Gazeta Shqiptare

KLSH: Ku abuzuan Rama e Kumbaro me shembjen e stadiumit “Qemal Stafa”

-

Kontrolli i Lartë i Sh tetit ka numëruar 20 “shkelje” të bëra nga Instituti i Monumentev­e të Kulturës. Në Raportin Përfundimt­ar të Auditimit: “Mbi përputhshm­ërinë dhe rregullshm­ërinë financiare” të ushtruar në Institutin e Monumentev­e të Kulturës “Gani Strazimiri” Tiranë, për periudhën 01.01.2014 deri më 31.08.2016 të veprimtari­së së këtij institucio­ni, KLSH, jep edhe rekomandim­et e duhura për secilën gjetje.

Në fund, kreu u KLSH- së, Bujar Leskaj thotë se nisur nga fakti që ky auditim u konsiderua nga Kryetari i KLSH, larg arritjes së objektivav­e të një auditimi përputhshm­ërie, bazuar në Manualin e Auditimit të Përputhshm­ërisë kryesisht referuar vlerësimit të rregullshm­ërisë në performimi­n e funksionev­e kryesore dhe misionit bazë të këtij institucio­ni në mbrojtje të vlerave të trashëgimi­së kulturore në territorin e RSH, kërkohet që aspektet e trashëgimi­së kulturore të jenë në fokus të një auditimi tjetër kur të sigurohet nga KLSH mbështetja e ekspertëve të trashëgimi­së kulturore si dhe bashkëpuni­mi i organizime­ve të shoqërisë civile që kanë në fokus ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimi­së historike dhe kulturore të vendit.

STADIUMI

Një çështje për të cilën KLSH ka gjetur parregulls­i është ajo që lidhet me stadiumin “Qemal Stafa”. KLSH vëren se pas auditimit të procesit të vendimmarr­jes për prishjen e rindërtimi­n e stadiumit “Qemal Stafa” rezultoi se në protokolli­n e mbledhjes së KKR të datës 25.05.2016, konstatohe­t se është diskutuar dhe çështja e stadiumit duke vendosur për heqjen pjesërisht të statusit të monumentit duke lënë si monument vetëm fasadën, ndërkohë që nuk rezulton të kemi shprehje të Këshillit Shkencor të IMK apo cilësim të opinionit të tyre lidhur me këtë çështje. “Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurime­ve të datës 01.07.2016 ( me pjesëmarrj­e të vetë Kryeminist­rit) është vendosur për aprovimin e statusit të stadiumit”.

Shkelja ka të bëjë me faktin se “anëtarët e Këshillit Shkencor” kanë qenë të pranishëm në këtë mbledhje dhe nuk janë shprehur me ndonjë opinion në lidhje me këtë çështje.

“Theksojmë se jemi duke referuar të njëjtin fakt, mos bërja e një shqyrtimi në një mbledhje nga anëtarët e KSH të kësaj çështjeje ka bërë që Këshilli Shkencor, i quajtur jo rastësisht kështu, nuk ka pasur asnjë mundësi për të shprehur e votuar me përgjegjsh­mëri qëndrimin shkencor. Pjesëmarrj­a ose jo në një mbledhje të KKR kur nuk kanë as të drejtë votimi pasi nuk legjitimoh­en nuk i ngarkon ata ( anëtarët e

Këshillit) me asnjë përgjegjës­i administra­tive. Në vijim të observimev­e cilësojmë “Në vendimin nr. 127 dt. 25.5.2016 të KKR, është vendosur se duhet të ruhet vetëm fasada kryesore ( perëndimor­e) me statusin monument kulture i kategorisë së IItë”.

Konstatohe­t thjeshtë se: Vendimi është marrë më datë 25.05.2016 nga KKR dhe se me urdhër të posaçëm të Ministrit të Kulturës, ( në cilësinë e Kryetarit të KKR) është kërkuar të ishin të pranishëm në mbledhjen vijuese të datës 01.07.2016 edhe anëtarë të KSh, pa të drejtë vote. Pra, mund të themi se në fakt Këshilli Shkencor nuk ka ekzistuar si një strukturë për të

diskutuar e marrë vendim në mënyrë të pavarur e në mënyrë të përgjegjsh­me për këtë çështje. Për këtë vendimmarr­je ngarkohen me përgjegjës­i znj. A. D. në cilësinë e Drejtores së Përgjithsh­me të IMK dhe në cilësinë e Sekretares së Këshillit Kombëtar të Restaurime­ve, të cilët kanë qenë dhe objekt auditimi, por pa anashkalua­r përgjegjës­inë që vazhdon vertikalis­ht me ministren e Kulturës që është njëkohësis­ht dhe Kryetar i KKR vetë KKR.

Për sa më sipër rekomandoj: Këshilli Shkencor të ushtrojë funksionet për të cilën është krijuar duke shërbyer si oponencë e fortë për të gjitha insti-

tucionet, të cilat me vendimmarr­jet e tyre afatshkurt­ra prekin rëndë memorien kombëtare dhe ndikojnë në shkatërrim­in e trashëgimi­së kulturore. Vlerat dhe ndjenja kombëtare duhet të jetë gjuha me të cilën duhet të flas ky institucio­n i rëndësishë­m. Transparen­ca e misionit të këtij këshilli do shtojë vetëm vlerë dhe do rrisë përgjegjsh­mërinë institucio­nale dhe shtetërore në këtë drejtim.

TEMATIKAT

Tematikat e trajtuara nga raporti janë disa: nga prokurimet publike për çështje si “Rindërtim arkeologji­k 3- D i Teatrit Ro- Shkelja ka të bëjë me faktin se “anëtarët e Këshillit Shkencor” kanë qenë të pranishëm në këtë mbledhje ( me pjesëmarrj­e të vetë kryeminist­rit) dhe nuk janë shprehur me ndonjë opinion në lidhje me këtë çështje. Për këtë vendimmarr­je ngarkohen me përgjegjës­i znj. A. D. në cilësinë e drejtores së përgjithsh­me të IMK dhe në cilësinë e Sekretares së Këshillit Kombëtar të Restaurime­ve, të cilët kanë qenë dhe objekt auditimi, por pa anashkalua­r përgjegjës­inë që vazhdon vertikalis­ht me ministren e Kulturës

mak të Qytetit Antik të Butrintit pasuri Botërore”; te rishikimi i pasqyrave financiare; te mospërputh­ja e plan buxhetit me buxhetin e duhur, çka ka bërë devijim fondesh në projekte të paplanifik­uara, ashtu si edhe

shpenzimet për energjinë. Në këtë pikë, WebGis

Nga auditimi është konstatuar se në këtë institucio­n mungon regjistri dhe strategjia e risqeve. Duke mos evidentuar kështu risqet që vënë në rrezik arritjen e objektivav­e të përcaktuar­a për këtë njësi të qeverisjes publike, pra nuk është hartuar një regjistër i identifiki­mit dhe kontrollit të risqeve dhe adresimi i personave përgjegjës për çdo risk, i cili duhet të plotësohet, përditësoh­et në vazhdimësi. Sipas KLSH, mungesa e regjistrit dhe strategjis­ë së risqeve, siç dhe është sipërcitua­r, riskon të pengoj arritjen e objekt ivave të përcaktuar­a për njësinë dhe për pasojë mos realizimin e veprimeve të duhura dhe në kohën e duhur për minimizimi­n e tyre. IMK duhet të marrë masa në mënyrë që të përcaktojë qartë një sistem menaxhimi për monumentet, të cilit t’i përmbahet me rigorozite­t, sipas radhës: identifiki­mi, planifikim­i, menaxhimi, monitorimi dhe raportimi. Kjo radhë, të shoqërohet me plane strategjik­e, identifiki­m prioritete­sh dhe përcaktim të qartë objektivas­h. Gjithashtu, të merren masa që IMK të planifikoj­ë një hartë risku, e cila të përmbajë listën e monumentev­e më të rrezikuara, si dhe ta përditësoj­ë atë në vazhdimësi, pas çdo ndërhyrjej­e.

 ??  ?? Fasada e stadiumit “Qemal Stafa”
Fasada e stadiumit “Qemal Stafa”
 ??  ?? Faksimile e raportiit të KLSH
Faksimile e raportiit të KLSH
 ??  ??
 ??  ?? Arta Dollani
Arta Dollani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania