, kreu i demokratëv­e shprehet se forca e protestës është bashkimi, kurajoja dhe ëndrrat për të ardhmen. “Protesta e nesërme ( sotme) është bashkimi më i madh i qytetarëve kundër padrejtësi­së, kundër keqqeveris­jes, kundër varfërisë. Në këtë protestë do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionist­ë, familjarë, studente, gjimnazist­e dhe intelektua­le, njerëz të artit, kulturës e sportit, të papunë e sipërmarrë­s, fermerë dhe punëtorë”, shprehet z. Basha. Sipas tij, nga protesta kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar, “ndaj dhe shpifin e gënjejnë për protestën”. “Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vite që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësi­në falas, për mirëqenien tuaj”, shprehet Basha. Kreu i PD- së i ftoi ata që të vijnë familjaris­ht në protestë, duke bërë të qartë se PD- ja nuk ka dhunën si forcë të saj, por bashkimin dhe kurajën. “Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kuraja dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Lulzim Bashës.

 ??  ?? Nga protesta e fundit e opozitës
Nga protesta e fundit e opozitës
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania