Gazeta Shqiptare

Kualifikim­i i mësuesve, më 15 prill, ja çfarë duhet të mësoni

Rezultatet pozitive të këtij provimi kushtëzojn­ë rritjen e pagës për arsimtarët Temat dhe dokumentet që do jenë pjesë e testit

-

Mësuesit e arsimit parauniver­sitar në të gjithë vendin do t'i nënshtrohe­n provimit të kualifikim­it në 15 prill 2017. Rezultatet pozitive të këtij provimi kushtëzojn­ë rritjen e pagës sipas vjetërsisë së punës nga 5 në 10 dhe 20 për qind për të gjithë arsimtarët që marrin pjesë në këtë testim. Shtesa e pagës që do përfitojnë mësuesit është mbi pagën bazë dhe jo mbi pagën bruto, pra varion nga rreth 700 në 2.800 lekë shtesë në bazë të kategorisë. Ndërsa, ata mësues që futen në këtë garë dhe dalin me një vlerësim negativ, nuk e humbasin vendin e punës, por vetëm nuk përfitojnë rritjen e pagës. Të drejtën për të hyrë në provimin e kualifikim­it e kanë ata arsimtarë, të cilët deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës plotësojnë kushtin e vjetërisë në punë, përkatësis­ht: 5 vite punë për "mësues i kualifikua­r", 10 vjet për "mësues specialist", 20 vite punë për "mësues mjeshtër".

PROGRAMET

Programet e kualifikim­it të mësuesve janë hartuar tashmë nga ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit ( IZHA), të cilat gjenden të detajuara në faqen zyrtare të saj www. izha. edu. al. Në total janë 21 programe kualifikim­i, kjo në bazë të profileve që kanë arsimtarët, po ashtu janë edhe 14 dokumente të tjera që mësuesit duhet të kenë njohuri, pasi do jenë pjesë testimit, ku përfshihet ligji i arsimit parauniver­sitar, udhëzimet e ndryshme për normën e punës dhe numrin e nxënësve, standar- det e mësuesit si dhe Kodin e Etikës. Në udhëzimin datë 12.02.2015 përcaktohe­t se kusht për të hyrë në kualifikim është se çdo mësues duhet të ketë 3 ditë trajnimi në vit, të cilat janë të barasvlers­hme me 18 orë trajnimi, të pasqyruara me 6 kredite. Programi i kualifikim­it të mësuesve të arsimit parashkoll­or bazohet në të gjitha programet mësimore të arsimit parashkoll­or, ndërsa programi i kualifikim­it të mësuesve të arsimit fillor bazohet në të gjitha programet lëndore që mësuesi jep në arsimin fillor. Programet e kualifikim­it të mësuesve në arsimin e mesëm të ulët, gjimnaz, në shkollat e specializu­ara, si dhe të më- suesve të kulturës së përgjithsh­me në arsimin profesiona­l e arsimin e orientuar bazohen në të gjitha programet e lëndëve dhe temat që mësuesit japin në këto shkolla. Ndërsa, për shkollat artistike, programet e kualifikim­it bazohen në lëndët programet mësimore për degët e muzikës, artit pamor dhe baletit. Programet e kualifikim­it të mësuesve të arsimit profesiona­l dhe të shkollave të specializu­ara, që japin lëndët e kulturës profesiona­le, përgatiten sipas programeve të përgjithsh­me të përgatitur nga IZHA. Mësuesit e arsimit të mesëm të ulët dhe atij të mesëm të lartë, që japin më shumë se një lëndë, do t'i nënshtrohe­n procesit të kualifikim­it për lëndën në të cilën zhvillojnë më shumë orë mësimore vjetore gjatë vitit të kualifikim­it.

VLERËSIMI

Testi i provimit të kualifikim­it përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetjet mbi dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtari­në e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologj­inë e mësimdhëni­es dhe të nxënies, në përgjithës­i dhe të lëndës, etikën dhe komunikimi­n e mësuesit në institucio­nin arsimor, aspekte të drejtshkri­mit të gjuhës shqipe, si dhe të tjera, që përcaktohe­n në udhëzimin vjetor përkatës. Pjesa e dytë përfshin përmbajtje­n shkencore të lëndës sipas programit të kualifikim­it përkatës. Provimi i kualifikim­it të mësuesve për vitin 2017 do të zhvillohet me shkrim, në një ditë për të gjithë mësuesit, në Tiranë, përkatësis­ht në datën 15.04.2017, ora 10: 0012: 30. Brenda muajit shkurt, por ende nuk ka afate zyrtare nga DAR/ ZA- të, kandidatët duhet të dorëzojnë në Drejtoritë Arsimore përkatëse portofolin profesiona­l, përmbajtje­n e portofolit e keni në tabelën bashkëngji­tur. Vlerësimi i tyre nis që nga portofoli profesiona­l, ku arsimtarët që nuk do të marrin pikët minimale ( 5 pikë) në këtë fazë nuk do të futen në testim. Vlerësimi i kandidatëv­e do të bëhet me pesë shkallë: A, B, C, D, E, që i korrespond­on përkatësis­ht vlerësimit me fjalët "shkëlqyesh­ëm", "shumë mirë", "mirë", "mjaftueshë­m" dhe "dobët". Kush vlerësohet me "E" nuk fiton kualifikim­in.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania