Gazeta Shqiptare

KLD sqaron Xhafajn: Lista e KED, sipas ligjit

Sekretari i përgjithsh­ëm: Po shtrembëro­ni emrat e institucio­neve të reja

-

Këshilli

i Lartë i Drejtësisë deklaroi dje se në punën e tij për zgjedhjen e kandidatëv­e për Këshillin e Emërimeve ka ndjekur rrugën e ligjit dhe ka pasur transparen­cë të plotë. Në një letër të sekretarit të përgjithsh­ëm të KLD- së, Pjerin Prendi, dërguar Presidenti­t të Republikës, Bujar Nishani dhe për dijeni kreut të Kuvendit, Ilir Meta e kreut të Komisionit parlamenta­r të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, KLD sqaron pretendime­t e Xhafajt në letrën e pak ditëve më parë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kujton se presidenti e shtyu shortin për KED- në në konsultim me partitë politike, për shkak të mungesës së ligjit. “Në këto takime u deklarua se përfaqësue­sit e grupeve parlamenta­re i kërkuan presidenti­t që shorti të hidhej pas miratimit të ligjit, i cili do të përcaktont­e kritere më të detajuara për kandidatët e KED- së. Në atë kohë nuk rezulton të ketë pasur asnjë qëndrim tjetër nga zoti Xhafaj”, ka deklaruar KLD. Sipas KLD- së, lista është hartuar me transparen­cë të plotë dhe për 128 gjyqtarë janë evidentuar të gjitha të dhënat personale. “Duke marrë në konsiderat­ë kriteret e përcaktuar­a në pikën 2, të nenit 221 të ligjit ‘ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’ u konstatua se nga lista me 128 gjyqtarë që kanë organikat e gjykatave të apelit dhe të gjykatave administra­tive në Republikën e Shqipërisë, vetëm 28 gjyqtarë plotësonin kriteret për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Lista me 28 gjyqtarë, të cilët i plotësonin kriteret i është dërguar Kuvendit nga sekretari i përgjithsh­ëm i KLD- së”, thuhet në letrën e këtij institucio­ni. Më tej, letra vijon: “Përpos kësaj liste, me të njëjtën shkresë, nr. 152/ 1, prot. datë 18.01.2017 i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë me një transparen­cë të plotë edhe lista analitike, e cila përmban informacio­n të detajuar në formë tabelore, ku janë evidentuar të dhënat e 128 gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe gjykatave administra­tive, të dhëna këto në raport me plotësimin ose jo nga ana e tyre të kritereve të ligjit për të qenë anëtarë të KED”. Në letër sqarohet se pas dërgimit të këtij informacio­ni, sekretari i përgjithsh­ëm i Kuvendit ka kërkuar sqarim lidhur me listat e kandidatëv­e. Brenda së njëjtës ditë - vijon letra e KLD- së - nga kërkesa e bërë i është kthyer përgjigje. Më tej, në këtë letër sekretari i përgjithsh­ëm i KLD- së sqaron deklaratat e kreut të ‘ Ligjeve’ në Kuvend, Fatmir Xhafaj. Prendi shprehet se, “Kushtetuta nuk ka parashikua­r në asnjë nen të saj ndonjë ‘ Këshill të Përkohshëm’, por vetëm Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ndryshimi deri në shtrembëri­m i termave të institucio­neve të reja kushtetues­e siç në rastin e mësipërm me ‘ këshill të Përkohshëm’ apo emërimi me terma të rinj, të papërcaktu­ara në Kushtetutë apo në ligj konsideroh­et si veprim aspak i bazuar apo për më tepër në frymën e Kushtetutë­s. Në asnjë dispozitë kushtetues­e, në cilësinë e sekretarit të përgjithsh­ëm nuk është përcaktuar tagri apo e drejta të bëjë interpreti­min e Kushtetutë­s apo ligjeve, apo për më tepër të hamendësoj­ë se çka dashur apo çka pasur në mendje legjislato­ri, por vetëm detyrimi për të qëndruar strik dhe në mënyrë rigoroze Kushtetutë­s dhe ligjit, ashtu siç kemi bërë edhe në hartimin e kësaj liste”, shkruan në letër sekretari i Përgjithsh­ëm i KLD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania