Gazeta Shqiptare

Harito: Janë 1082 vende të lira, rekrutimet jo për arsye zgjedhore

Ministrja e Inovacioni­t prezanton pozicionet e reja në administra­të

-

Ministrja

e Inovacioni­t, Milena Harito, prezantoi dje, para studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, planin e ri të rekrutimev­e në Administra­tën Publike. Sipas saj, këtë vit në shërbimin civil janë të hapura 1082 vende të lira pune. "Këtë vit kemi 1082 pozicione të hapura në shërbimin civil. Nga këto, një pjesë janë për pozicione përgjegjës­ish dhe drejtorësh, të cilët përzgjidhe­n brenda sistemit, me qëllim që të promovojmë atë. Rekrutimi nga jashtë bëhet në nivel specialist­ësh. Pra, edhe një herë ata që duan të marrin më shumë përgjegjës­i mund të ngrihen në detyre, brenda sistemit", tha Harito. Ministrja e Inovacioni­t bëri të ditur edhe numrin e ri të vendeve të lira të punës në nivel specialist­ësh, ku sipas saj: "Pra, 675 pozicione këtë vit, për të gjithë ata që janë skeptikë dhe do thonë janë pozicione që hapen, sepse është vit zgjedhor, po u kujtoj që është ekzaktësis­ht praktikish­t i njëjti nivel rekrutimes­h që kemi 3 vitet e fundit. Pra, çdo vit kemi pasur rreth të njëjtin numër poziciones­h dhe çdo vit, gjithashtu, pikër- isht sepse kemi ngritur këtë sistem meritokrat­ik, nuk arrijmë ti plotësojmë të gjitha pozicionet, pra unë them që prova më e mirë që ky sistem është meritokrat­ik është që ngelen vende bosh. Sepse po të ishte që t'i mbushnim vendet me militantë ose me familjarë do ishte gjëja më e thjeshtë në botë, mjaftojnë disa telefona dhe vendet plotësohen", sqaroi ministrja. "Fakti që ne nga një vit në tjetrin mbartim pozicione të pa përmbushur­a, është pikërisht, sepse kemi vënë kritere, kërkojmë cilësi, procesi është kompetitiv dhe për këtë arsye kemi vende bosh", tha Harito. Sipas saj, "reforma e administra­tës publike është një nga 5 prioritete­t që i janë vendosur Shqipërisë. Kjo është një arsye më shumë pse duam një administra­të stabël dhe profesioni­ste".

 ??  ?? Ministrja e Inovacioni­t, Milena Harito
Ministrja e Inovacioni­t, Milena Harito

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania