Gazeta Shqiptare

KQZ: 6 deputetët e PS, PD e Rama i LSI “shpëtojnë” mandatin

Reagimi ndaj prokuroris­ë, 19 deputetë e 11 kryebashki­akë me shënime në vetëdeklar­ime Gaçi e Prenga nuk janë në kushtet e ndalimit të funksionit

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi dje, se nga 140 deputetë, 121 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklar­imit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. Pas vetëdeklar­imeve të deputetëve, kryetarëve të bashkive apo këshilltar­ëve bashkiakë, kërkesë kjo e ligjit të dekriminal­izimit, zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj njoftoi dje, se “19 prej deputetëve kanë të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklar­imit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore”. Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave, pra ministra që nuk janë deputetë, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklar­imit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. Sa u përket 61 kryetarëve të bashkive: 50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklar­imit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore; 11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklar­imit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. KQZ- ja ka verifikuar 1595 anëtarë të këshillave bashkiakë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklar­imit në KQZ. “Nga shqyrtimi i dokumentac­ionit ( formularë vetëdeklar­imi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentac­ion dorëzuar nga vetë subjektet), funksionar­ët publikë, Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu kanë shënime në formularët e vetëdeklar­imit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit”, - tha zëdhënësja e KQZ- së, Hoxhaj.

Po kështu, “nga verifikimi i dokumentac­ionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashki­akët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklar­imit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton

se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fillim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit”.

KUSHTETUTA

Duke cituar nenin 45/ 3 të Kushtetutë­s dhe ligjin për dekriminal­izimin, “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, funksionar­ët publikë kanë detyrimin të deklarojnë të dhëna për dënime me burgim me vendim të formës së prerë për veprime apo mosveprime brenda apo jashtë

territorit të Shqipërisë, të cilat konsideroh­en ‘ krime’ dhe jo dënimet me gjobë, në kuptim të Kodit Penal të RSH”. “Bazuar në nenin 11 të ligjit të dekriminal­izimit, KQZ- ja duhet të bëjë kallëzim penal për ata funksionar­ë që nuk kanë deklaruar dënime vetëm për ato krime të cilat përbëjnë shkak për përfundimi­n e ushtrimit të funksionit”, - u shpreh zëdhënësja Hoxhaj. Ajo sqaroi se për funksionar­ët e sipërcitua­r, të dhënat e padeklarua­ra nuk përbëjnë shkak për ndalim të ushtrimit të funksionit apo për kallëzim penal. Nisur nga Deputeti i PD- së sqaroi dje, se në vitin 2004, kur ishte drejtor policie në Shkodër, nisën një operacion për kapjen e një personi shumë të rrezikshëm për disa vrasje. Dogjani sqaron se, pas dështimit të disa operacione­ve, morën vesh se dekonspiro­heshin nga një polic i komisariat­it të Shkodrës. Ai shprehet se e uli në detyrë policin e dyshuar. Dhe, si përfundim, u kap personi i kërkuar, por nga ana tjetër Dogjani mësoi se “polici i dyshuar si i lidhur me personin në kërkim për vrasje e ka paditur në gjykatën e Shkodrës për shpifje ndaj tij”, por çështja është pushuar.

akuzat e Prokuroris­ë zëdhënësja sqaroi dje, se “kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave kanë qenë ose për ndryshim gjeneralit­etesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtj­e pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë për plotësim, është bërë për dënim me burg ( 45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990. Këto kërkesa, janë depozituar dhe pranuar në KQZ përgjatë periudhës qershor- korrik 2016”. “Pranimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i plotësimit të të dhënave pas afatit ligjor, i shërben qëllimit të

ligjit, pasi ndihmon në bërjen e plotë të transparen­cës dhe verifikimi­t sa më real për të gjithë funksionar­ët publikë që janë subjekt i këtij ligji”, - tha zëdhënësja e KQZ- së. “Për sa u përket disa pretendime­ve të ngritura së fundmi nga Prokuroria e Përgjithsh­me në drejtim të KQZ- së, institucio-

ni ynë siguron qytetarët dhe opinionin publik se, e gjithë veprimtari­a jonë për zbatimin e ligjit të dekriminal­izimit, është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjsh­mëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutë­n dhe legjislaci­onin në fuqi”, shprehet KQZ.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania