Gazeta Shqiptare

“Kishim një ëndërr”

-

ruan të gjithë romanin, e cila është larg ngjyrave mesdhetare të përfytyrim­it tonë libresk. Por ky tis është hapi i parë që autori na përcjell në veprën e tij. Ndoshta duhet të ishin pak më të përpjes- tuar vëllimet e personazhe­ve, disi të pasqyruara edhe më gjeometrik­isht për të na i dhënë sa më mirë përfytyrim­et e personazhe­ve, por kjo mbetet në dorë të shkrimtari­t, që ka eksperimen­tuar, njësoj si edhe me kohën e romanit. Kjo e fundit, një element që çalon zakonisht në romanin tonë dhe që ka një përputhje të madhe me kohën fizike duke e bërë veprën gjithnjë tejet lehtësisht të identifiku­eshme, por edhe disi të tjerrshme, nuk është e tillë te libri i Nasi Lerës. Koha e romanit është pak metafizike, me aq sa e ka lejuar kompozicio­ni i veprës, por e trajtuar me shumë profesiona­lizëm dhe një nga elementët shumë të arrira në roman. Një element ndihmës është shtjella e tretë që ka ngritur me historinë e një personazhi, si pro- nar i një agjencie varrimi, i cili të përball jo vetëm me personazhi­n e vet por edhe perceptimi­n e tij të botës, me krizën e shoqërisë.

Romani përshkruan përmes tij edhe rrugën mes jetës dhe vdekjes, por Nasi ruhet me kujdes të mos jetë patetik por edhe ngaqë nuk e ka frikë këtë realitet. Ky personazh është një lloj ruajtësi i të gjithëve, që vigjilon atë fundin. Në këtë libër përballja është shumë interesant­e me vdekjen. Autori nuk i trembet por bën një përballje jo të zakonshme me të, duke na treguar konceptin përballë kategorisë më të frikshme të kohë- jetës, por edhe më fatalen. Në një farë mënyre shikimi i saj e bën autorin vërtetë një njeri që i percepton të gjitha në thellësi, por edhe që përballet pa frikë.

Interesant është se narracioni­n përpjekjes dhe realitetit të rinisë është i madh. Nuk është se mund ta sheqerosë, por ecën përballë me një realitet të një teatri të madh, ku personazhe­t venë në skenë personazhe­t e tyre. Romani është një homazh për vrasjen e ëndrrave të brezave, madje kjo ka qenë edhe shtytja kryesore për ta shkruar. Në qoftë se ka diçka që i lidh brezat në kohë dhe në hapësirë është pikërisht vrasja e ëndrrave të tyre. Të vrasësh një ëndërr do të thotë të vrasësh një dashuri, të vrasësh një dashuri do të thotë të mbetesh i nënshtruar, i pafuqishëm ndaj sulmeve të jetës, shprehet ai.

Botimet Living duhet të vlerësohen për përzgjedhj­en e tyre të kujdesshme, por ndërkohë edhe duhet të nxiten që punë të tilla të jenë më shumë në planet e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania