Gazeta Shqiptare

Sherri në çadër, të rinjtë e PD dhunojnë bashkëmosh­atarin

-

Është

shënuar incidenti i parë në çadrën e ngritur nga PD- ja para Kryeminist­risë. Dy të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratik­e kanë dhunuar një person pranë Piramidës. Sipas policisë, Aurel Lafetaj, i datëlindje­s 02.10.1993, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, së bashku me shtetasin Ermir Gjeta, i datëlindje­s 06.10.1988, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, kanë dhunuar me grushte shtetasin Elton Çomo, rreth 30 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar për mjekim në spital. Dy të rinjtë janë arrestuar nga policia dhe janë shoqëruar në Komisariat­in Nr. 1 të Tiranës. Mësohet se ata kanë shkëm- byer SMS me njëri- tjetrin dhe pasi janë takuar në çadrën e protestës, kanë dalë prej andej duke dhunuar viktimën pranë Piramidës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania