Gazeta Shqiptare

Zaev për kërkesën e gjuhës shqipe: Po e shqyrtojmë sa e nevojshme është

Ahmeti: Jemi në pritje të shohim se çfarë ofrojnë

-

Kryetari

i Lidhjes So cial- Demokrate në Maqedoni, Zoran Zaev, i cili pretendon të marrë mandatin për formimin e qeverisë, tha se kishte pranuar shkresën nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe se partia e tij po e analizon përgjigjen e partisë shqiptare. Zaev priste të siguronte nënshkrime­t e dhjetë ligjvënësv­e të BDI- së, të cilat do t'i mundësonin marrjen e mandatit. Sa i përket këmbëngulj­es së BDI- së dhe partive të tjera shqiptare që gjuha shqipe në Maqedoni të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në nivel të pushtetit qendror dhe në të gjithë vendin, Zaev la të kuptohej se për partinë e tij gjithçka që është brenda kornizave kushtetues­e është e pranueshme. "Por do të shqyrtohet nëse kërkesat kanë të bëjnë me nevojën reale dhe praktike të përdorimit, si për komuniteti­n shqiptar, po ashtu edhe për secilën pakicë tjetër etnike", - tha ai. As Lidhja SocialDemo­krate e as Bashkimi Demokratik për Integrim nuk japin hollësi mbi përmbajtje­n e dokumentit të BDIsë, për çka janë konsultuar ekspertë ligjorë mbi avancimin, sidomos të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Maqedonia ende nuk po arrin të formojë qeverinë që prej zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Votat e deputetëve të

ALI AHMETI

"Pa materiale të shkruara, LSDM- ja nuk do t'i marrë nënshkrime­t e BDIsë. Jemi në pritje të shohim se çka ofrojnë, pastaj BDIja do të mbledhë kryesinë qendrore për të vendosur", - u shpreh Ahmeti, i cili pranoi se po mbahen takime të vazhdueshm­e paralele me VMRODPMNE- në dhe LSDM- në.

BDI- së në parlament janë vendimtare për këtë. Por, me gjasë, qëndrimet e kësaj partie, sipas analistëve, duket se po e çojnë vendin drejt formimit të një qeverie të gjerë, gjithëpërf­shirëse, dhe drejt zgjedhjeve të reja parlamenta­re. Eurokomisi­oneri Johannes Hahn ishte në Maqedoni, ku bisedoi me partitë politike për të vendosur për koalicioni­n e ri qeverisës. Hahn ka zhvilluar takime të ndara me Ali Ahmetin, kryetarin e BDI- së dhe Zoran Zaev, liderin e LSDM- së. Pas takimit me eurokomisi­onerin Johannes Hahn, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tij nuk do t'ia mundësojë marrjen e mandatit Zaevit nëse ky nuk ofron marrëveshj­e me shkrim për kërkesat e partive shqiptare. "Pa materiale të shkruara, LSDM- ja nuk do t'i marrë nënshkrime­t e BDI- së. Jemi në pritje të shohim se çka ofrojnë, pastaj BDI- ja do të mbledhë kryesinë qendrore për të vendosur", - u shpreh Ahmeti, i cili pranoi se po mbahen takime të vazhdueshm­e paralele me VMRO- DPMNE- në dhe LSDM- në. "Është normale të bisedoj me Gruevskin, sepse jemi partnerë koalicioni për 10 vjet", - tha Ahmeti.

 ??  ?? Kryetari i Lidhjes Social- Demokrate në Maqedoni, Zoran Zaev,
Kryetari i Lidhjes Social- Demokrate në Maqedoni, Zoran Zaev,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania