Gazeta Shqiptare

Memushaj dhe Hysaj, asiste me peshë në Serinë A

-

absolut në skemat ofensive të skuadrës që fitoi me rezultatin e thellë 5- 0 ndaj Xhenoas. Sulmi i Peskarës, letargjik në këtë kampionat, dje ishte i papërmbajt­shëm, ashtu si mesfushori shqiptar që mban shiritin e kapitenit. Memushaj dha dy asiste për golat e 3 dhe të 4 të skuadrës së tij, duke e ndihmuar që të merrte një rezultat që vlen më shumë për moralin sesa për renditjen, pasi Peskara vazhdon të gjendet në vendin e fundit në klasifikim. Në ndeshjet e djeshme, protagonis­t ka qenë edhe Elseid Hysaj me fanellën e Napolit që fitoi 3- 1 në transfertë ndaj Kievos. Ka qenë pikërisht një pasim i mbrojtësit shqiptar që solli edhe golin e avantazhit të napolitanë­ve me Insinjen në minutën e 31 të takimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania