Gazeta Shqiptare

SOT DERBI

Partizani dhe Tirana hidhen në sulm

-

I qetë për sa i takon sig urisë, me një debutues dhe trajnerët që vendosën ta përgatisin sfidën në heshtje. Derbi Partizani- Tirana ka zgjedhur të flasë në fushën e lojës. Të kuqtë, që luajnë si pritës në "Selman Stërmasi", kërkojnë të shfrytëzoj­në maksimalis­ht mbështetje­n e tifozëve dhe të mos humbasin terren nga rivalët për titull. Starova pritet të hedhë në fushë një skuadër ofensivë, me rreshtimin 4- 3- 3, ku nuk mungojnë lëvizjet në formacion, kryesisht në mbrojtje. Të konfirmuar nga ndeshja e fundit në Durrës janë Fejzullahu në të djathtë dhe Malota. Ndërkohë, Krasniqi ka fituar balotazhin me Atandën në qendër, ndërsa Trashi do të luajë si mbrojtës i majtë në vend të Kalarit. Në mesfushë, Ramadani do të jetë në rolin e digës, ndërsa Batha e Vila do të shërbejnë si ura lidhëse me treshen sulmuese, të përbërë nga Torasa dhe Mazrekaj, pas shpinës së Ekuban. Te Tirana ka rikthime të rëndësishm­e. Gentian Muça dhe Olsi Teqja janë të gatshëm për derbin, ashtu si edhe mesfushori Asion Daja. Tekniku Josa pritet të aktivizojë në krahun e djathtë të mbrojtjes zbulimin e ri, Albi Doka, i cili do të luajë derbin e parë në karrierë në të tilla nivele. Në rreshtimin 41- 4- 1, Mervejl e Gilman Lika do të luajnë në qendër të mesit të fushës, ndërsa Taku dhe Moises nga krahët në mbështetje të sulmuesit të vetëm Cise, i cili është preferuar përpara të riut Halili. Objektivi është loja e kujdesshme, me Tiranën që kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat pas tri humbjeve radhazi, të cilat e kanë afruar me skuadrat që luftojnë për mbijetesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania