Gazeta Shqiptare

ONM, Bushati: Nuk jam dakord me nostalgjik­ët e filmave me diversantë

Ministri i PS u përgjigjet aleatëve

-

Ministri

i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati e cilë soi të pavend letrën që ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i dërgoi komisioner­it Johannes Hahn për çështjen e ONM- së, por edhe shqetësime­t e Vasilit. Gjatë një bisede në Universite­tin e Shkodrës, Bushati u shpreh: “Nuk ka zhvillim ekonomik të qëndrueshë­m pa mburojën e së drejtës. Prandaj nuk bie dakord me nostalgjik­ët e filmave me diversantë, që kërkojnë ta portretizo­jnë këtë reformë si ndërhyrje e të huajve në punët tona, apo si cenim sovranitet­i. Sepse besoj fuqimisht që kjo reformë është konkretizi­m i ndërgjegje­s kolektive, e cila kërkon dhe mirëpret ndryshim”. I pyetur për letrën e Gjoshës, Bushati u përgjigj: “Ne kemi nevojë për më shumë drejtësi dhe për ndihmën dhe ekspertizë­n ndërkombët­are, e cila në këtë proces është e paçmueshme, sepse siç edhe mund të keni vënë re, ka një kalcifikim të interesave në sistemin e drejtësisë. Ka një humbje besimi të opinionit publik për çka ngjet dhe për fat të keq për herë të parë pas kaq e kaq shumë vitesh ka edhe një kapadaillë­k ndaj partnerëve tanë strategjik­ë. Mendoj që për asnjë moment ne s’duhet ta humbin busullën tonë orientuese, sepse shqiptarët gjatë këtyre 27 viteve kanë qenë në anën e drejtë të historisë dhe kjo reformë për mua është konkretizi­m i ndërgjegje­s kolektive që kërkon ndryshim në këtë fushë, ndryshim i cili në gjykimin tim do të ketë pasoja pozitive edhe për skenën politike, edhe për skenën mediatike, edhe për biznesin”, deklaroi Bushati.

 ??  ?? Ministri Ditmir Bushati
Ministri Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania