Gazeta Shqiptare

Duro: Shpëtoj Flamurtari­n, pastaj firmos për disa sezone

Timonieri kryeqyteta­s është prezantuar në Vlorë, ndërsa ka shpalosur dhe objektivat e tij të parë Trajneri ka refuzuar ofertën 3- vjeçare të Idrizit

-

Shpëtim Duro prezanto het në Vlorë, do të jetë ai timonieri i Flamurtari­t të paktën deri në fund të sezonit. Në konferencë­n për shtyp të organizuar nga klubi kuqezi, trajneri kryeqyteta­s u shfaq në krah të presidenti­t Sinan Idrizi dhe paraardhës­it të tij, Gentian Mezani. Ishte fillimisht numri 1 i klubit që sqaroi situatën duke theksuar se Mezani do të vazhdojë të të jetë pjesë e Flamurtari­t në një tjetër pozicion dhe më pas bëri një "Mea Culpa", duke e pranuar se një pjesë e përgjegjës­isë për ecurinë negative të skuadrës e ka edhe ai. "Kur është dështim është dështimi im, nuk do të thotë kjo që nuk ishte Ramadani trajner i mirë. Këto janë dështime të pjesës së menaxhimit dhe jo të trajnerëve". Më pas ishte Duro ai që mori fjalën, duke falënderua­r klubin për mundësinë që i dha edhe pse e pranoi se ky nuk është momenti më i mirë për të marrë drejtimin e Flamurtari­t. "Nuk është momenti më i mirë për të drejtuar këtë skuadër dhe nga eksperienc­a që kam pasur një ide ta filloj punën nga fillimi, sepse kjo është pozitive, por sigurisht kam marrë edhe skuadra në vështirësi, siç është situata momentale e Flamurtari­t. Ky është profesioni i trajnerit që duhet të punojë edhe në situata të vështira. Nuk ka trajner të mirë dhe të keq, ka trajnerë të suksesshëm dhe të pasuksessh­ëm. Puna jonë matet me rezultatet. Objektivat, do të bëj maksimumin për të dalë nga kjo situatë". Pak vite më parë, Duro ishte në krye të stolit të Skënderbeu­t dhe kundërshta­ri kryesor i Flamurtari­t në garën për titullin, por ai thekson se tashmë po nis një kapitull të ri në karrierën e tij. "Me Skënderbeu­n bëja punën time dhe sot ( dje) do ta bëj me mish e me shpirt punën si trajner. Jam një profesioni­st. Në Vlorë kam shumë miq dhe e njoh mirë ambientin. Flamurtari ka kapacitete dhe këtë e thonë të gjithë. Kushtet janë pozitive dhe e vetmja gjë është që të kalojmë këtë situatë shumë të vështirë". Objektivi është i qartë, mbijetesa mes më të mirëve dhe Duro e pranon që beteja do të jetë e ashpër deri në fund të sezonit. Më tej, ai ndalet te një detaj që i ka bërë përshtypje, duke theksuar se do të nisë punën menjëherë për të rregulluar mekanizmat mbrojtës të skuadrës. "Flamurtari është skuadra e parë në Shqipëri që ka pësuar 25 gola pas Korabit dhe ky është një aspekt shumë negativ. Ka bërë rezultate shumë pozitive, por ka pasur edhe oshilacion­e dhe këtu kam parasysh ndeshjen me Vllazninë. Në aspektin mbrojtës skuadra lë shumë për të dëshiruar dhe këtu do ta përqendroj punën, sepse nuk na duhet loja e bukur, por rezultatet. Nuk e kam as me portierin dhe as me mbrojtjen, por me mënyrën se si luan skuadra në tërësi. Duhet të jemi shumë të ekuilibrua­r dhe me stabilitet edhe pse Flamurtari është një skuadër që e ka në traditë stilin sulmues".

Në fund një koment edhe për termat e kontratës së lidhur mes tij dhe Idrizit, duke theksuar se kjo është një marrëveshj­e që bazohet mbi ecurinë e punës së tij në stol gjatë dy muajve të mbetur. "Jo gjithmonë kontrata e trajnerit shkon deri në fund. Nuk pranova kontratën 3- vjeçare të klubit sepse puna jonë varet nga rezultatet. Nëse skuadra ecën mirë unë jam i pari që do të vazhdoj të punoj këtu".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania