Gazeta Shqiptare

Shehu: Opozita nuk e ka vënë në dyshim pjesëmarrj­en në zgjedhje

Ish- deputeti i PD

-

Një nga drejtuesit e PD- së, Tritan Shehu deklaroi dje për “News24” se opozita nuk e ka vënë në dyshim pjesëmarrj­en në zgjedhje, por ka kërkuar të realizohen të gjithë parametrat për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga çadra e ngujimit para Kryeminist­risë, Shehu tha se protesta nuk erdhi vetëm nga vullneti i PD- së, por nga kërkesa në rritje e qytetarëve për të protestuar për problemet e vendit. “Jemi në një protestë mjaft të rëndësishm­e, masive të qytetarëve, që lindi jo vetëm nga vullneti i PD- së, por nga kërkesa në rritje e qytetarëve për të protestuar për problemet e mëdha që ka vendi”, - tha ai. “Opozita nuk ka vënë në dyshim pjesëmarrj­en në zgjedhje, por ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje duke realizuar të gjithë parametrat. Krijimi i një qeverie teknike do krijonte këta parametra për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, - u shpreh Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania