Gazeta Shqiptare

ONM, Han: Nuk ka shkelje kushtetues­e

Përgjigja për ministrat e LSI- së: Bordi garanton koordinimi­n e aktorëve ndërkombët­arë “Jam i habitur nga pikëpyetje­t për bordin”

- Valentina Madani

Eurokomisi­oneri për Zgjerimin, Johannes Hahn iu kundërpërg­jigj dje dy ministrave të LSI- së se në rastin e Operacioni­n e Monitorimi­t Ndërkombët­ar nuk ka asnjë shkelje kushtetues­e. Në një letër drejtuar kryeminist­rit të vendit, Komisioner­i i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, u është përgjigjur kërkesave të ministrave Gjosha e Vasili lidhur me punën e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, ndryshe ONM. Hahn shprehet i surprizuar mbi kërkesat e anëtarëve të qeverisë “Rama”, pasi sipas tij, çdo gjë është bërë në bashkëpuni­m të vazhdueshë­m dhe me ftesë të palës shqiptare. Komisioner­i bën një kronologji të shkëmbimev­e mes Shqipërisë dhe zyrave të Komisionit Europian, që çuan në vendosjen e strukturav­e të ONM. Z. Hahn shkruan se ONM nisi me fillimin e implementi­mit të ligjit mbi vetingun, ndërkohë që Bordi i Menaxhimit caktoi edhe vëzhguesit ndërkombët­arë në terren. Sipas komisioner­it, bordi nuk është një trupë mbi ONM, por një pjesë kyçe e saj, që mes të tjerash garanton vazhdimësi­në administra­tive, koordinon aktorët ndërkombët­arë të përfshirë në ONM dhe mbikëqyr aktivitete­t e Një

ditë pas publikimit të listës me 29 kandidatë për organet e vetingut, ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani denoncoi dje se 3 prej tyre kanë qenë ose janë në ndjekje penale, ndërsa sipas tij, një e katërta nuk kanë punuar asnjë ditë jurist dhe një e pesta e tyre kanë mbështetje të fortë politike. “Nga 29 kandidatët e filtruar për t’u zgjedhur në komisionet e vetingut, 3 prej tyre kanë qenë ose janë në ndjekje penale! Një e katërt s’ka punuar asnjë ditë juristë! Një i pestë është ende punonjës i prokuroris­ë, por me mbështetje të fortë politike! Nuk e di a i ka parë OMN..!”, shkruan z. Manjani në “Facebook”. Avokati i Popullit publikoi listën me 29 aplikantët që kanë plotësuar kriteret për organet e vetingut. Në total ishin bërë 190 aplikime, ndërsa monitorimi­t. Krijimi i strukturës së ONM- së dhe prania e vëzhguesve ndërkombët­arë - rikujton Hahn - parashikoh­et edhe nga Kushtetuta e legjislaci­oni shqiptar. Komisioner­i citon Artikullin B të Aneksit të Kushtetutë­s së Shqipërisë mbi skemën e “Vlerësimit Tranzicion­al të Kualifikim­it”. Sipas Kushtetutë­s, ONM do të mbështesë dhe do të mbikëqyrë procesin e rivlerësim­it të prokurorëv­e e pas publikimit të listës së fituesve reagoi ish- ministri Ylli Manjani, i cili ngre dyshime mbi fituesit. Vetëm 29 aplikantë nga 190 që kishin aplikuar plotësojnë kriteret për organet e vetingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, Kolegjin e Apelimit dhe Komisioner­in gjyqtarëve deri në fund. Hahn përcakton se momenti kur të krijohen organet e vetingut dhe të nisë procesi i rivlerësim­it, do të jetë edhe çasti i emërimit të një ekipi afatgjatë të vëzhguesve ndërkombët­arë, që do të monitorojë aktivitete­t e strukturav­e vendëse. Bashkimi Europian ka akorduar një fond prej 10 milionë eurosh për këtë qëllim. “ONM do të garantojë besueshmër­inë e procesit të

Publik. Avokati i Popullit publikoi listat me emrat që kanë kaluar provën dhe me ata që nuk i kanë përmbushur kriteret. Referuar numrit total të aplikimeve dhe pritshmëri­ve për këto institucio­ne, shifra e fituesve është tejet e ulët. Nga këta janë 13 aplikantë që plotësojnë kriteret për të gjitha pozicionet e trupave të vetingut, 2 për

rivlerësim­it - shkruan Hahn - dhe kjo është thelbësore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian”. Komisioner­i e mbyll letrën e tij duke thënë se “qeveria e vendit duhet të ketë të njëjtin kuptim për procesin e mësipërm dhe të vijojë

të mbështesë përpjekjet e komuniteti­t ndërkombët­ar në këtë drejtim”. Por, krijimi i Bordit të Menaxhimit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t sipas ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili është një instrument politik dhe jo kushtetues. Në një letër të dërguar në datën 13 shkurt kreut të Kuvendit, kryeminist­rit, presidenti­t dhe ambasadorë­ve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimi­n për rolin e paqartë dhe ligjshmëri­në e këtij bordi, pasi sipas tij, fryma e Kushtetutë­s përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombët­arë me eksperienc­ë për të monitoruar procesin e vetingut. Nëpërmjet një letre, ministrja e LSI- së, Klajda Gjosha i ka shpjeguar me detaje shqetësimi­n e ngritur nga ministri tjetër i kësaj partie, Petrit Vasili për pozicionin antikushte­tues të bordit. Informacio­ni që i jepet komisioner­it Hahn nga ministrja e Integrimit është se përbërja e këtij bordi me përfaqësue­s të ambasadave që nuk janë gjyqtarë dhe prokurorë, siç kërkon Kushtetuta, nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligjin e vetingut. Ministrja e Integrimit i kërkoi komisioner­it Hahn, si një aktor kyç në arritjen e konsensusi­t për reformën në drejtësi, që të ndërhyjë sërish për të rikthyer frymën konsensual­e në zbatimin e reformës në drejtësi. Në cilësinë e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha i kërkoi komisioner­it Hahn angazhimin personal në nisjen e një komunikimi zyrtar me përfaqësim­in e të gjithë aktorëve kryesorë lidhur me reformën në drejtësi për të bërë të mundur vijueshmër­inë me korrektësi të këtij procesi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania