Gazeta Shqiptare

Reagon Policia Shqiptare: Nuk është e vërtetë

-

akuzuar për trafikun e drogës në vendet fqinje, autoritete­t shqiptare kanë reaguar, për të sqaruar situatën. Policia Shqiptare ka dhënë një deklaratë për mediat, ku fliste për arrestimin e një shtetasi shqiptar në Itali dhe sekuestrim­in e 10 tonëve drogë në Ankona. Policia ka theksuar se ajo që shkruan dje mediat italiane, ku akuzonin shqiptarët, është totalisht e pavërtetë. Në sqarimin e plotë të Policisë së Shtetit shkruhet: "Në lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretish­t duke iu referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestrua­r në Ankona 10 tonë kanabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit, ju sqarojmë se lajmi është tërësisht i pavërtetë". Më tej thuhet se: "Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritete­t italiane ligjzbatue­se ku shprehet për sekuestrim­in e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar. Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshë­m dhe shkëmbim informacio­ni në kohë reale me autoritete­t policore italiane, të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë. Policia e Shtetit mbetet tërësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacio­n zyrtar për cilindo që e kërkon atë". Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që shqiptarët akuzohen si "pronarë" të drogës që gjendet në vendet fqinje. Në Greqi janë zhvilluar disa operacione, nga të cilat janë sekuestrua­r sasi të mëdha droge dhe janë arrestuar shtetas shqiptarë. Edhe në Itali, prangosjet e shqiptarëv­e të përfshirë në trafiqe kanë qenë të shumta, e po ashtu edhe droga që u është gjendur në disponim ka qenë e konsiderue­shme.

 ??  ?? Drejtoria e policisë
Drejtoria e policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania