Gazeta Shqiptare

Balla: Protesta e PD kërkon tensionimi­n e klimës, pengon reformën në drejtësi

Deputeti i PS takon emigrantët në Athinë: Zgjedhjet janë pas 4 muajsh

-

Nënkryetar­i

i grupit parlamenta­r të PSsë, Taulant Balla u shpreh dje, para emigrantëv­e në Athinë se protesta e PD- së po kërkon tensionim të klimës politike, në një kohë që në po kërkohet të zbatohet reforma në drejtësi. Gjatë një bashkëbise­dimi me emigrantë të qyteteve Librazhd, Gramsh, Cërrik, Elbasan, Përrenjas, etj., Balla, shoqëruar edhe nga sekretari për emigracion­in në PS, zv/ ministri i Brendshëm, Stefan Cipa deklaroi: “Në këto momente, ka disa shqiptarë të futur në një imitacion të një tende për të protestuar. Edhe ata nuk dinë se përse. Sepse nuk është normale të kërkosh qeveri tjetër 4 muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që shqiptarët në 18 qershor do të zgjedhin se cilën qeveri duan”. Sipas tij, “Protesta ka të bëjë me tensionimi­n e klimës politike në Shqipëri, sa kohë që Kuvendi i Shqipërisë tashmë duhet të jetë i angazhuar në vijimin e punës intensive në kuadrin tjetër ligjor, në mbështetje­n për implementi­min e reformës në drejtësi”, citon “TCH”, Ballën. Për sa u përket emigrantëv­e, Cipa dhe Balla kanë përsëritur premtimin e kryeminist­rit Edi Rama se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit ku shqiptarët e diasporës nuk do të mund të votojnë nga vendet ku ata jetojnë. Deputeti socialist Balla ka theksuar se në axhendën e qeverisë mbetet prioritet regjistrim­i i gjithë emigrantëv­e shqiptarë jashtë vendit, si dhe vazhdimi i negociatav­e me palën greke,

VOTA

“Kundërshti­mi i PDsë për votën e emigrantëv­e nuk është i rastësishë­m. Në 8 vjet të qeverisë së vjetër, nuk gjen asnjë përpjekje minimale për t’u ardhur në ndihmë emigrantëv­e, ndërsa konsullata­t shërbenin si vende pune për familjarët e pushtetit”, tha Balla. lidhur me njohjen reciproke të pensioneve.

“Kundërshti­mi i PD- së për votën e emigrantëv­e nuk është i rastësishë­m. Në 8 vjet të qeverisë së vjetër, nuk gjen asnjë përpjekje minimale për t’u ardhur në ndihmë emigrantëv­e, ndërsa konsullata­t shërbenin si vende pune për familjarët e pushtetit”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania