Gazeta Shqiptare

Deputeti Armando Prenga, zbulohen 10 emrat e rremë që mbajti në Itali

-

Deputeti

i larguar nga PS- ja, Armando Prenga ka mbajtur një sërë emrash të rremë. “BalkanWeb” zbardhi dje dokumentin e policisë italiane mbi identitete­t e rreme që ka mbajtur deputeti Armando Prenga në Itali, i cili tashmë po hetohet në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit. Në dokumentet e policisë italiane të siguruar thuhet se Mondi Prenga, i lindur më 26.06.1974, ka përdorur identitete të ndryshme, si: Ardian Ndoka, Mond Gjoni, Don Gjoni, Arjan Ndoci, Arjan Nooc, Arjan Noci, Mondi Prenga, Mondi Prenga, Prenga Mondi. Gjithashtu, sipas dokumentit të policisë italiane, Prenga ka precedentë penalë të mëparshëm, si grabitje, falsifikim dokumentes­h dhe krim prone. Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithsh­me ka kërkuar t’i ndërpritet mandati deputetit të Kuvendit Armando Prenga, në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit. “Sektori i Dekriminal­izimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikim­it të dokumentev­e”, me 450.000 lekë gjobë, si dhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikim­e në përgjithës­i, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996- 1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritete­t italiane”, thuhet në njoftimin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania