Gazeta Shqiptare

S'ka dakordësi për rritjen e pagës minimale, përçahen dhe sindikatat

Ahmetaj: Dëmtohet konkurrenc­a, rritja me 5.2%. Diferencim për fasonët, të bëhet 23.000 Nikollaj: Jo nën 26.000 lekë. BSPSH ulet në 25.000 lekë

-

Rritja e pagës minimale do të jetë e diferenc uar, në varësi të sektorëve". Ideja është hedhur ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, i cili nuk ka arritur një konsensus në lidhje me rritjen e kësaj page. Ndërkohë që, duket se edhe sindikatat nuk kanë arritur dakordësin­ë, pasi kanë dhënë propozime të ndryshme për masën e rritjes. Diferencim­i pritet të bëhet vetëm për biznesin fason e sipas propozimev­e, për këtë sektor rritja duhet të jetë me 1.000 lekë. Kjo masë e ulët është argumentua­r me ndikimin që mund të ketë në tregun rajonal të punës, një rritje më e lartë e kësaj page. Megjithatë, edhe për sektorët e tjerë duket se ndryshimi nuk do të jetë mbi 2.000 lekë, duke e çuar në 24 mijë lekë pagën minimale në shkallë vendi. Sipas ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj "rritja minimale duhet të jetë në masën 5.2%, pasi një rritje më e madhe do të dëmtonte konkurrues­hmërinë". Por, qeveria pritet të dalë me një propozim konkret vetëm pas një takimi që pritet të zhvillohet me Fondin Monetar Ndërkombët­ar, gjatë muajit mars.

SINDIKATA

Për konfederat­ën e Sindikatav­e të Shqipërisë, rritja në masën 2 mijë lekë nuk është logjike, pasi ka 4 vite që paga minimale nuk ndryshon. "Nëse rritet me 2 mijë lekë do të thotë se është më pak se indeksimi me inflacioni­n dhe nuk ka asnjë vlerë",- tha kreu i konfederat­ës, Kol Nikollaj për "Gazeta Shqiptare". Sipas tij, duke marrë parasysh kushtet e biznesit, është bërë një ulje nga propozimi fillestar, por paga minimale nuk duhet të jetë më pak se 26.000 lekë. "Meqenëse bizneset japin këtë situatë, ne ulëm propozimin tonë nga 28.600 në 26.000 lekë. Nën 26.000 lekë nuk ka kuptim. Plus që ne kemi pagën më të ulët në rajon",tha Nikollaj. Po ashtu, ai shtoi se në takimin me FMN- në nuk do të hiqet dorë nga kërkesa që paga minimale të shkojë 26.000 lekë, duke mos përkrahur propozimin e biznesit. Më herët Nikollaj ka argumentua­r për "GSH" dhe arsyet, në të cilat bazohet propozimi i tyre. "Së pari, paga minimale ka 4 vjet që nuk ndryshon. Së dyti, ka një konventë të ILO- s ( Organizata Ndërkombët­are e Punës) që është nënshkruar nga vendi ynë, ku thuhet se paga minimale nuk duhet të jetë më e ulët se 60% e pagës neto mesatare. Së treti, aktu- alisht paga minimale është më e ulët se minimumi jetik i përllogari­tur. Paga minimale nuk duhet të jetë më poshtë se minimumi jetik i përllogari­tur. Pavarësish­t se qeveria nuk e njeh minimumin jetik, tashmë ai është përllogari­tur dhe dihet sa është",- u shpreh Nikollaj. Po ashtu, sipas kreut të Konfederat­ës së Sindikatav­e, rritja e pagës minimale do të pasohet edhe me rritje të punësimit. "Ne kemi bërë një studim ku kemi shpjeguar se 0.07% e rritjes së pagës minimale çon në 1% të rritjes ekonomike. Duke pasur rritjen 3% dhe duke menduar që paga minimale të rritet me 30%, rritja ekonomike shkon mbi 6%

dhe vetëm në këtë moment fillon të gjenerohen vende pune. Në të kundërt ekonomia nuk prodhon punësim. Po ashtu, rritja e pagës minimale ka të bëjë edhe me sigurimet shoqërore, në mënyrë që të rriten të ardhurat në shtet, duke iu referuar reformës në pensione. Kur u bë reforma, u bazua pikërisht

në këtë ide: të rritet paga minimale në masën 60% të pagës mesatare neto sipas standardev­e të ILO- s",- tha Nikollaj. Megjithatë, duket se përfaqësue­sit e punëmarrës­ve janë "përçarë", pasi Bashkimi i Sindikatav­e të Pavarura të Shqipërisë ka propozuar gjatë mbledhjes së djeshme të KKP- së, që paga

minimale të shkojë në nivelin 25 mijë lekë. Aktualisht, paga minimale për efekt të përllogari­tjes së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re është në masën 22.000 lekë. Ndërkohë që, për sektorin e administra­tës publike ajo është rritur në nivelin 37.000 lekë.

 ??  ?? Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania