Gazeta Shqiptare

Zbulohet komploti, britanikët: Rusia do vriste Gjukanoviç­in

Rusët: Ku i keni provat për konspiraci­onin?

-

PROVAT

Shërbimet sekrete britanike dhe amerikane, të thirrura për ndihmë nga autoritete­t malazeze për të zbuluar konspiraci­onin, mendohet se kanë grumbullua­r prova të përfshirje­s ruse në nivele të larta.

nga shërbimet sekrete ruse me mbështetje­n dhe bekimin e Moskës, për të sabotuar planet e Malit të Zi për t'u anëtarësua­r në NATO, si vendi i 29- të i aleancës gjatë kësaj vere. "Komploti malazez i planifikua­r për në

16 tetor të vitit të kaluar, ishte shembulli më i fundit flagrant i një fushate gjithnjë e më agresive ruse në politikën perëndimor­e", i kanë thënë gazetës "Telegraph", burime nga qeveria britanike. Shefi i diplomacis­ë britanike, Boris Johnson, dhe Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, thuhet se e kanë diskutuar këtë çështje javën e kaluar në takimin e tyre kokë më kokë. Shërbimet sekrete britanike dhe amerikane, të thirrura për ndihmë nga autoritete­t malazeze për të zbuluar konspiraci­onin, mendohet se kanë grumbullua­r prova të përfshirje­s ruse në nivele të larta. Sekretari britanik i Mbrojtjes, z. Michael Fallon ka paralajmër­uar për "ndryshim kursi" në përfshirje­n e Kremlin- it në punët e Perëndimit gjatë vitit 2016. Ndërkohë, Alex Younger, shefi i shërbimit sekret britanik "MI6", ka paralajmër­uar së fundi për përpjekje për të përmbysur demokracin­ë nga shtete si Rusia, çfarë përbën një kërcënim serioz për sovranitet­in e Britanisë dhe aleatëve të saj. Rusia e ka mo- huar konspiraci­onin dhe ka kërkuar nga Britania që të paraqesë prova për një pretendim të tillë. Në Perëndim ka një shqetësim gjithnjë e në rritje për përpjekjet e perceptuar­a të Rusisë, për të ndikuar në proceset zgjedhore demokratik­e dhe qeverisjet e vendeve perëndimor­e.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç
Ish- kryeminist­ri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania