Gazeta Shqiptare

Alban Hoxha: Tirana, një kundërshta­r i mesëm

-

Hoxha është jo vetëm një prej ikonave dhe kapiten i Partizanit por edhe një lider i vërtetë në fushën e lojës për të "kuqtë". Me 12 ndeshje derbi mbi shpatulla, gardiani i katërkëndë­shit të Partizanit e njeh më mirë se kushdo në grupin e kuq rëndësinë e një sfide të tillë. "Çdo ndeshje për ne është e rëndësishm­e. Derbi ka specifikën e vet sepse luhet për shumë gjëra. Besoj se edhe Tirana do të luftojë sepse vjen nga një moment i keq. Ne dëshirojmë pat- jetër tre pikët sepse po luftojmë për titullin". 29vjeçari do të drejtojë skuadrën nga fusha e blertë dhe për herë të parë gjatë këtij sezoni, Partizani do ta luajë një ndeshje derbi në kryeqytet, pikërisht në atë që tifozët bardheblu e konsideroj­në "Shtëpia e Tiranës". "Nuk ka asnjë problem për mua madje klubit i kisha thënë se nuk do të ishte problem edhe nëse luanim në Elbasan megjithatë kjo është një lëvizje pozitive për tifozët që e kishin të vështirë të na ndiqnin në Elbasan". Tirana vjen pas tre humbjeve rresht, por Hoxha nuk mendon se kjo mund të ndikojë negativish­t apo qoftë edhe pozitivish­t për Partizanin. Partizani i fortë me të fortët dhe i dobët me të dobëtit. A është Tirana një skuadër e forte apo e dobët? 29- vjeçari në këtë rast zgjedh diplomacin­ë. "Tirana është e mesme. Me ekipet kryesuese nuk kemi pasur shumë vështirësi por ndryshe ka ndodhur me ekipe të dorës së dytë, por Tiranën nuk e rendis në asnjë prej këtyre dy kategorive". Në fund një mesazh nga kapiteni edhe për të gjithë tifozët. "Janë mbështetja jonë shumë e madhe. Me Vllazninë mbushën stadiumin. Është një shtysë shumë e madhe dhe mendoj se këtë ndeshje do ta mbushin plot stadiumin, por kështu të bëjnë në çdo ndeshje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania