Gazeta Shqiptare

Protesta, skenari i PD- së për rrëzimin e qeverisë

Axhenda e 18 shkurtit, nga propozimi për zinxhirët deri tek “kyçja” zyrës së Ramës Porosia për deputetët dhe pyetësori i kryetarit për qytetarët

-

Kreu i PD- së njoftoi dje se: “Nga Kongresi i SHBA mua dhe të gjithë shqiptarëv­e na vjen mesazh përkrahjej­e përpara protestës nga kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, kongresmen­i Dana Rohrabache­r: I dashur Lulzim, ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetje­n tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore”, thuhet në mesazh.

Demokratët nga mbarë Shqipëria do të mblid hen sot në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë “Rama”. Pa një afat të caktuar, qytetarët nga mbarë vendi do të qëndrojnë gjatë në shesh me parullat dhe thirrjet për rrëzimin e qeverisë. Lidershipi i PD- së bashkë me aleatët kanë parapërgat­itur një skenar që nis nga selia e partisë për të marshuar përgjatë pedonales nga ku do të bashkohen me qytetarët e ardhur nga zonat e jugut dhe veriut të Shqipërisë përpara godinës së Ministrisë së Rendit. Në krye të tyre do të jetë kreu Lulzim Basha bashkë me të rinjtë. Që aty dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të vijojë marshimi i madh për të ndaluar gjatë para godinës qeveritare. Mësohet se të rinjtë i kanë propozuar z. Basha që të ngrenë çadrat përpara Kryeminist­risë, por sipas burimeve brenda PD- së mësohet se rreth këtij propozimi do të vendosin sot vetë qytetarët. Kjo për faktin se pas fjalimeve të qytetarëve të ndryshme do të jetë kryetari Basha, ai që do t’u drejtohet protestues­ve me disa pyetje: nëse duan apo jo rrëzimin e qeveri? Nëse do të vendosin sot apo ditët në vijim duke mos ndërprerë protestat? Nëse duhet të ngrenë çadrat para selisë së Kryeminist­risë etj.? “A do të largohemi nga ky shesh pa rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e kriminelëv­e”. Këto pyetje të z. Basha pritet të marrin përgjigjen e njëhershme të protestues­ve dhe në bazë të përgjigjes së tyre do të vendoset përfundimi­sht se çfarë do të ndodhë më tej. Një tjetër propozim vjen nga kreu i AKsë, Spahiu për të mbyllur me zinxhirë derën e zyrës së Kryeminist­rit. Axhenda e demokratëv­e është mjaft e ngjeshur, ndërkohë që deputetët në qarqe janë shpërndarë në zonat ku janë caktuar për të organizuar autobusët që do të sjellin protestues­it në Tiranë. Është parashikua­r një listë me 10 folës dhe mes tyre kryetari i PD- së. Mësohet se pjesë e diskutimev­e do të jenë artistë dhe njerëz të angazhuar në shoqërinë civile. I vetmi zë politik do të jetë kreu i PD- së, Lulzim Basha. Uniformat blu kishin caktuar orën 16: 00 si përfundimi­n e protestës, por mësohet se në kërkesën e saj drejtuar policisë, PD- ja e ka lënë të papërcaktu­ar orarin e përfundimi­t të tubimit. Por sot kryetari Basha do t’u kërkojë protestues­ve që të qëndrojnë sa më gjatë në shesh. Demokratët do të protestojn­ë para selisë qeveritare, por kryeminist­ri Edi Rama do e ndjekë nga Kosova protestën e opozitës para zyrës së tij. Kryeminist­ri do të vijojë qëndrimin në Kosovë dhe mbërritja pritet nesër rreth pasdites, ora 18: 00. Ndërkohë mbrëmë kreu i PD- së njoftoi se ka marrë një mesazh mbështetës nga SHBA. Ai zbardhi mesazhin: “Nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahjej­e përpara protestës së nesërme nga kryetari i Komisionit të Punëve të “Në protestë nuk do të marrin pjesë vetëm demokratë, por edhe qytetarë që thonë: Boll më! Do të nisë në orën 12: 00 e do të zgjasë deri në vullnetin e fundit të njerëzve”, tha zj. Duma në studion e “News 24”. Sipas saj, kushti parësor i opozitës në zgjedhje ishte votimi elektronik, pasi në këtë mënyrë sigurohesh­in zgjedhje të lira. Jashtme për Europën, kongresmen­i Dana Rohrabache­r: “I dashur Lulzim, ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetje­n tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore”. Z. Basha mblodhi dje aleatët për koordinimi­n e protestës, ndërkohë që fill pas tyre priti në zyrë edhe ish- liderin Sali Berisha. Edhe gjatë pasdites së djeshme, ai takoi drejtuesit lokalë për mbarëvajtj­en e protestës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania