Gazeta Shqiptare

UT, detajimi i kritereve të pranimit në 6 fakultetet e tij

Filologjik­u, Shkencat Sociale dhe Gjuhët e Huaja heqin lëndët preferenci­ale Shkencat e Natyrës dhe Drejtësia, ruajnë formulën e vjetshme

-

Universite­ti i Tiranës ka bërë publike kri teret e reja të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017- 2018. "Gazeta Shqiptare", në tabelat bashkangji­tur shkrimit, publikon të detajuar lëndët preferenci­ale dhe kriteret e reja për çdo program studimi që ofrohet në UT. Në muajin mars maturantët do të mund të plotësojnë formularin A1 ku do të zgjedhin dy lëndët që do të japin si provim me zgjedhje ndaj duhet që të kenë njohuri në lidhje me kriteret e pranimit në çdo program studimi. Parësore për maturantët në përzgjedhj­en e dy lëndëve me zgjedhje është që të zgjedhin lëndë që kanë bindje se do marrin notë të mirë.

FAKULTETI I DREJTËSISË

Maturantët që do të aplikojnë në Fakultetin e Drejtësisë, 50% të pikëve i marrin nga mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme, përfshi mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë që 50 % të vlerësimit do ta ketë nota mesatare e pesë lëndëve preferenci­ale ( për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë provimet e maturës shtetërore), të cilat janë: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Qytetari, Ekonomi, Gjuhë e huaj ( e parë ) dhe secila prej tyre vlerësohet me 10%.

FAKULTETI I EKONOMISË

Fakulteti i Ekonomisë i ka bërë publike kriteret e pranimit që në muajin dhjetor, dhe formula e përzgjedhj­es së studentëve është e njëjtë me vitin e shkuar, ku nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore ( mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit. Ndërsa 50 për- qindëshin tjetër të vlerësimit kandidatët që do të aplikojnë te Ekonomiku i marrin nga nota mesatare e grup lëndëve preferenci­ale, ( për të gjithë vitet, gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore). Në secilin program studimi, Ekonomia dhe Matematika kanë secila nga 15% të peshës, ndër- Formularët A1 dhe A1Z, do të dalin në datën 10 mars 2017. Nëpërmjet këtij formulari maturantët do të bëjnë përzgjedhj­en e dy lëndëve që do të japin si provim me zgjedhje. Aplikimi do të bëhet fillimisht online në portalin qeveritar "ealbania" në periudhën 15- 30 mars, dhe më pas në portalin "Matura Shtetërore 2017" në periudhën 25 mars- 10 prill 2017.

sa dy lëndët e tjera Fizikë dhe

Gjuhë e huaj nga 10%. Pra, maturantët që mesataret e këtyre lëndëve, për të tre vitet e studimit, i kanë të larta, kanë më shumë shanse të fitojnë të drejtën e studimit.

FAKULTETI I FILOLOGJIS­Ë

Ndryshime në kriteret e pranimit nga viti i kaluar ka Fakulteti i Historisë dhe i Filologjis­ë pasi në këtë fakultet nuk ka lëndë preferenci­ale. Për të gjitha programet e studimit në këtë fakultet, do të vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimt­ar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme ndërsa me 20 % të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e lëndëve të maturës shtetërore.

GJUHËT E HUAJA

Kriteret e pranimit për vitin e ri akademik kanë ndryshime edhe për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pasi e ka hequr fare grupin e lëndëve preferenci­ale që kishte një vit më parë, ku ishin të listuar 5 lëndë. Në vendimin e këtij fakulteti përcaktohe­t se studentët për vitin e ri akademik 2017- 2018 do të pranohen vetëm në bazë të notës mesatare të tre viteve të gjimnazit përfshi edhe provimet e maturës.

Në këtë fakultet 25% të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimt­are vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe 25% mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore. Gjysmën tjetër të pikëve, pra 50% ata i marrin nga nota mesatare e grup lëndëve ( kurrikula bërthamë). Në grup lëndët preferenci­ale të këtij fakulteti përfshihen lëndët biologji, kimi, fizikë dhe matematikë, por vlerësimi është në varësi të programit të studimit( shiko tabelën bashkëngji­tur për detajimin).

SHKENCAT SOCIALE

Për të hyrë në Fakultetin e Shkencave Sociale, vlerësimi do të bëhet i tillë: Nota mesatare e thjeshtë e tri viteve të shkollimit 50% e vlerësimit; Nota mesatare e thjeshte e tri provimeve të maturës të detyrueshm­e ( gjuhë dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj) 40% e vlerësimit. Ndërsa 10% të pikëve kandidati i merr nga një provim me zgjedhje, ku përfshihen: Qytetari, Sociologji, Filozofi, Psikologji, Histori, Gjeografi, Biologji, Ekonomi, Teknologji. Nëse maturanti jep dy provime me zgjedhje nga lista e mësipërme atëherë llogaritja bëhet duke marrë notën mesatare të tyre.

 ??  ?? Rektorati i Universite­tit të Tiranës
Rektorati i Universite­tit të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania