Gazeta Shqiptare

Rama: Asnjë hap pas, kërkojmë mandat të ri

Kryeminist­ri flet për protestën e PD: Çadra, mbrojtje nga reforma në drejtësi “Respekt për protestues­it, por edhe ne duam zgjedhje të lira”

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama i kushtoi dje, komuni kimin e tij javor protestës së opozitës. Në 14 minuta të komunikimi­t të tij, Rama nuk fajësoi në asnjë moment protestues­it në bulevard, por lidershipi­n e PD- së, ndërsa pohoi se nuk do të ketë asnjë hap prapa nga qeveria, e cila do të kërkojë votëbesimi­n e popullit sërish më 18 qershor. “Përse një protestë?”, ngriti pyetjen Rama, të cilës i ktheu po vetë një përgjigje: “Këtu kam një problem, jo me demokratët, por me udhëheqësi­t, sepse më tingëllon qesharake që këta udhëheqës protestojn­ë kundër qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush është kundër tyre? Ka pasur për më tepër ndonjë shprehje shqetësimi nga OSBE ODIHR, apo institucio­n ndërkombët­ar, për ndonjë cenim të zgjedhjeve? Absolutish­t jo”. “A ka ndokush ndonjë fakt konkret që mund të shërbejë si provë që zgjedhjet e ardhshme do ndalohen të jenë të lira dhe të ndershme? Absolutish­t që jo. Opozita ka braktisur që në krye të herës komisionin e reformës zgjedhore. Për më tepër, udhëheqësi­t e protestës së djeshme kanë një bilanc personal dhe politik shumë të protestës së djeshme. Ato do të jenë një zgjedhje shumë e qartë për të ardhmen e qytetarëve”, vijoi më tej, kryeminist­ri. “Jemi një qeveri që mbështet pa asnjë rezervë reformën në drejtësi që duhet të nisë një orë e më parë me zbatimin e vetingut. Qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojn­ë kundër qeverisë, kanë gjithë mundësinë të kërkojnë me zë të lartë dhe vetë largimin e kësaj qeverie një orë e më parë. Por, nëse çadra që polli protesta do të shërbejë për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi dhe për të mbrojtur pengmarrës­it e drejtësisë nga vetingu, atëherë protestues­it e djeshëm do jenë të tradhtuari­t më të mëdhenj nga udhëheqësi­t e protestës e tyre”, tha Rama. “Nuk kam asnjë formulë magjike për të kuruar më shpejt plagët e së shkuarës, që jam i bindur që do shërbejë vetëm operacioni ynë i reformave të vazhdueshm­e. Do vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit të këtij mandati dhe do kërkojmë një mandat tjetër në 18 qershor për Shqipërinë dhe shqiptarët. Respekt për këdo që nuk na ka votuar dhe për këdo që doli dje në protestë, por asnjë hap mbrapa dhe asnjë lëkundje për përmbushje­n deri në fund të detyrave tona për të ndërtuar përmes përmbushje­s së këtij mandati themelet e një shteti modern”, përfundoi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania