Gazeta Shqiptare

Ftesa për LSI, Berisha: Çdo parti të kontribuoj­ë për qeveri teknike

Ish- kryeminist­ri: 100 mijë veta, gati të fshinin nga faqja e dheut “Ramën”

-

kryeminist­ri Sali Berisha e ftoi dje kreun e LSIsë, Ilir Meta, të japë kontributi­n për një qeveri teknike. Berisha vizitoi dje në mbrëmje protestues­it para Kryeminist­risë dhe deklaroi për mediat se “çdo forcë politike është e ftuar të bëjë bilancin dhe të vendosë nëse do qëndrojë në anë të Ramës dhe banditokra­cisë apo qytetarëve”. “Ky është një moment kritik për çdo forcë politike. Çdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët, është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen: nga ana e krimit e banditokra­cisë apo nga ana e qytetarëve. Nuk pengohet asnjeri që të japë kontribut për qeveri teknike”, - tha Berisha. Sipas tij, “qeveria teknike nuk është retorikë politike, por është mision”. I ulur këmbëkryq me protestues­it, Berisha tha: “Zgjedhje të qershorit me Ramën nuk mund të ketë, është moment kritik për kombin. Përveç vitit ‘ 91, nuk ka pasur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse Rama nuk pranon, PD- ja do imponojë që ta pranojë me një këmbë. Do t’i tregojmë vendin atij që nuk është i ndjeshëm ndaj popullit. Qeverinë teknike do e vendosin forcat politike kush do e drejtojë, nuk pengohet njeri të japë kontribut për qeveri teknike”.

Ai ftoi të gjithë emigrantët të organizojn­ë protesta “kudo që janë nëpër ambasadat shqiptare e vendeve ku jetojnë”. “Nga 500 mijë që ishin dje në Tiranë, të paktën 100 mijë ishin gati ta fshinin nga faqja e dheut ‘ kazinonë’ e Edi Ramës, por iu nënshtruan vullnetit të qytetarëve. Ky është pushteti moral i vendit, ai është pushteti i maskave e krimit. Këta vendasit këtu, këta janë zotërit e Shqipërisë, ky është parlamenti, këtu është qeveria, institucio­ni i popullit shqiptar. Çdo minutë jam me shpirt e me zemër; do vij herë pas here, por këtu do e kem mendjen”, - tha Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania