Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Ka përpjekje për të tensionuar situatën parazgjedh­ore

LSI zgjedh drejtuesit për Tiranën, Braimllari kryetar, Bahri Shaqiri nënkryetar “Dekriminal­izimi, domosdoshm­ëri për standardin e zgjedhjeve”

- Darina Tanushi

Kryetari i LSI- së, Ilir Meta i cilësoi të rëndësishm­e zgjedhjet e 18 qershorit për partinë që ai drejton. Gjatë fjalës përshëndet­ëse që Meta mbajti gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSI- së për degën e Tiranës, u shpreh se ka tentativë për të tensionuar situatën parazgjedh­ore. Ndërkohë, KD i LSI- së për Tiranën zgjodhi dje kryetarin e saj, Endrit Braimllari. Kryetar i Komitetit Drejtues të LSI Tiranë u zgjodh Brunilda Paskali, ndërsa Ardit Çela, Bahri Shaqiri dhe Linda Karadaku u zgjodhën tre nënkryetar­ët e LSI Tiranë. Sekretari i ri Organizati­v i LSI, Tiranë, do të jetë Rigels Gjikdhima. Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi uroi të zgjedhurit, tha: “Përgatitje­t për 18 qershorin në të gjitha drejtimet si organizati­ve, ashtu edhe programore nuk duhet të na shpërqendr­ojnë nga angazhimi ynë për të mos humbur fokusin nga disa prej reformave më të domosdoshm­e që ka vendi dhe që kanë të bëjnë edhe me vetë klimën përpara zgjedhjeve. Sikurse është vazhdimi në mënyrë transparen­te të reformës në drejtësi, për zbatimin e saj, pasi është edhe një kërkesë dhe një kusht për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE. Por njëkohësis­ht është shumë e rëndësishm­e për të gjithë klimën politike parazgjedh­ore që të jetë sa më konstrukti­ve, sepse vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificial­isht situatën paraelekto­rale”. Meta theksoi se për të arritur standardet më të larta në zgjedhje, të gjithë aktorët politikë duhet të investohen fuqishëm në implemen- timin e plotë të dekriminal­izimit. “Padyshim vazhdimi i pandalshëm i procesit të dekriminal­izimit që është një tjetër detyrim, por edhe standard për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit dhe seriozitet­in e çdo force politike për të kontribuar për një nivel të lartë të integritet­it të përfaqësue­sve publikë të qytetarëve shqiptar”, - u shpreh Meta. “Në të gjitha këto aspekte, dua të shpreh edhe një herë angazhimin tonë si LSI për të gjeneruar gjithnjë një klimë sa më konstrukti­ve, sa më racionale, që ndihmon ecurinë e suksesshme të këtyre reformave që do të kenë një impakt afatgjatë për të ardhmen e vendit, stabilitet­in e tij, funksionim­in e institucio­neve e integrimin evropian dhe njëkohësis­ht dua të shpreh vendosmëri­në tonë për t’i shërbyer në radhë të parë standardit më të lartë të zgjedhjeve të ardhshme të 18 qershorit, sepse rezultati i këtij standardi, pra i një standardi të zgjedhjeve për vendin është më i rëndësishë­m se rezultati i çdo force politike të caktuar”, theksoi kreu i LSI- së. Z. Meta theksoi në mbledhjen e KD- së së Tiranës se shumë shpejt do të nisë puna për hartimin e programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Jam i bindur që dega e Tiranës do të jetë në krye të rezultatit jo vetëm të zgjedhjeve të 18 qershorit, por edhe të gjithë performanc­ës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin si një shembull i një force të emancipuar, të përgjegjsh­me, e cila gjithnjë vë interesat e vendit dhe të qytetarëve, vë interesin kombëtar dhe interesin publik mbi çdo interes tjetër afatshkurt­ër apo të ngushtë”, tha Meta. Ai përfitoi nga prania në Konventë për të uruar edhe pavarësinë e Kosovës.

 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta
 ??  ?? Punimet e Kuvendit të Shqipërisë
Punimet e Kuvendit të Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania