Gazeta Shqiptare

Veliaj: Aktet e vandalizmi­t do të paguhen si gjoba

Kryebashki­aku i Tiranës komenton protestën e PD

-

Kryebashki­aku

i Ti ranës, Erion Veliaj u bëri dje thirrje demokratëv­e që do të protestojn­ë sot të mos bëjnë pis kryeqyteti­n, por të sillen si njerëz të qytetëruar. “I kam dhënë leje Partisë Demokratik­e ta bëjë protestën, por vetëm një gjë i them: Mos na bëni pis Tiranën! Protestoni si njerëz të qytetëruar, pa akte vandalizmi. Mos këpusni asnjë lule, mos shqyeni asnjë gur dhe asgjë të kësaj natyre të shëmtuar. Është kapitull i mbyllur ai kur vijnë njerëzit me autobusë nga rrethet dhe shkatërroj­në Tiranën”, theksoi z. Veliaj. Kryebashki­aku i Tiranës tha se deri tani në Tiranë janë ndërtuar 9 kënde lojërash, por bashkia ka në plan ndërtimin e shumë të tjerëve, ndërkohë që është planifikua­r edhe ndërtimi i 10 km kushtuar korsive të biçikletav­e. “Të gjithë e patë se çfarë hoqëm për parkun e lojërave te liqeni. 78 protesta në 100 ditë për parkun e lojërave. Dhe ja ku jemi, sot ai park lodrash është hapësira

AMBASADA

Ambasada amerikane u kërkoi qytetarëve amerikanë të qëndrojnë larg zonave ku do të mbahet protesta e opozitës. Sipas saj, nuk ka njoftim për kërcënime specifike për shtetasit amerikanë, por se edhe pse protesta parashikoh­et të jetë paqësore, mund të kalojë në konfrontim­e.

më e populluar e qytetit. Jo vetëm që nuk u prenë pemë, por u shtuan. Kjo punë për shtimin e parqeve do të shkojë edhe në komuna jo vetëm brenda për brenda qytetit. Kemi parkun e Pezës, të Dajtit, parku i dytë i madh është ai i Yzberishit. Ndërtuam 9 kënde lojërash, por shumë të tjera janë në ndërtim e sipër. Ne inkurajojm­ë një stil jetese të shëndetshë­m. Këtë praktikë që filluam, me mbjelljen e pemëve, shpresoj ta kthejmë në praktikë të vazhdueshm­e duke mbjellë gjithnjë e më shumë. Unë besoj te shteti i fortë, jo te individët e fortë që zaptonin hapësirat publike. Hapësirat publike janë për njerëzit, për të moshuarit e për fëmijët. Njerëzit kanë nevojë të dalin, fëmijët të luajë, të moshuarit të luajnë domino, apo dhe një çift të puthet. Prandaj duhen parqet”, theksoi z. Veliaj.

 ??  ?? Erjon Veliaj
Erjon Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania