Gazeta Shqiptare

Mediat: Droga në Ankona vinte nga Shqipëria. Shoferi shqiptar, i përfshirë një biznesmen maqedonas

Në portin italian u sekuestrua­n 10 tonë kanabis

-

Një

sasi e konsiderue­shme droge është sekuestrua­r vetëm pak ditë më parë në portin e Ankonës në Itali. Gjatë aksionit të policisë më 8 shkurt është zbuluar rreth 10 tonë drogë, ndërsa në pranga ka rënë një person me kombësi shqiptare. Tashmë, ditë më pas mediat italiane kanë zbuluar se lënga narkotike vinte nga Shqipëria. Gazetarët e shtetit fqinj kanë publikuar dje disa detaje të reja në lidhje me drogën e sekuestrua­r në aeroportin e Ankonës në Itali. Megjithëse policia shqiptare nxori një deklaratë të policisë italiane që thoshte se nuk është provuar që droga vinte nga Shqipëria, "Ilrestodel­carlino. it" shkroi dje se lënda narkotike ka ardhur pikërisht nga Shqipëria. Sipas mediave vendase, droga u sekuestrua në portin e Ankonës dhe ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga autoritete­t. Kamioni ishte i ngarkuar me materiale plastike, ndërsa Sipas "Venezia Today", policia italiane ka refuzuar të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por kanë konfirmuar se organizata kriminale është e drejtuar nga një shtetas maqedonas.

pakot me drogë ishin fshehur në brendësi të ngarkesës dhe të mbuluara me shufra metalike që të mos dalloheshi­n. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit nga qentë antidrogë, ndërsa dy-

shohej se kishte mbërritur me traget nga Shqipëria. Sipas mediave vendase, kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës të sekuestrua­ra kohët e fundit, ndërsa dyshohet se kishte si des- tinacion Italinë e Veriut. Vijojnë hetimet për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Megjithatë, "Venezia Today" shkruan për një tjetër pistë dyshimi. Sipas saj, lajmi u mbajt i fshehtë për të gjurmuar trafikantë­t e tjerë të përfshirë në këtë çështje, ndërsa tregon se sasia e drogës kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi i kamionit kishte ndaluar në një pikë servisi. Mediat thonë se autoritete­t e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunë­torët. Megjithatë, sipas "Venezia Today", policia italiane ka refuzuar të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por kanë konfirmuar se organizata kriminale është e drejtuar nga një shtetas maqedonas. Nga ana tjetër, mediat maqedonase pretendojn­ë se trafikanti i 10 tonëve drogë është një biznesmen nga ky vend, teksa cilësojnë se hetimet janë shtrirë edhe në Maqedoni. Ndaj, identiteti i "kapobandës" do të zbulohet vetëm pasi të kenë përfunduar hetimet.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Itali
Droga e sekuestrua­r në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania