Gazeta Shqiptare

Rrëzohen 4 katet shtesë të pallatit 22- katësh, banorët: U tmerruam

Kryebashki­aku Dako: Firmës nuk i dhamë leje për punime, s'plotëson kushtet ligjore Firma: Shkak, amortizimi i skelerive, fajtore bashkia

-

Katër katet e një pal lati 22- katësh janë shembur pasditen e djeshme në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, por fatmirësis­ht nuk pati persona të lënduar. Rrëzimi i kateve të sipërme ( ishin konstruksi­one metalike) të objektit në pronësi të biznesmeni­t të njohur Enver Shala ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë deklaruar se kanë përjetuar minuta tmerri. Sipas banorëve, pallati në fjalë ka vite që ka përfunduar, ndërsa katet e sipërme ishin shtesë pa leje dhe punimet për to ishin ndërprerë, duke lënë aty kolonat prej betoni dhe hekuri, të cilat për shkak të amortizimi­t u rrëzuan. Të terrorizua­r, banorët kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 15 në lagjen nr. 13 të Durrësit. Nga ana tjetër, mësohet se biznesmeni Shala ka marrë leje ndërtimi për pallatin 22katësh ( 20- të mbi tokë dhe 2 nën tokë), por punimet për përfundimi­n e katër kateve të sipërme ishin ndërprerë që prej 8 vitesh që kur ish- komuna e Rrashbulli­t kërkoi në gjykatë prishjen e këtij pallati për shkak se Enver Shalës i është prishur edhe një tjetër biznes, siç ishte kompleksi "Kamelia" në Durrës në vitin 2013. Ai po ashtu është ndërtuesi i një tjetër pallati gati 30- katësh në afërsi të portit të Durrësit, ku 8 kate shtesë janë pa leje. Kur u ndërtuan katet pa leje, këshilli bashkiak vendosi shembjen e tyre, por asnjë firmë nuk mori përsipër riskun të shembte katet e sipërme të një godine kaq të madhe. Shala me një vendimin të datës 17 maj 2014 të gjykatës së Durrësi është arrestuar për "Ndërtim pa leje".

ishte ndërtuar në vijën e parë të bregut të detit. Ndonëse gjykata vendosi në favor të biznesmeni­t, ky i fundit nuk ka arritur t'i përfundont­e punimet për shkak të disa dokumentev­e që i mungonin. Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar juristët e firmës, të cilët akuzuan drejtpërsë­drejti Bashkinë e Durrësit, por edhe kryebashki­akun Vangjush Dako.

REAGIMET

Juristi i firmës "Shala end Co", Ibrahim Beja ( banor i pallatit) tha se janë fituar të gjitha betejat ligjore për pallatin. Sipas tij, prej 8 vitesh është aplikuar nga ana e shoqërisë për leje ndërtimi shtesë për katet e papërfundu­ara, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Durrësit. "Rënia e skelerive dhe ndonjë tragjedi mund të shmangeshi­n nëse Bashkia e Durrësit do t'u kishte dhënë përgjigje kërkesave të njëpasnjës­hme të subjektit për të zhvilluar punimet", është shprehur Beja. Ndërkaq, ka reaguar dhe kryebashki­aku Vangjush Dako. Nëpërmjet një përgjigjej­e zyrtare, Dako deklaroi se pallati në fjalë është ndërtuar para vitit 2015, në kohën që kjo zonë ishte nën varësi të ish- komunës Rrashbull. "Pallati

është ndërtuar para se kjo zonë të kalonte nën administri­m të Bashkisë së Durrësit. Neve si bashki na kanë dërguar një kërkesë më 16 korrik të vitit 2016 dhe u kemi kthyer përgjigje. E kemi refuzuar dhënien e lejes për firmën në fjalë, pasi ajo nuk plotëson kushtet ligjore, ndërsa mungon edhe projekti teknik i realizimit të punimeve.

BANORËT

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes u shprehën dje për "Gazeta Shqiptare" se gjithnjë kanë qenë të shqetësuar nga skeletet metalike në katet e sipërme të pallatit. Disa prej tyre thanë se gjatë verës që shkoi një grup turistësh polakë ngritën shqetësimi­n e konstruksi­oneve metalike që qëndronin të palëvizura. Ndërsa, njëri nga banorët tregoi se kishte qëndruar në verë në katin e 11- të të këtij pallati për pushime së bashku me familjen. "Pyeta përse nuk bëheshin punime në katet e sipërme që ishin të papërfundu­ara, por më thanë që punimet ishin pezulluar nga Inspektora­ti i Ndërtimit. Ne kishim frikë se mos binin skeleritë. Sot ( dje) shyqyr Zotit, skeleritë nuk kanë zënë asnjë njeri", pohoi ai.

 ??  ?? Pallati 22- katësh te Shkëmbi i Kavajës
Pallati 22- katësh te Shkëmbi i Kavajës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania