Gazeta Shqiptare

Llalla: Procesi transparen­t, çojeni në Kushtetues­e

Lista e kandidatëv­e të KED, kryeprokur­ori i përgjigjet me letër kryetarit të Komisionit të Ligjeve “Prokuroria e Përgjithsh­me zbatoi rigorozish­t ligjin”

- Darina Tanushi

Prokurori i Përgjiths hëm, Adriatik Llalla i dërgoi dje një letër Presidenti­t të Republikës, Bujar Nishani; kreut të Kuvendit, Ilir Meta e për dijeni edhe kreut të Komisionit parlamenta­r të Ligjeve, Fatmir Xhafaj për të shpjeguar mënyrën e përzgjedhj­es së kandidatëv­e për Këshillin e Emërimeve në Drejtësisë. Pak ditë më parë, kreu i Ligjeve, Xhafaj tha se kjo përzgjedhj­e nga ana e Prokuroris­ë dhe KLD- së kishte shmangur mjaft kandidatë nga gara, ndërkohë që ky ishte një kriter për një moment të dytë dhe jo për atë që Xhafaj e quan “Këshilli i Përkohshëm”. Në letrën e djeshme, kryeprokur­ori Adriatik Lalla shprehet: “Prokuroria e Përgjithsh­me ka zbatuar rigorozish­t kuadrin kushtetues e ligjor për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe transparen­t”. Duke cituar nenin 221, të ligjit nr. 115/ 2016, ‘ Për Organet e qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë’”, Llalla thekson se, “në zbatim të kësaj dispozite ligjore janë verifikuar rast pas rasti të gjithë kandidatur­at që plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Prokuroria e Përgjithsh­me dhe Prokurorit­ë e Apeleve. I gjithë informacio­ni i disponuar lidhur me kandidatët është vënë në dispozicio­n Kuvendit të Shqipërisë. Megjithëse vlerësojmë se diskutimi mbi procedurat e përzgjedhj­es së kandidatëv­e për anëtarë të KED përbën një çështje të sqaruar për institucio­net dhe opinionin publik, duam të sjellim në vëmendjen tuaj disa momente të rëndësishm­e që organi i Prokuroris­ë ka pasur në konsiderat­ë gjatë këtij procesi”, e nis letrën e tij Llalla. “Me hyrjen në fuqi të ligjit ‘ Për disa shtesa e ndryshime në ligjin ‘ Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar’, Presidenti i Republikës filloi procedurat për përzgjedhj­en me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, citohet letra. Përmes një shkrese, siç njofton prokurori, sekretari i përgjithsh­ëm i Presidencë­s i është drejtuar zyrës së Prokurorit të Përgjithsh­ëm duke kërkuar informacio­n mbi listën e prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Përgjithsh­ëm dhe prokuroriv­e të apeleve, ndaj të cilëve nuk ishte dhënë masë disiplinor­e. Më tej, prokurori njofton në letër se Prokuroria e Përgjithsh­me ka përcjellë pranë zyrës së Presidenti­t të Republikës që në 5 gusht të 2016, listën emërore të prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe të prokuroriv­e të apeleve, ku evidentohe­n vetëm dy emra prokurorës­h, që nuk ishin përfshirë në listë për shkak se ndaj tyre ishte marrë më parë masë disiplinor­e. Siç është bërë publike - vijon letra - ky proces u ndërpre nga ana e presidenti­t për shkak se nuk ishte miratuar ligji i posaçëm, ku do të parashikoh­eshin kriteret ligjore që duhet të plotësonin kandidatët”. Prokurori bën të ditur se më 16 gusht po të 2016- ës, pas disa tryezash konsultimi me faktorin politik, organizmat ndërkombët­arë dhe të shoqërisë civile, Presidenti i Republikës vlerësoi se “ndodhemi në rastin e rezervës ligjore absolute, ku norma kushtetues­e ia rezervon vetëm ligjit rregullimi­n e kritereve të tjera për shkallën e kualifikim­it të kandidatëv­e, të cilët do t’i nënsh- trohen shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”. Ndaj - shprehet prokurori - u pranua nga të gjithë që procesi nuk mund të zhvillohej pa miratimin në ligj të kritereve që duhet të përmbushni­n kandidatët. E pas renditjes së të gjitha kritereve të përcaktuar­a në ligj, Llalla shkruan: “Bazuar sa më sipër, Prokuroria e Përgjithsh­me ka zbatu- ar rigorozish­t kuadrin kushtetues e ligjor në zhvillimin e një procesi të drejtë e transparen­t. Megjithatë, çdo interpreti­m dhe vlerësim mbi kushtetuts­hmërinë e procedurav­e të përzgjedhj­es së kandidatëv­e të KED nga prokurori i përgjithsh­ëm mund të jetë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetues­e”, përfundon Llalla. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, nëpërmjet një memoje dërguar krerëve të institucio­neve të drejtësisë dhe të shtetit deklaroi se kandidatët e përzgjedhu­r nga kryeprokur­ori Adriatik Llalla si dhe nga sekretari i Përgjithsh­ëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimet në KED janë në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe ligjin përkatës.

 ??  ?? Kryeprokur­ori Adriatik Lalla
Kryeprokur­ori Adriatik Lalla
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania