Gazeta Shqiptare

Grabitja e 3 dhjetorit 2015, Memlikaj- Avdulajt: Ka lëvizje

Neim Avdulaj mori 5 çanta me para nga i kërkuari Admir Çerpja Ish- komando lajmëron "shokun" kur dalin paratë

-

Admir Çerpja vijon të jetë ende në kërkim nga policia si një nga autorët e të paktën dy grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit. Forcat RENEA po e kërkojnë atë në Dibër bashkë me kreun e grupit, Admir Muratajn, ku prej ditësh është duke u zhvilluar një aksion për gjetjen dhe arrestimin e tyre. Prokuroria ka mundur të zbardhë rolin e tij në grabitjen e 3 dhjetorit 2015, ku u morën rreth 3,8 milionë euro.

Çerpja ka pasur njohje me komandon Neim Avdulaj, me të cilin është njohur me anë të një kushëririt të tij që punonte në ushtri bashkë me riun nga Vlora, raporton TV "Klan". Sipas dosjes hetimore, në 3 dhjetor 2015, Ditjon Memlika i ka dërguar një mesazh në telefon Avdulajt me tekstin "sot kishte lëvizje". Ky i fundit nga ana e tij është takuar me disa miq të tij në një lokal përballë bankës, në bulevardin "Zogu i Parë". Pasi kanë dalë paratë, ai ka lajmëruar me mesazh një numër të cilin e kishte shkruar në telefon me emrin "Shoku". Më pas grabitja është kryer nga pjesa tjetër e grupit, ku dyshohet se bëjnë pjesë i arrestuari Ernest Kupa si dhe dy personat e shpallur në kërkim, Forcat speciale të policisë kanë arrestuar në mbrëmjen e djeshme Admir Çerpjan, një nga organizato­rët e grabitjes së 2.7 milionë eurove në makinat e bankës në rrugën Tiranë- Rinas. I vetmi që mbetet në kërkim aktualisht është Admir Nikaj, pasi 5 bashkëpunë­torët e tij janë në prangat e policisë.

Admir Çerpja dhe Admir Murataj. Në dosje shpjegohet edhe momenti kur tre të arrestuari­t Fation Xhy- liu, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj kanë marrë paratë. Avdulajt i janë sjellë paratë në 5 çanta nga një person me emrin Adi, i cili dyshohet se është Admir Çerpja. Gjithsej i janë sjellë 560 mijë paund britanikë, 20 mijë dollarë australian­ë dhe disa mijëra dollarë amerikanë. Më pas Avdulaj i ka ndarë duke i dërguar nga rreth 100 mijë paund Ditjon Memlikës e Fation Xhyliut. Këtij të fundit ia ka dërguar me makinë me qira në fshatin e tij, në Lushnjë. Kjo dosje i ka kaluar për kompetencë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, e cila po heton për grup të strukturua­r kriminal.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja
Vendi ku ndodhi grabitja
 ??  ?? Admir ( Jetmir) Çerpja
Admir ( Jetmir) Çerpja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania