Gazeta Shqiptare

Dokumentim dhe estetikë

-

tueshëm, i njihet statusi moral i dëshmorit të atdheut.

Më 1963, pesëdhjetë vjet pas rrethimit, këtë foto e shohim të përfshirë në veprën ( në dorëshkrim) të një dëshmitari tjetër pamor, klerikut erudit katolik nga Shkodra, At Justin Rrota ( 1889- 1064), me titull “Ditët e mbrame të Turqisë ase Rrethimi i Shkodrës, 19121913”, e cila për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk u botua atëhere. Ajo shoqërohej me shpjegimin “Gjon Pali i varruem ( plagosursh­ën. im) në krye e në dorë. Te kryet e bija”, afërsisht i njëjtë me atë të vitit 1914. Dorëshkrim­i i sipërmë, që bazohet në shënimet kronologji­ke të tij, u botua si libër 47 vite më pas, në vitin 2010 nga Biblioteka Françeskan­e “Gjergj Fishta” në Shkodër, e natyrisht pa i munguar fotoja simbol e Kol

Me shumë gjasa, fotoja është realizuar gjatë muajve të fundit të rrethimit malazez të qytetit nga ndonjë rrethanë fare rastësore. Macën, ndofta e kanë lajmëruar, ose ka mësuar se një i plagosur në kokë dhe dorë dergjet diku aty pranë. Ka të ngjarë që ndonjë mjek u ka shpjeguar fundin e hidhur e të shpejtë të Gjon Palit. Ai nuk e ka zgjatur, ka marrë aparatin e ka kërkuar ta fotografoj­ë. Dihet se fotografim­i prej kohësh ishte familjar në Shkodër. Mbase rreth të plagosurit ka pasur edhe të afërmë të tjerë të tij si nëna, motra, e shoqja, por ai ka zgjedhur ta fotografoj me të bijën.. Është shumë

e vjetër dhe e njohur dhëmbshuri­a e veçantë e vajzës për babanë. Ka gjetur një kënd të përshtatsh­ëm dhe ka kuadruar pamjen. Ndoshta, fotografi i ka sugjeruar diçka vajzës, por me zë të ulët e ngadalë, për të ndryshuar pak qëndrimin për ndriçimin e fytyrës, por pa arritur të tjetërsoj asesi gjendjen e saj shpirtëror­e. Ajo ka lëvizur si me përtesë, veçse duke i marrë fytyra një dritë të butë. Mbase Maca ka bërë disa shkrepje, me njerëz te tjerë e nga kënde të ndryshme, por kjo pati publikim më të madh, e me të drejtë.

Duke përsiatur gjatë mbi foton, arrijmë tek përfundimi se dhimbja njerëzore e vajzës ( ose më mirë dokumentim­i i saj) kthehet nga Maca nëpërmjet një fotoje, në një objekt estetik. Maca, ka nxituar të kapi imazhet e çasteve të fundit të Gjon Palit, pa e vrarë shumë mendjen për të krijuar një foto me vlera artistike, ai duhet të shpejtonte, se pas disa orësh i dergjuri do shuhej e përcillej në banesën e fundit. Veçse, fotografi me përvojë, vetvetiu ngërthen edhe vektorin estetik gjatë mishërimit të fotografis­ë. Në këto raste kjo vjen më tepër si pasojë e nënvetdije­s, iracionale­s, sesa e vetdijes, mendimit racional, parapërgat­itjes për fotografim­in.

Gjon Pali mund të ketë qënë një nga 10.000 rezervista­t ( redifët) ose vullnetarë­t shqiptarë të mobilizuar nga komanda turke për mbrojtjen e qytetit. Ai është plagosur nga bombardime­t ose në përpjekje me armikun, dhe i lënduar rëndë, ka mbërritur në shtëpi ku ka dhënë edhe frymën e fundit. Fotografia paraqet vajzën e tij, e cila qëndron tek kryet e të atit të plagosur. Pikëllimi i saj është i thellë dhe i heshtur, ajo sikur nuk po u beson syve duke e parë në fillimin e heshtjes së tij të përjetshme, por e pagojë dhe e tharë e vështron të atin me duart e mbështetur­a tek njera- tjetra, në qëndrimin mortor. Vajza, njerën dorë e ka vendosur poshtë kokës së të atit, ndërsa të majtën mbi gjoksin e tij. Shikimi saj është ngulitur tek fytyra e të atit me një përdëllim të matur, ndoshta edhe të mpirë nga dhimbja. Hidhërimi ia ka ngrirë fytyrën e saj tërë nur e, ajo është mbërthyer luftës, dokumentar­e

 ??  ?? 28 janar 1990, Kosovë ( foto World Press)
28 janar 1990, Kosovë ( foto World Press)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania