Gazeta Shqiptare

Gruaja vret burrin dhe vetëhelmoh­et

Drama në Pogradec, mbeten jetimë 2 fëmijë. Vëllai i viktimës: Shkonin mirë me njëri- tjetrin Fatbardha Torra qëllon bashkëshor­tin me dru në kokë dhe vret veten

- Lediona Xheladinaj

Konflikti mes një çifti bashkëshor­tësh ësh të kthyer në një tragjedi të rëndë në një familje në fshatin Velçan të Pogradecit. Në sherr e sipër, gruaja 23 vjeçe ka goditur burrin e saj 26 vjeç me dru pas koke, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmua­r. Trupat e pajetë të Fatbardha dhe Erzen Tora janë gjetur të pajetë në mesnatë rreth orës 00: 10 në një kasolle pranë banesës së tyre, duke lënë jetimë dy fëmijët e tyre të mitur. Prindërit e një vajze 3- vjeçare dhe një djali vetëm nëntë muajsh dyshohet se kishin konflikte të përsëritur­a, që vinin si pasojë e konsumit të alkoolit nga ana e bashkëshor­tit, ndërsa këtë herë grindja ka degraduar deri në vrasje. Fatbardha Torra, nënë e dy fëmijëve të mitur ka nisur grindjen me bashkëshor­tin e saj në haurin e bagëtive, që ndodhej krah banesës ku jetonin dhe pasi ka rrahur me dru për vdekje bashkëshor­tin e saj Erzenin, ka konsumuar bar miu duke gjetur edhe vdekjen. Ngjarja është regjistrua­r mbrëmjen e së premtes ndërsa sipas të dhënave nga burime zyrtare të policisë, gjithçka ka nisur si një zënkë e rëndomtë mes çiftit, e cila është shoqëruar me dhunë fizike derisa 23- vjeçarja me një dru ka nisur të godasë 26vjeçarin, i cili nuk dihet nëse në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e alkoolit apo jo. Njëra prej goditjeve ka rezultuar fatale për 26- vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen. Pasi e ka parë mes gjakut dhe pa shenja jetë të shoqin, 23- vjeçarja nën efektin e shokut psikologji­k ka pirë helm në vendin e ngjarjes duke u vetëflijua­r. Ngjarja është zbuluar nga i vëllai Erzen Torës, i cili ishte lajmëruar me një SMS nga i vëllai që të shkonte ta merrte tek toka bujqësore e familjes, ndërsa pasi nuk e ka gjetur atje, ai është përballur me skenën kriminale. Menjëherë i riu ka sinjalizua­r banorët, ndërsa ka lajmëruar edhe policinë për të sinjalizua­r krimin. Policia pasi ka ndërtuar skenën e ngjarjes, është përqendrua­r te zbardhja e shkakut që ka shtyrë 23- vjeçaren drejt aktit të rëndë. Pas marrjes së deklarimev­e, është ngritur edhe dyshimi se ngjarja mund të ketë lidhje me grindjet mes bashkëshor­tëve për shkak të konsumit të alkoolit nga ana e Erzenit. Duket se Erzeni shpesh pas pune shkonte i dehur në shtëpi dhe kjo gjë e mërziste bashkëshor­ten e tij. Prindërit e një vajze 3 vjeçe dhe një djali vetëm 9 muajsh sipas të njohurve dhe personave më të afërt me ta nuk kishin shfaqur probleme të theksuara në çift dhe jetonin në kushte të mira ekonomike, përveç zënkave për shkak të alkoolit, të cilat duket se kanë bërë që 23- vjeçarja të shkaktojë një tragjedi. Burime të policisë bënë me dije se grindja në çift ka nisur disa orë para ngjarjes së rëndë, ndërsa ka qenë pikërisht vëllai i Erzenit, ai i cili ka zbuluar skenën e krimit. Faktet rreth mënyrës se si ka ndodhur krimi kanë ngritur edhe dyshimet se ngjarja ka qenë e paramendua­r nga ana e 23- vjeçares, e cila ka lënë vajzën 3- vjeçare tek fqinja dhe foshnjën në gjumë në banesë, ndërsa nuk përjashtoh­et që SMSnë e dërguar nga telefoni i Erzenit ta ketë shkruar vetë ajo. Erzeni në fshat njihej si një djalë shumë punëtor dhe marrëdhëni­a e tij me bashkëshor­ten nga jashtë është parë si një marrëdhëni­e e lumtur, pasi të gjithë banorët thonë se çifti shkonte shumë mirë, ndërsa Fatbardha nënë e dy fëmijëve, e cila u kthye në vrasëse përshkruhe­t si një e re shumë e sjellshme dhe mikpritëse. "Gjithmonë kur shkonim, na priste shumë mirë. Ishte jo vetëm bujare, por edhe e dashur e nikoqire. Me Erzenin dukeshin të lumtur, lindjen e dy fëmijëve e pritën me gëzim të madh, nuk u mungonte asgjë. Të gjithë e respektoni­m dhe na respektont­e. Nuk e di çfarë ndodhi që e bëri këtë gjë", - shprehet Zilije Lushka, kushërira e Erzenit. Mes tronditjes nga ngjarja e rëndë, vëllai i Erzenit, Aurest Torra ka treguar momentin kur ai është thirrur nga i vëllai që ta shkonte ta merrte dhe kur është përballur me skenën ku kishte ndodhur krimi.

Çfarë ndodhi me vëllain tuaj dhe nusen e tij?

Kisha dalë në fshat me disa shokë dhe sapo iu afrova shtëpisë. Me sa kujtoj, ishte ora 18: 10 kur më er- dhi një SMS në telefon nga numri i Erzenit. "Hajde më merr tek toka" më shkruante dhe unë u nisa. Tokën e kemi lart në kodër dhe nga shtëpia, në këmbë mban gati dy orë larg, ndaj sapo lexova mesazhin, u nisa direkt.

Në shtëpi çdo gjë dukej e qetë. Kur arrita atje, nuk e gjeta tim vëlla dhe as kunatën dhe mendova që mund të ishim shkëmbyer rrugës. Nisa të kthehem për në shtëpi, nuk mendova që mund të kishte ndodhur diçka e tillë. Sapo arrita këtu, hyra brenda dhe nisa t'i kërkoj. Nipi im ishte në krevatin e tij në gjumë, por në shtëpi nuk kishte njëri. Çfarë bëre më pas? Dola jashtë dhe nisa t'i kërkoj. U thirra në emër dhe po shikoja sa andejkëtej. Ishte errësirë në oborr dhe shkova të kontrolloj njëherë tek hauri i lopës. Sa hapa derën, pashë tim vëlla të mbuluar në gjak dhe pak më tej ishte edhe nusja e tij. Ishte diçka që më shokoi, nuk po u be- soja syve. Iu afrova tim vëllai, por e pashë që ai nuk kishte shenja jete, fillimisht mendova mos kunata ime kishte humbur ndjenjat, por kuptova që edhe ajo ishte e vdekur.

Mendova se dikush i kishte vrarë... Çfarë bëtë më pas? Dola jashtë, kërkova ndihmë, thirra komshinjtë dhelajmëru­am policinë, çfarë të bëja tjetër?! Nuk pashë edhe vajzën dhe nisa të dyshoj se ç'mund të kishte ndodhur. Në atë kohë mora vesh që vajza ishte tek komshia. E kishte lënë Fatbardha atje.

Si shkonin me njëritjetr­in ata, a kishin probleme në çift?

Jo, shkonin shumë mirë me njëri- tjetrin. Unë jetoja me ta, sepse prindërit janë në Amerikë, por nuk kishim probleme. Si çdo çift ndodhte që të mos ishin dakord për diçka, por asgjë që të të çonte deri në një ngjarje të tillë. Kurrë nuk më shkonte ndërmend që ajo mund të arrinte deri këtu.

Po nga ana ekonomike kishit vështirësi?

Jo, përkundraz­i. Vërtetë ky është një fshat i varfër, por Erzeni kishte traktorin dhe punonte shumë. Kjo na sillte të ardhura, ndërsa kunata ime merrej me punët e shtëpisë, kujdesej për fëmijët dhe kur kishte punë tek toka jonë, ndihmonte me sa mundej.

A mendoni se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur nga dikush tjetër?

Jo, nuk kemi pasur asnjë konflikt. Unë në fillim dyshova, s'dija ç'të mendoja, por pastaj na tha policia sesi kishte ndodhur. Tani fëmijët i kemi lënë tek daja, ku t'i mbanim këtu.

Grindja në çift ka nisur disa orë para ngjarjes së rëndë, ndërsa ka qenë pikërisht vëllai i Erzenit, ai i cili ka zbuluar skenën e krimit. Faktet rreth mënyrës se si ka ndodhur krimi kanë ngritur edhe dyshimet se ngjarja ka qenë e paramendua­r nga ana e 23- vjeçares.

 ??  ?? Kasollja ku humbën jetën dy bashkëshor­tët
Kasollja ku humbën jetën dy bashkëshor­tët
 ??  ?? Bashkëshor­tët Fatbardha dhe Erzen Tora
Bashkëshor­tët Fatbardha dhe Erzen Tora
 ??  ?? Vëllai i Erzenit, Aurest Torra
Vëllai i Erzenit, Aurest Torra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania