Gazeta Shqiptare

Grabitjet në Rinas, 5 të arrestuari­t nuk kanë sulmuar blindat me para

Në "sitë" pasuritë e të ndaluarve, personave në kërkim e familjarëv­e të tyre Mister destinacio­ni përfundimt­ar i 5 mln eurove

-

Policia vijon kërkimet për kapjen e të gjithë personave që janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit. E ndërsa grupe të shumta në terren po punojnë intensivis­ht për vënien në pranga të Admir Muratajt, mësohet se asnjë prej 5 personave të arrestuar deri në këto momente për grabitjet nuk ka qenë pjesë e grupit që ka goditur makinat me para. Sipas "TV Klan", ata kanë qenë në rolet e personave që dhanë informacio­nin, vëzhguan blindat dhe ndërlidhës­it me pjesën tjetër të grupit. Në bazë të veprimeve të deritanish­me hetimore, Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika kanë dhënë informacio­n për lëvizjen e shumave të mëdha nga banka, duke qenë se punonin në policinë private. Ish- komandoja Neim Avdulaj, pasi ka marrë informacio­n për lëvizjen e parave, ka lajmëruar me SMS Admir Çerpjen, i arrestuar të premten në Dibër. Ky i fundit ka komunikuar me të tjerë persona, për të cilët grupi hetimor nuk jep detaje, pasi po punohet për t'i identifiku­ar. I vetmi person i cili dyshohet se mund të ketë marrë pjesë direkt në grabitjen e parave është i arrestuari Ernest Kupa. Por, ky i fundit i ka mohuar kategoriki­sht akuzat. Edhe Admir Murataj ( i shpallur në kërkim), i cili pohohet të jetë njëri prej organizato­rëve të grupit kriminal, dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e blindave me para. Për hetuesit misteri më i madh në këtë çështje është destinacio­ni përfundimt­ar i 7 milionë eurove të grabitura. Policia ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve janë gjetur shuma të konsiderue­shme parash, por pa dhënë një shifër zyrtare.

Burimet kanë bërë me dije se deri në këto momente nuk janë gjetur më shumë se 500 mijë euro. Për këtë arsye kanë nisur një hetim edhe për pasuritë e të ndaluarve, personave të shpallur në kërkim dhe familjarëv­e të tyre më të afërt. Ka dyshime që pjesa më e madhe e parave vazhdojnë të jenë të fshehura ose mund të jenë dërguar jashtë vendit.

 ??  ?? Neim Avdulaj
Neim Avdulaj
 ??  ?? Ditjon Memlika
Ditjon Memlika
 ??  ?? Ernest Kupa
Ernest Kupa
 ??  ?? Fation Xhyliu
Fation Xhyliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania