Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha si test i besimit te politika

-

Metës. Me këtë siguri për rezultatin e 2017- ës, nuk konsideroh­et më shpresa që i vritet përditë qytetarëve, papunësia, mungesa e shërbimeve, betonimi deri në babëzi i qyteteve në dëm të hapësirave të gjelbra. Prej gati katër vitesh shohim të eksperimen­tohen idetë e një kryeminist­ri- artist, që harron se Shqipëria nuk është një telajo, që mund ta fshish apo edhe ta hedhësh nëse del keq, pasi çdo vendim i pamenduar dëmton jetë qytetarësh. Zhgënjimi publik, i përcjellë me zë e figurë në media për kushtet primitive në shërbimin shëndetëso­r, apo në atë arsimor, janë shndërruar në bezdi për qeverinë, që as nuk flet më për to. Në një taktikë Oruelliane, qeveria monton pamje të zgjedhura në zyrat e veta, për të transmetua­r në media një realitet që nuk ekziston, e të cilin çdo qytetar mund ta konstatojë lehtësisht si të rremë. Po t’i shtosh kësaj edhe impenjimin e kohën e punës, e atë televizive që harxhon kryeminist­ri për t’i thurur elozhe vetes, situata bëhet tragjikomi­ke. Ky lloj vetë denoncimi i qeverisë ka krijuar një situatë të përgjithsh­me pakënaqësi­e e pesimizmi në vend, për të tashmen e për të ardhmen. E ky model duhet ndalur, në emër të qytetarëve. Këtë e ka kuptuar më në fund Lulzim Basha, që vuri në qendër të protestës pikërisht qytetarët. Pikërisht ata qytetarë të profesione­ve të ndryshme, që folën para Lulzim Bashës në protestën e 18 shkurtit, ishin zëri i zhgënjyer i çdokujt, në shtëpi, kafene a rrjete sociale.

Masiviteti i protestës nuk është një risi për demokratët. Ndër vite janë shquar për protesta me pjesëmarrj­e të jashtëzako­nshme, një standard që Sali Berisha e ka vënë shumë lart, për këdo që do ta pasonte. Por koha ka treguar se numrat në shesh nuk janë të rëndësishë­m, pavarësish­t se Basha realizoi një nga protestat më masive. Të gjithë e vumë re ngjashmëri­në e taktikës me çadrën e Edi Ramës në opozitë në 2009- ën, kur futi deputetë e mbështetës në grevë urie, ndërsa vetë u shkonte për vizitë. Ndërsa Basha, ashtu siç u prin gjithnjë protestave që thërret vetë, qëndron në çadër njëlloj si protestues­it e tjerë. Për me tepër, Bashën që anatemohet se ka edhe një shtëpi në Holandë, po e shohim më shumë në Tiranë, se vetë kryeminist­rin, që jeton në Surrel. Por padyshim që kryeminist­ri është mjeshtër i gjesteve: shmang çdo situatë të vështirë, duke kryer vizita rutinë jashtë vendit, apo strehohet në “FB”, aty ku shquhet për gjetje, siç ishte postimi i protestës së opozitës live. Një gjest që mund të entuziazmo­jë për një ditë militantët e vet, por që nuk i zëvendëson dot punën e munguar për qytetarët, apo humbjen e interesit për ta.

Në këtë situatë, Lulzim Basha ndodhet në një terren delikat, jo thjesht për zgjedhjet e lira, të pamundura në këto kushte, por në një sfidë besimi para qytetarëve. Makutëria e këtyre katër viteve, e ka vrarë fort besimin e qytetarëve të këtij vendi te politika. Tashmë i identifiko­jnë të gjithë njëlloj. E ky mosbesim është shtrirë edhe në media, aty ku është vështirë të konstatosh komentator­ë, që nuk janë mes përfituesv­e të partive politike.

4 muaj para zgjedhjeve, koha nuk është në anën e Lulzim Bashës. Por në krah të tij janë të shumtë qytetarët, që nuk ishin në shesh, por, që besojnë se kjo qeveri duhet ndalur, e se mund të këtë një politikë të re, që flet e vepron në emër të tyre. Me këtë aksion radikal është në lojë, jo vetëm besueshmër­ia e Lulzim Bashës, por edhe ajo e qytetarëve te politika. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë edhe politikanë të tjerë, të rinj a të vjetër, aq më mirë do jetë. Mund të jetë vërtetë shansi i fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania